“Të gjithë ishin të tronditur”! Halil Geci vjen me akuza të reja: Kush dha urdhër nga Shtabi për vrasje dhe ekzekutime?

Politika

“Të gjithë ishin të tronditur”! Halil Geci vjen me akuza të reja: Kush dha urdhër nga Shtabi për vrasje dhe ekzekutime?

Nga: N. Shaqiri Më: 28 shtator 2023 Në ora: 21:35
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka vazhduar me kritikat e tij në drejtim të opozitës në Kosovë.

Geci nuk i lë anash as kritikat për disa politikanë të krahut të luftës.

Ai thotë se, disa nga të ashtuquajtur çlirimtarë iu patën turrur politikës si “qentë e qartur, mendonin të mjerët se me 3% të luftës do i përmbytin 90% të popullit …!? Kur e panë se me votë humbën, i rrokën armët vrisnin, rrahnin dhe shantazhonin njerëzit e LDK-së që në Kosovë ishin proamerikanë të pa thyeshëm…!”, thotë ai.

Ai pohon se në pushtet erdhen veç ateherë kur iku Rugova…!

“Me të parë Amerika se këta nuk jan në tokën e bukës, dhe po i vrisnin proamerikanët, e dërguan Jems Rubinin disa herë në Kosovë për t’i kshilluar, duke iu thënë, mbane nderin dhe hiquni nga politika, mjaft keni vjedhur, vrarë e plaçkitur, largohuni sa nuk është bërë vonë, nëse nuk dëgjoni do keni punë me neve, ju tha Rubin dhe iku. Nuk dëgjuan dhe humbën…! Humbën se nuk e dëgjuan mikun dhe nuk lanë gjë mbi këtë tokë pa bërë, duke vjedhur, vrarë e plaçkitur këtë vend!”, thekson Geci, i cili shton se, krejt në fund e nënshkruan zajednicën me kompetenca ekzekutive duke e minuar shtetin e Kosovës.

“Diçka ngjashëm ka ndodhur pas fitores së luftës së dytë botërore, por jo si disa çlirimtarë tonë hajna, dhe faqezi. Qerqilli i Britanisë si një lider me ndikim në Evropë dhe në botë, pas Luftës së Dytë Botërore bashkon aleatët e rëndësishëm perëndimorë dhe bisedojnë për vendime të mëtejshme, vendime të mëdha, duke menduar se me bagazhin e luftës do të fitojë votën dhe ishte i bindur fort për fitoren, mori guximin të garonte për të parin e vendit dhe kështu u ndie, por në zgjedhjet e para pas luftës, humbi me turp! Populli britanik doli kundër tij duke mos i dhënë votën, duke thënë se votën në politikë e marrin ata që e dinë, ata që kanë aftësi dhe ndërgjegje kombëtare, ashtu siç morët mbështetjen tonë në luftë, vota e sotme ju dha besim njerëzve të politikës, shkencës, artit dhe kultures”, thekson ai.

Sipas tij, votën e marrin ata që e njohin dhimbjen e atdheut, e dinë se si mbahet dhe ndërtohet shteti, si funksionon ekonomia, si ruhet drejtësia dhe arsimi, prandaj juve te luftës ju këshillojmë ta mbroni nderin dhe sakrificën që i dhatë atdheut, iu thanë britanezët çlirimtarëve.

“Pas kësaj humbjeje të thellë, Qerqilli mbeti pa çati mbi kokë, nga mëshira për ta ndihmuar dhe për të mos mbetur në rrugë, një shok i tij ndau një dhomë në hotel!”, thotë ai.

Sipas tij, Qerqilli vdiq i ndershëm dhe mbeti në historinë e nderit britanik.

“Pra, në Kosovën e pasluftës, disa nga çlirimtarët iu drejtuan politikës me bindjen se do të fitojnë në zgjedhje të lira, por humbën, ashtu si në Britani që pat humbur Qerqilli, por ai e kuptoi humbjen dhe mbeti hero. Këta “patriotët” tanë nuk e kuptuan se para popullit e kishin proamerikanin Ibrahim Rugova, dhe po të ishte gjallë nuk do të fitonin kurrë, pa marrë parasysh dhunën me të cilën e trembnin popullin. Pas ikjes së Rugovës e gjetën terrenin dhe LDK-ja iu dorëzua...! LDK-ja mbeti në dorë të KERKUSH-it..! Çlirimtarët morën stupcin në duar dhe i kërkuan popullit t'i votojë, ne ju kemi çliruar, ne... ju vjedhim, ju vrasim dhe ju sundojmë. Gjithçka që thoshin dhe propagandonin ishte rrenë e pastër, sepse Amerika na solli lirinë, se sa për ata që janë në Hagë, sot Serbia do ishte këtu”, thotë ai.

Geci shton se, prandaj iu turrën politikës duke mos lejuar që akademikët dhe njerëzit e dijes t'iu afrohen as edhe si këshilltarë.

Vetëm pak, nëse do të kërkonin logjikë të shëndoshë, do ta kuptonin se me tre përqind të çlirimtarëve nuk mund të fitojnë mbi 90% të njerëzve që e përkrahën Rugovën. Arsyeja e humbjes në politikë e polarit dhe të disa të ashtuquajturve çlirimtarë pas luftës, ishte se populli i njihte si kriminelë gjatë luftës, i njihte se si i formulan listat për ekzekutimet të gjigantëve të lirisë, atyre që ishin pro Vatikanit dhe pro Amerikës. Këta të ashtuquajtur çlirimtarë njiheshin vetëm në fshatrat e tyre si çobanë mali, të poshtër dhe zuzarë. Kontributi i tyre dhe i familjeve të tyre për atdheun ishte zero, veçanërisht Polari dhe rrethi ti. Të gjithë ishim të tronditur se nga ka ardhur ky njeri, që e kanë sjellë në krye të UÇK-së, nuk dihet as atëherë e as sot...!”, thotë Geci.

Ai pohon se, populli nuk e dinte se kush është Shtabi i Përgjithshëm, kush i caktoi që ata të jenë në Shtabin e Përgjithshëm, edhe sot është enigmatike.

“Gjatë luftës ushtarët dhe institucionet e asaj kohe janë vrarë, rrahur dhe keqtrajtuar nga ky polar i Hagës dhe rrethi i tij vetëm pse kanë përkrahur Ibrahim Rugovën dhe Amerikën. Në atë kohë flitej, por doli e vërtetë, që polari dhe dy-tre persona të tjerë nuk i kishin lejuar amerikanët të futeshin në Shtabin e tyre, më vonë u vërtetua se brenda Shtabit të Hashimit ishin tre oficerë të shërbimit francez. Më vonë u tha se disa ga personat në këtë Shtab kanë dhënë urdhër të vriten dhe ekzekutohen politikanë të vlefshëm dhe përkrahës të Ibrahim Rugovës dhe Amerikës”, shton ai.

Geci pohon se, kjo elitë e të dyshuarve, që kishte me vete më pak se tre përqind mbështetës, u përpoq të maltretonte 90 përqind të njerëzve që e donin Amerikën dhe Ibrahim Rugovën, atëherë dhe sot.

“I madhi Rugova e kishte kuptuar se kush është Polari, nga vjen, kush e mban dhe ku synon, sepse ishte informuar nga shërbimet informative amerikane dhe gjermane, duke u thënë partiakëve se Polari duhet mbajtur sa më larg PUSHTETIT por këtë nuk e dëgjuan pasardhësit politikë të LDK-së, dhe menjëherë pas largimit të Rugovës, LDK-ja e vendosi polarin përjetësisht në krye të LDK-së dhe në të gjitha pozitat shtetërore dhe ja ku jemi....!? Për dallim nga “çlirimtaret tonë” Qerqilli, nuk i shiti interesat e Britanisë nuk i vodhi as plaçkiti, kurse çlirimtarët tanë u bënë milionerë e disa ndoshta edhe miliarderë”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat