Vjen kundërpërgjigjja për deklaratën e fundit të Zhbogarit - ja pse Serbia po e dështon dialogun me Kosovën!

Politika

Vjen kundërpërgjigjja për deklaratën e fundit të Zhbogarit - ja pse Serbia po e dështon dialogun me Kosovën!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 30 korrik 2023 Në ora: 08:04
Samuel Zhbogar

Kosova dhe Serbia nuk po arrijnë të kenë një marrëveshje për normalizim të raporteve ndërmjet vete, ndonëse opinoni ndërkombëtar dhe ai vendor po punojnë rreth kësaj çështjeje.

Dialogu ndërmjet dy shteteve vazhdon të jetë epiqendra edhe për SHBA-të e për BE-në.

Këto mosmarrëveshje kanë marr vëmendjen e ish-përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ai së fundi ka shkruar rreth zhvillimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu, Zhbogar shkruan se Kosova e Serbia nuk kanë perspektivë të besueshme të BE-së.

Sipas tij, zemra është shkëputur nga trupi i dialogut.

“Dhe kështu, pikërisht në momentin kur BE-ja po përpiqet të shtyjë për përparim dhe me lëshimet më të vështira, as Serbia dhe as Kosova nuk kanë një perspektivë të besueshme të BE-së dhe me këtë, zemra është shkëputur nga trupi i dialogut, duke ikur si Zombi”, ka shkruar Zhbogar në ‘Twitter’.

Nga analistët kjo po konsiderohet edhe si paralajmërim se as në takimet e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk do të mund të ketë përafrim qëndrimesh.

Mehazi: Serbia është shkëputur nga trupi i dialogut me Kosovën

Image
Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, thotë që deklarata e Zhbogar është më shumë deklaratë lufte e jo paqeje.

“Deklarata e ish-përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, mund të krahasohet si deklaratë pro-serbe, deklaratë lufte e jo paqeje. Ish-përfaqësuesi i BE-së në vend që të thotë se BE-ja fare nuk përpiqet të shtyjë përpara procesin e dialogut të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, ai shpreh të kundërtën se BE-ja përpiqet për paqe e se fajtor janë Kurti dhe Vuçiqi të cilët nuk duan dialog e se aq armiqësore është situata në veri sa që “zemra” e marrëveshjes paqësore e Ohrit "është shkëputur nga trupi i dialogut””, thekson ai.

Mehazi më tej shtoi që Zhbogar nuk po e thotë të vërtetën pasi fajtorët kryesor janë serbët dhe jo kryeministri Kurti që po mbron sovranitetin e vendit.

“Nënteksti i deklaratës së Samuel Zhbogarit e ka kuptim e luftës e jo të paqes, e tensioneve, vrasjeve dhe kalljeve të dy shteteve fqinje. Pse ish-përfaqësuesi e BE-së, Zhbogar, nuk e thotë të vërtetën se fajtor janë kriminelët brenda 4%shit të serbëve në veri, pse nuk tregon se Kryeministri Kurti nuk sulmon e nuk është për luftë, por ai vetëm që mbron kushtetutën e Kosovës nga kriminelët serbë të ardhur nga Serbia, se Vuçiqi sulmon e do luftë në Kosovë e jo Kurti që mbron sovranitetin e shtetit të vetë. Pse Zhbogari nuk e thotë të vërtetën se Serbia është shkëputur nga trupi i dialogut me Kosovën për t'u larguar nga BE-ja e për t'iu afruar Rusisë”, foli Mehazi për “Bota sot”.

Mehmeti: Zhbogar në një farë mënyrë e pranoi dështimin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Image
Faton Mehmeti

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Faton Mehmeti.

Ai u shpreh se kjo deklaratë e Zhbogar është pranim që BE ka dështuar në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ish përfaqësuesi Special i BE-së, Zhbogar në një farë mënyrë e pranoi dështimin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi. Faktikisht kjo është e vërtetë nisur nga rezultatet konkrete, të cilat asnjë nuk janë të plota;disa gjysmake e disa me probleme të theksuara”, u shpreh ai.

Më tej, ai thekson që Zhbogar thumbon BE për mungesën e vendosmërisë dhe kritikon atë për anësim.

“Kështu që, edhe vet z. Zhbogar thumbon BE për mungesën e vendosmërinë dhe kritikon atë për anësim, çka ka prodhuar dështim të bisedimeve. BE duhet të ndryshojë kursin, në të kundërtën dështimi do e përcjell edhe në vazhdimësi”, nënvizoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat