Grupet terroriste të veriut në aksion/ Vjen paralajmërimi: Po pritet themelimi apo mos themelimi i asociacionit serb për aksione të gjera luftarake

Politika

Grupet terroriste të veriut në aksion/ Vjen paralajmërimi: Po pritet themelimi apo mos themelimi i asociacionit serb për aksione të gjera luftarake

Nga: M.Lakna Më: 23 shtator 2023 Në ora: 08:02
Njesia Speciale

Themeluesi i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Jajniq ka deklaruar se në veri të Kosovës ka rreziqe dhe krizë të thellë të sigurisë, e cila është e militarizuar.

Ai ka deklaruar se askush nuk mund të garantojë se nuk do të ndodhin incidente, duke theksuar se në veri të Kosovës janë aktivë edhe persona të trajnuar nga Wagner të lidhur me Palestinën dhe Rusinë.

Këto grupe terroriste duket se nuk kanë qëndruar të “qeta” në mesnatën e ndërmjet të enjtes dhe të premtes, pasi një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.

E sipas juristit prof. Muhamet Kelmendi, në veri të Kosovës priten veprime terroriste.

Ai thotë se pas dështimit të takimit me 14 shtator po shfaqen edhe lëvizjet e ndryshme kriminale në veri.

“Kosova është shtet sovran dhe asnjë shtet tjetër, as Serbia, nuk ka të drejt të kryeje veprime në shtetin e Kosovës.

Pas dështimit të takimit me 14 shtator po duken edhe lëvizjet e ndryshme kriminale dhe veprimet terroriste në veri e në komunat e ndryshme në Kosovë.

Tash e një kohe po kapen armë në veri të vendit. Ka të dhëna se armë kanë dërguar edhe në kisha e në manastire. Kane krijuar edhe qendra të ndryshme me armatimi”, potencon Kelmendi.

Duke komentuar deklaratën e z. Dushan Jajniq për grupet terroriste në veri, Kelmendi tha se Serbia po angazhohet kundër Kosovës me qëllim të shkatërrimit të saj.

“Flitet se po hyjnë ne Kosove edhe shumë forca terroriste nga "Mbrojtja civile" dhe nga "Severna brigada". Edhe forcat e "Wangerit" po veprojnë.

Dushan Janjic, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, tha:

"Në veri të Kosovës ka rreziqe të sigurisë, e cila është militarizua dhe askush nuk mund të garantojë se nuk do të ndodhin incidente të armatosura. Në veri të Kosovës janë aktivë edhe persona të trajnuar nga vullnetaret e "Wangerit" të lidhur me Palestinën dhe me Rusinë".

De-fakto shteti serb, nëpërmjet veprimeve politike dhe terroriste, po angazhohet kundër shtetit të Kosovës, me qellim të shkatërrimit.

Serbia, jo vetëm nuk e njeh shtetin e Kosovës, por edhe po vepron për ta rrënuar sovranitetin e shtetit të Kosovës”, shprehet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Tutje ai shprehet se mund të pritet themelimi apo mos themelimi i asociacionit serb në Kosovë, për të shkuar në aksione të gjera luftarake.

“Dy qëllime i ka

1.Ndarjen e Kosovës ose

2. Ripushtimin e shtetit të Kosovës.

Për të realizuar këto dy qëllime janë mirë të organizuar kriminelët serbë në veri e kudo në Kosovë.

Politikisht udhëhiqen nga "Lista Serbe", e ushtarakisht nga grupet e armatosura, si "Severna Brigada","Wagner" dhe "Mbrojtja civile", të përkrahur nga ushtria dhe policia serbe.

Tërë kjo bëhet nën kontrollin dhe udhëheqjen e grupit kriminal te Vuçiqit.

Këtej, po kryejnë aksione kriminale, që kanë për qellim rrënimin e sovranitetit dhe të integritetit të shtetit të Kosovës.

Nga grupet e organizuara kriminale priten aksione terroriste.

Ndoshta pritet themelimi apo mos themelimi i Asociacionit serb në Kosovë, për të shkuar në aksione të gjera luftarake, me një racizëm të egër serbomadh.

Grupet e armatosura, si "Brigada e Veriut", "Wangeri" dhe " Mbrojtja civile" janë në aksion.

Nga këto priten veprime terroriste. Këtë nuk duhet lejuar. Kosova kërkohet të jetë e përgatitur”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat