Tërnava: Policia në kryerjen e detyrave të përditshme duhen të jenë vigjilentë

Politika

Tërnava: Policia në kryerjen e detyrave të përditshme duhen të jenë vigjilentë

Nga: M.Haziri Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:00
Hajrullah Tërnava

Nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë

Kjo sipas Ministrit te Brendshem Xhelal Sveçla ka qenë shkak që grupet kriminale të enjten kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve.

Për këtë ai e ka fajësuar edhe presidentin serb Aleksander Vuçiq.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Ai u shpreh se policia e Kosovës duhet në çdo pjesë të territorit të tyre të mbrojnë shtetin e tyre dhe të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale.

“Çdo polic i shtetit në kryerjen e detyrave të tyre e kanë për detyrë që në territorin e shtetit të tyre, t’i jetësojnë ligjet dhe kushtetuten e atij shteti, nga i të cilit shtet marrin paga për punët profesionale që i kryejnë ata”, u shpreh ai.

Më tej, eskperti i sigurisë thotë që në pjesën veriore mund të ketë edhe pjesëtarë të Ëagnerit rus dhe se të gjith që shkelin ligjin duhet të burgosen.

“Krimet e luftës sikur që dihen nuk vjetërsohen, prandaj policia në kryerjen e detyrave të tyre të përditëshme kur të hasin në persona të tillë për të cilët kanë fakte dhe argumente që gjatë luftës kanë kryer krime të rënda ndaj popullatës. Gjithsesi se ata persona sipas ligjeve edhe duhen të burgosen. Pas këtyre burgosjeve në Lagjen e Boshnjakëve të enjten disa persona kanë hedhur granatë dore ushtarake, që për këtë incident Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla është deklaruar si shkak që grupet kriminale kanë hedhur granate dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve. Poashtu, kishte mbishkrime me thirrje nacionaliste në ato pjesë të Zveqanit.E që supozohet se po në ato pjesë të veriut mund të ketë edhe pjesëtar të Ëagnerit rus të cilët në situata të tilla të acaruara, munden ta përshkallëzojnë situatën konfliktuoze në nivele të larta konfliktuoze”, shpjegon eksperti i sigurisë.

Nga ana tjetër, ai thekson që policia në kryerjen e detyrave të përditshme duhen të jenë vigjilent dhe në harmoni me kompetencat dhe autorizimet që ua mundëson ligjet.

Marrë në tërësi ne keto rrethana dhe situatën e krijuar në ato pjesë të veriut, tani situata e sigurisë është e cenueshme nga këto grupe kriminale. Policia në kryerjen e detyrave të përditshme duhen të jenë vigjilent dhe në harmoni me kompetencat dhe autorizimet që ua mundëson ligjet, t’i kryejnë detyrat e tyre të përditshme në përputhshmëri me ligjet, si dhe ta informojnë edhe KFOR-in, nëse kanë vlerësime se mund të përshkallëzohet çështja e sigurisë në ato pjesë të Kosovës”, përfundoi Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat