Zbulohen prapaskenat: Bandat kriminale serbe me plan për destabilizimin e veriut/ Ish-komandanti paralajmëron Kosovën!

Politika

Zbulohen prapaskenat: Bandat kriminale serbe me plan për destabilizimin e veriut/ Ish-komandanti paralajmëron Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 30 korrik 2023 Në ora: 21:53
Albin Kurti dhe situata në veri të vendit, arkiv

Ish-komandanti i Njësitit Policor Ushtarak të UÇK-së, Hafir Hoxha në një bisedë me “Bota sot”, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, në veçanti në sigurinë në veri të vendit.

Ai u shpreh se situata këto ditë është stabile, pasi është koha e pushimeve, prandaj elementet, grupet destruktive serbe janë në pushim dhe duke bërë plane për metoda tjera të kundërshtimit të shtrirjes së pushtetit të Kosovës në veri gjatë vjeshtës.

Gjendja e sigurisë në Kosovë këto ditë është stabile. Duke marrë parasysh aktivitetet e Qeverisë së Kosovës ku vendosi kryetarët e komunave në detyra dhe këtë e vendim kundërshtonte vet presidenti Vuçiq mes partisë së tij, Lista Srpska në Kosovë ku me protesta të dhunshme, arrestimin e tre policëve të Kosovës. Pastaj si kundërpërgjigje Qeveria e Kosovës arrestoi disa serbë krejt këto ndodhi mobilizuan BE-në , KFOR-in dhe NATO-në të cilët i qortuan qartë Prishtinën dhe Beogradin se vet dy palët do të ballafaqohen me pasoja në rast të ndonjë konflikti më të gjerë të armatosur dhe si duket dy palët Kosova dhe Serbia i kuptuan ato qortime dhe dalëngadalë po tërhiqen nga ato veprime që shkaktojnë dhunë. Është edhe koha e pushimeve prandaj elementet , grupet destruktive serbe janë në pushim dhe duke bërë plane për metoda tjera të kundërshtimit të shtrirjes së pushtetit të Kosovës në veri gjatë vjeshtës”, u shpreh ai.

Image
Hafir Hoxha

Hoxha thekson më tej që Veriu i Kosovës është i rrezikuar nga bandat serbe dhe se ndërkombëtarët tashmë e dinë që ato menaxhohen nga Vuçiqi.

Veriu i Kosovës është i rrezikuar nga bandat serbe në nivel të caktuar ku kanë mundësi me zhvillu protesta të dhunës dhe bllokimin e rrugëve në veri. Mirëpo, tani edhe ato banda kriminele e kanë kuptuar se KFOR , NATO dhe BE e din saktë kush i menaxhon ato, kah i marrin detyrat prandaj dihet se presidenti Vuqiç i menaxhon ato dhe ndërkombëtarët e kanë më lehtë ku me intervenu dhe ato banda dalëngadalë po zvogëlohen dhe po humbë mbështetja e serbëve lokal ndaj tyre”, përfundoi ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat