Avokati serb jep ‘lajmin e keq’ për Vuçiqin, ia përmend aeroplanët e Amerikës – ja çka thotë për deklaratën e Kurtit për veriun!

Politika

Avokati serb jep ‘lajmin e keq’ për Vuçiqin, ia përmend aeroplanët e Amerikës – ja çka thotë për deklaratën e Kurtit për veriun!

Nga: A.M. Më: 29 korrik 2023 Në ora: 16:59
Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti

Raportet Kosovë-Serbi vazhdojnë të jenë në një pikë të lartë tensionimi, ndonëse situata aktualisht është e qetë, ndihen provokimet dhe tensionet.

Faktin se situata nuk është e mirë, e konfirmoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media paralajmëroi se situata në veri të Kosovës mund të eskalojë sërish.

“Ajo çfarë na brengosë neve tash, më shumë sesa de-eskalimi, është potenciali i rieskalimit. Veçse rieskalimi nuk varet prej neve. Ju e keni garant Qeverinë e Republikës së Kosovës, organet tona shtetërore, mua si kryeministër që me asgjë, ama bash asgjë, asnjëherë, askund nuk kontribuojmë për eskalim”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

E këtë deklaratë të Kurtit e komentoi avokati serb Cedomir Stojkoviq.

Stojkoviq në një prononcim për “Bota sot” vlerëson se këtë deklaratë kryeministri ynë e ka bërë bazuar në informata të inteligjencës, derisa nuk përjashtoi mundësinë e një përshkallëzimi të situatës.

Image
Avokati serb Cedomir Stojkoviq.

“Mendoj se kryeministri Albin Kurti ka disa të dhëna të inteligjecës, sepse ndryshe besoj se nuk do të thoshte diçka të tillë.

Pra, kundër të dhënave të inteligjencës, po përgatitet të tregohet një lloj përshkallëzimi. Por, gjëja e parë që duhet të dimë është se çdo lloj përshkallëzimi do të sjellë aeroplanmbajtësit e SHBA-së në detin Adriatik në Split, siç ishin dy rastet e mëparshme, në nëntor dhe dhjetor, kur Vuëiq rriti përshkallëzimin në veri të Kosovës, aeroplanmbajtësit e SHBA-së ishin në Split dhe kjo ishte saktësisht situata në përshkallëzimin e fundit”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, avokati serb paralajmëroi Serbinë që Amerika nuk do lejojë asnjë konflikt të armatosur, derisa përmendi edhe aeroplanmbajtësit në detin Adriatik.

“Me këtë, Shtetet e Bashkuara duan të dërgojnë një mesazh të qartë se SHBA dhe NATO nuk do të tolerojnë asnjë lloj konflikti të armatosur që do të bëhej nga Serbia, veçanërisht nga Aleksandar Vuçiq.

Pra, ky është mesazhi i parë dhe me këtë ne e dimë se nuk do të ketë asnjë rrezik të vërtetë për paqen, sepse mund të themi se Aleksandar Vuçiq, pavarësisht se çfarë do, ai është i vetëdijshëm se çfarë do të thonë aeroplanmbajtësit e SHBA-së  në detin Adriatik dhe çfarë lloj mesazhi dërgojnë”, theksoi Stojkoviq.

Më tej, ai potencoi se Vuëiq përmes krijimit të tensioneve në veri të Kosovës po tenton ta marrë vëmendjen e Perëndimit dhe ta bëj situatën të duket sikur Evropa ka nevojë për të.

“Pra, me këtë siç e dinim edhe më parë nëse përgatitet ndonjë përshkallëzim nga Vuçiq, ky është vetëm përshkallëzim për qëllime propagandistike, sepse nëse nuk ka përshkallëzim në veri të Kosovës, Vuçiqi, do të bëhet më pak i rëndësishëm në politikën evropiane. Ai tashmë është në izolim politik ndërkombëtar për shkak të lidhjeve me Vladimir Putinin dhe tani dëshiron të përdorë veriun e Kosovës për qëllime të mëtutjeshme propagandistike politike vetëm për ta shfaqur atë si partner të rëndësishëm sepse nëse ka një përshkallëzim në veri të Kosovës, atëherë ai mendon se Evropa ka nevojë për Vuçiqin për të zgjidhur këtë përshkallëzim, gjë që nuk është e vërtetë dhe është thjesht marketing dhe propagandë e tij.

Pra, përshkallëzimi në veri të Kosovës është vetëm pjesë e propagandës së Aleksandër Vuçiqit”, nënvizoi avokati serb.

Ndër të tjera, ai shtoi se Vuçiq do të marrë mesazhet e duhura nga Amerika dhe Evropa, derisa tha se presidenti serb duhet të injorohet tërësisht.

“Dhe, së fundi, tema e tretë që duhet të dimë është se siç duket Evropa dhe pjesa tjetër, më në fund morën mësimet për politikën e përshkallëzimit dhe deskalimit të Vuçiqit dhe filluan ta injorojnë atë. Por, siç e pamë në përshkallëzimin e fundit, Evropa e injoroi Aleksandar Vuçiqin dhe nuk i kushtoi vëmendje fare duke e ditur se ai po e bënte vetëm për qëllime propagandistike.

Do të jetë interesante të shihet se si Evropa është e vetëdijshme për këtë tani, dhe shpresoj se në mënyrën politike dhe diplomatike Vuçiç do të marrë mesazhin e injorimit, por në mënyrën e sigurisë do të marrë mesazhin e hedhjes së aeroplanmbajtësve të SHBA-ve në detin Adriatik dhe kjo është në fakt gjithçka që ai duhet të dijë për të”, përfundoi Cedomir Stojkoviq për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat