“Turistë në luftë”, analisti “demaskon” Haradinajn: Ky është burimi dhe shkaku i kësaj deklarate

Politika

“Turistë në luftë”, analisti “demaskon” Haradinajn: Ky është burimi dhe shkaku i kësaj deklarate

Nga: A.SH Më: 26 korrik 2023 Në ora: 20:59
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Një deklaratë e bërë ditë më parë nga ish-kryeministrit Ramush Haradinaj se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rrustem Mustafa kanë qenë “turistë në luftë” ka nxitur reagime të shumta.

Analisti Nexhat Haziri, në një pronocim për “Bota sot”, ka thënë se debati i nisur nga Ramush Haradinaj është shumë i habitshëm, sidmos tani kur kishte edhe një bashkim të spektrit të “krahut të liftës”

“Është i habitshëm ky debat i hapur nga Ramush Haradinaj në këtë kohë, kur Thaçi dhe të tjerë eksponentë të UÇK-së janë në procesin gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe poashtu në këtë kohë kur kishte orvatje të një bashkimi të spektrit politik të ashtuquajtur "krahu i luftës", kundër regjimit aktual të Albin Kurtit, tani kur gjithnjë e më shumë po flitet për mundësinë e shkuarjes së vendit drejtë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se debati ka një burim dhe një shkak, që sipas tij, është që Haradinaj të jetë në krye të një PAN-i të ri.

“Dhe besoj se ky debat ka një burim dhe ka një shkak, dhe mendoj se është pikërisht tentimi i z. Haradinaj për të qenë në krye të një PAN-i të ri dhe që ai të mandatohej si kandidat për kryeministër. Natyrisht se një ofertë e tillë ka qenë e papranueshme për PDK-në, dhe kjo ka bërë që z, Haradinaj t’i kthehet sentimentit të luftës së UÇK-së. Por kjo se ndihmon z. Haradinaj dhe se kur do që të mbahen zgjedhjet, ruajtja e këtij rezultati nga zgjedhjet e kaluara për z. Haradinaj do të ishte sukses i madh”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat