Gjendja në veri/ Analisti “godet” Ramën, duhej ta bënte këtë gjë për Kosovën - Kjo është mënyra se si Serbia do ta ndalë hovin!

Politika

Gjendja në veri/ Analisti “godet” Ramën, duhej ta bënte këtë gjë për Kosovën - Kjo është mënyra se si Serbia do ta ndalë hovin!

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:09
Edi Rama

Në Kosovë po vazhdon të mbetet e tensionuar situata në veri të vendit. Atje po qëndron Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Njohësi i çështjeve politike, Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Serbia në Kosovë përsëri tentoi agresion, dhe kjo është e mjaftueshme të kuptohet nga BE dhe SHBA se Serbia duhet të sanksionohet.

“Bashkësia ndërkombëtare dhe misionarët që ishin dhe që do të jenë, është një mësim që Serbia, prapë tentoi agresion, besoj mjafton të kuptohet se Serbia do të duhej të sanksionohet, e jo Kosova e Bosnja e Hercegovina”, thotë ai.

Për Edi Ramën, Hasani thotë se do të duhej që të kërkonte mbedhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, meqë është akoma kryesues i tij.

Ai shton, se aksioni në veri të Kosovës, bindi Edi Ramën se “Ballkani i hapur” ishte një plan i Rusisë që e inicoi Serbia.

“Kryeministri i Shqipërsisë Edi Rama, është dashur të merr pjesë në varrimin e policit të vrarë Afrim Bunjakut, nga terroristët dhe akti i agresionit që kryen dje në Banjskë të Zveçanit.

Po ashtu Edi Rama, meqë është ende në cilësinë e Kryesuesit të OKB-së, do të duhej të kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku dje Serbia edhe njëherë bëri përpjekje për agresion duke cenuar sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime Serbia do të duhej dënuar, dhe në propozimin aty për aty në ndërrimin e rezolutës 1244, që tani është e tejkaluar, dhe Republika e Kosovës duhet të pranohet anëtare e OKB-ës dhe paktin NATO.

Besoj se tentimi për agresion ndaj Kosovës, e ka bindë më në fund Edi Ramën se “Ballkani i Hapur”, ishte një plan i Rusisë që e inicoi Serbia, dhe mbështeti më së shumti Edi Rama”, shprehet ai.

Në fund, shton se rasti në Banjskë, ishte drejtëpërdrejt nga instancat më të larta të Serbisë.

Hasani potencon Serbia duhet të paditet në gjykatën ndërkombëtare

“Serbia, kështu është duke kërcënuar stabilitetin e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, e Bosnjë Hercegovinës. Lidhur me grupin e personave të maskuar dhe armatosur, që kryen veprime terroriste dhe tentuan të kryejnë agresion dje në Banjskë të Zveçanit, ishte drejtëpërdrejt instanca më të larta të Serbisë.

BE-ja dhe instanca të OKB-së, do të duhej të nxirret konstatimi, se Republika e Kosovës, që nga dje do të duhej të njihet e pranohet nga Serbia si shtetë i pavarur e sovran, e tek pastaj bisedohet për çështje tjera.

Para se të kërkojnë bisedime, të kërkojnë për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë që Kosova të mos figurojë në preambull të kësaj kushtetute, pra të ndërrojnë qasjen ndaj Republikës së Kosovës dhe Ballkanit.

e Kosovës, sa më parë të parë të fillohet në përpilimin dhe dorëzimi i padisë, në Gjygjin ndërkombëtar, që do përgatitet duke kalkuluar dëmet e shprehura në valutën $ në miliarda, bilion e trilon dëme të shkaktuara për më shumë se një shekull. Atëherë Serbia, do të fillon ndoshta të ndërron qasjen ndaj neve, shqiptarëve.

Vetëm përmes sanksionimeve dhe ushtrimit të padisë për dëme të luftës, Serbia mund të ndalë hovin”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat