“Kjo do të ishte një grusht i rëndë për Serbinë”/ Vjen thirrja e fortë për Albin Kurtin

Politika

“Kjo do të ishte një grusht i rëndë për Serbinë”/ Vjen thirrja e fortë për Albin Kurtin

Nga: P.Rudi Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:29
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka treguar se si duhet të pranojë Kosova vazhdimin e dialogut me Serbinë, pas sulmit të të së dielës që ndodhi në veri të Kosovës nga grupi terrorist serb.

Siç thotë Kuçi, kryeministri Kurti duhet të ofrojë një alternativë të re për Asociacionin, dhe ta përplas Serbinë për muri.

“Nëse Kosova vazhdon dialogun tani pas ngjarjeve në veri, e ofron një alternativë për çështjen e asociacionit ku në të përfshihet edhe çështja e njohjes apo anëtarësimit në OKB, dhe në anën tjetër, nëse Serbia nuk shprehet e gatshme të tregoj hapa konkret drejt paqes me Kosovën, atëherë kjo do të ishte një grusht i rëndë për shtetin serb”, shprehet Kuçi për “Bota sot”.

Image
Gurakuç Kuçi

Sipas tij, BE ka dështuar që pemës joshjes ta integrojë Serbinë dhe ta largojë atë nga lidhjet me Rusinë.

“Kjo për faktin se Serbia do të tregohej si faktorit dekonstruktiv dhe destabilizues i vërtet dhe po ashtu do të tregohej si e dështuar strategjia që Serbia të futet nën ombrellën perëndimore me çdo kusht nëpërmjet joshjeve dhe lëshimeve të ndryshme”.

“Kjo do e bënte rolin e Lajçakut të pavlefshëm dhe të dështuar dhe BE-ja më domosdo do të duhej të reflektonte pastaj, sepse do të bllokohej e gjithë iniciativa për pape në Ballkanin Perëndimor dhe mund të pritet shpërthim lufte në çdo moment”, shpjegon Kuçi.

Për fund, Kuçi thotë se sulmi terrorist nga Serbia i ka hapur rrugë të reja Kosovës, të cilat duhet t’i shfrytëzojë fuqishëm.

“Pra, më shumë duhet të shfrytëzohen mjetet diplomatike sesa kundërshtimet publike të cilat nuk i pranojnë lehtë nga BE-ja kur bëhet fjalë për të zgjedhurit e tyre. Ngjarjet e fundit në veri nuk duhet kuptuar si mjet nga Kosova për tu futur në izolim të ri, por si ngjarje të cilat i hapin rrugë të reja diplomatike dhe strategjike”, përfundon për “Bota sot”, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat