Nga Amerika vjen falënderimi për Kurtin, Osmanin e Konjufcën: Besuam se ata me sukses do t’i mbrojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale

Politika

Nga Amerika vjen falënderimi për Kurtin, Osmanin e Konjufcën: Besuam se ata me sukses do t’i mbrojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale

Nga: M.Lakna Më: 26 shtator 2023 Në ora: 10:01
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Hafiz Shala, ka reaguar pas sulmit terrorist serb, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, tashmë heroi Afrim Bunjaku.

Shala fillimisht ka shprehur ngushëllime për familjen e policit Afrim Bunjaku, ndërsa ka thënë se sulmi ishte i urdhëruar nga Komandanti i Forcave të Armatosura ushtarake të Serbisë, kriminelit Aleksandër Vuçiq.

“Së pari, iu shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, familjës së policit të vrarë heroit të kombit, Afrim Bunjaku, kolegëve të tij, Institucioneve shtetërore dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Dardanisë

Grupet diverzanto-terroriste të urdhëruara, dirigjuara e të kontrolluara nga Komandanti i Forcave të Armatosura ushtarake të Serbisë, kriminelit Aleksandër Vuçiq, pasardhës i denjë i ish kryekriminelit Sllobodan Millosheviq, u armatosën me pajisje ushtarake serbe me qellim të sulmit diverzanto-terrorist kundër shtetit sovran e demokratik i shpallur me 17 shkurt 2008 i arsyetuar në vlefshmërinë Gjykatës Ndërkombëtare me shpalljes legjitime në bazë të Konventave Ndërkombëtare dhe e njohur nga 117 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ai theksoi se sulmi i parapërgatitur nga ekspertë ushtarak serb, dështoi ndaj policisë më të përgatitur profesionalisht në Ballkan.

Image
Hafiz Shala

Sulmi i parapërgatitur nga ekspertë ushtarak, dështoi ndaj policisë më të përgatitur profesionalisht në Ballkan dhe Evropë të cilët, në mënyrë heroike iu kundërvunë me qellim që këta diverzanto-terroristë të depërtojnë në thellësinë e Republikës së Dardanisë me qellim qe ta bëjë një sulm të përmasave më të vogla për t’i ikur ballafaqimit me forcat e KFOR-it, por, për t’i futur në luftë edhe të gjithë serbët lokalë të cilët me ketë rast treguan qetësi, pjekuri dhe refuzim definitiv i politikave të Vuçiqit dhe dorës së tij vazhduese, Listës serbe”, thekson Shala në reagimin e tij.

Tutje, ai rikujtoi lobimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për çështjen e drejt shqiptare karshi Serbisë, e cila fatkeqësisht shpesh manipuloi, lajthiti dhe i refuzoi propozimet e Bashkësisë Ndërkombëtare

“Në kuadër të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për 35 vite, kemi lobue për çështjën e drejtë shqiptare karshi Serbisë gjenocidale e agresore e cila fatkeqësisht shpesh manipuloi, lajthiti dhe i refuzoi propozimet e Bashkësisë Ndërkombëtare për bisedime të sinqerta për të ardhur deri të një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

Gjatë gjithë periudhës së lobimit tonë aktiv në Kongres dhe Senat, për qellim e kishim që kësaj fuqie politike e demokratike, t’ua prezantojmë me fakte dhe dëshmi se, Serbia është agresore e destabilizuese, shkaktare e katër luftërave në ish Jugosllavi, fatkeqësisht u vërtetua tani pas humbjes së jetës së një polici e dy të tjerëve plagosur, fatbardhësisht jashtë rrezikut për jetë”, nënvizoi ai.

Në reagimin e tij, Shala tha se kanë vërejtur me keqardhje ndërmjetësuesit, të cilët shpeshherë e barazonin viktimën me agresorin.

“Në këtë mënyrë duke e inkurajuar Serbinë që ta kthejnë në bllokun përëndimor, Bashkësinë Evropiane dhe ta largojnë nga diktatori, krimineli dhe agresori ndaj Ukrainës, Vladimir Putin”.

Shala në fund falënderoi udhëheqjen aktuale shtetërore, duke thënë se ata me sukses po i mbrojnë, integritetin, sovranitetin tërësinë territoriale.

“Duke iu falënderuar Udhëheqjes aktuale shtetërore, Presidentes Z. Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Kabinetit qeveritar, të cilët, me Deklaratë Publike si organizatë lobiste e vetme e regjistrua në Uashington DC, u kemi dhënë përkrahje publike të bindur në, aftësitë, përkushtimin dhe pastërtinë e tyre se, me sukses do t’i mbrojnë, integritetin, sovranitetin, dhe tërësinë territoriale duke e mbrojtur e zbatuar, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, duke i trajtuar të gjithë qytetarët e saj në mënyrë të barabartë, pa dallim përkatësie etnike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dhe mbeten përjetësisht miku dhe aleati me i fuqishëm e i sinqertë i popullit shqiptar në përgjithësi e atij të Republikës së Dardanisë në veçanti. Lavdi heroit Afrim Bunjaku, respekt, për policinë e Kosovës. Nju jork 25 shtator 2023”, përfundoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat