Rama në frekuencë me Vuçiqin/ Analisti: Ky është thelbi i deklaratës – t’i thuhen troç dhe prerazi këto fjalë nga Kosova

Politika

Rama në frekuencë me Vuçiqin/ Analisti: Ky është thelbi i deklaratës – t’i thuhen troç dhe prerazi këto fjalë nga Kosova

Nga: A.SH. Më: 28 shtator 2023 Në ora: 21:35
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot tha se veriu i Kosovës duhet të jetë nën kontrollin e KFOR-it.

Përçudi, të njejtën deklaratë e kishte thënë edhe presidenti serb një ditë më parë.

Vuçoqi iu kishte kërkuar ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veriun e Kosovës.

Analisti Saim Tahiraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se deklarata e Ramës e njejtë me të Vuçiqit nuk është befasi sepse kursi politik i të majtës në Shqipëri gjithmonë kanë qenë në linjë me Serbinë.

“Dekleratat e kryeministrit Rama jo rrallëherë ishin në ferkuenca të njejta me ato të Vuçiçit. Kursi politik i të majtës shqiptare më në krye Partinë Socialiste si trashëgimtare e PPSH, në vazhdimësi ishin në ferkuenca të njejta me udhëheqjen e Serbisë. Kujtojmë deklerata e Paskal Milos që mbështeste autonomi për Kosovën, derisa Presidenti Rugova kërkonte pavarësinë e Kosovës si kompromis me Bashkësin Ndërkombëtar. Takimi i Fatos Nanos në Kretë me kryegjelatin Millosheviç dhe pazaret që bëri në dëm të Kosovës. Edhe dekleratat e kryeministrit Rama janë në vazhdën e këtij kursi të socialistëve në Shqipëri, sepse nuk mund të ndahen nga vëllezërit e tyre ideologjik serb”, thotë ai.

Image
Analisti Saim Tahiraj

Sipas tij, kjo deklaratë do të thotë të thehet rezoluta 1244 dhe Kosova të humb sovranitetin e vet në atë pjesë.

“Deklerata e kryeministrit Rama se kontrollin në veri të Kosovës duhet marrë KFOR-i, është identike me dekleratën e kriminelit Vuçiç i cili bëri agresion shtetëror kundër sovranitetit shtetëror të Kosovës. Kjo nuk është dekleratë e rastësishme, por e menduar mirë dhe për qëllim të njejtë kanë arritjen e cilit të njejtë, kthimin e rezolutës 1244 në atë pjesë ku policia dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës të largohen. Pra, Kosova të humb sovranitetin e vet në atë pjesë dhe se për pak kohë serbët të shpallin autonomi teritoriale e më vonë edhe shkëputje dhe bashkim me Serbinë”, deklaron ai.

Në fund, Tahiraj i ashpër thotë se Ramës duhet t’i bëhet me dije se nuk guxon të merret më me çështjen e Kosovës.

“Me këtë deklaratë kryeministri Rama tregoj se ende nuk ka hequr dorë nga ideja shkëmbimit të territoreve, ide të cilën e patën filluar me Vuçiçin dhe Thaçin. Këtij njeriu të shitur duhet thënë troq dhe prerazi se nuk guxon të merret më me çështjen e Kosovës. Kosova ka institucionet e veta të cilat janë përgjegjëse për shtetin e Kosovës, vetëm ato vendosin për Kosovën dhe askush tjetër”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat