Pas sulmeve terroriste në veri të vendit, analisti politik tregon rrugën që duhet të ndjek Kosova

Politika

Pas sulmeve terroriste në veri të vendit, analisti politik tregon rrugën që duhet të ndjek Kosova

Nga: Q.R Më: 25 shtator 2023 Në ora: 15:28
Pamje nga situata në veri të Kosovës

Analisti politik Arbnor Sadiku, i cilëson si skena pasigurie për Kosovë, sulmet terroriste të ndodhura dje në veriun e Kosovës, nga Serbia. Nga të cilat rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, mbeti i vdekur dhe tre policë mbetën të plagosur.

Sipas tij, këto skena e dëmtojnë rënd imazhin e Kosovës.

Ndërkaq, thotë se rruga tutje mbetet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit nga Kosova dhe Serbia.

Image
Arbnor Sadiku

“Skena pasigurie të cilat dëmtojnë imazhin e Kosovës në aspektin politik dhe ekonomik, rruga para është zbatimi i marrëveshjes së Ohrit nga Kosova dhe Serbia”, thotë ai për "Bota sot".

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shpalli të hënën ditë zie në tërë vendin.

Pikat kufitare Jarinjë edhe Bërnjak janë ende të mbyllura.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se një “formacion terrorist dhe kriminal prej 30 vetave” mori pjesë në sulm.

Autoritetet kosovare thanë se katër sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar.

Kujtojmë se, Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në veri të vendit, do të varroset sot nga ora 16:00.

Ai do të varroset në varrezat e fshatit Samadrexhë, sipas faqes jozyrtare të këtij fshati në Facebook.

“Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku. I njoftojmë të gjithë bashkëvendësit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendësi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thotë njoftimi në këtë faqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat