Sulmi terrorist që tronditi Kosovën dhe veprimi i Albin Kurtit që mahniti botën! “Hienat i la me gishta në gojë”!

Politika

Sulmi terrorist që tronditi Kosovën dhe veprimi i Albin Kurtit që mahniti botën! “Hienat i la me gishta në gojë”!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 29 shtator 2023 Në ora: 17:46
Aleksander Vuçiq dhe terroristët serbë

Një sulm terrorist tronditi Kosovës, ditën e diele. Nga ky sulm terrorist serb, ra hero polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Grupet kriminale terroriste të Serbisë, të organizuara nga kryeterroristi Millan Radojçiq, i cili edhe e pranoi sot, e pas tij si gjithmonë thuhet të jetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, sulmuan pabesisht Policinë e Kosovës, ku pati edhe viktima.

Megjithatë, Policia e Kosovës, filloi ndjekjen e tyre, ku vrau disa terroristë serbë dhe plagosi edhe kryeterroristin Radojiçiq.

Megjithatë, një numër i madh i terroristëve arritën të largohen nga Manastiri në Banjskë, por ende nuk dihet se kush ua hapi rrugën e largimit.

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Sulejman Mehazi, e ka komentuar aksionin terrorist të Serbisë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Pas kësaj ngjarje, ai thotë se, “mençuria politike, guximi dhe dashuria e Albin Kurtit ndaj Kosovës qenka më e fuqishme sesa diplomacia botërore, fitorja ekspresive dhe e rrufeshme e policisë së Kosovës ndaj terroristëve serbë në Banjskë i ka lënë me gishta në gojë hienat e BE-së Lajçakun, Borrellin, ballkanasit e hapur Ramën, Ali Ahmetin dhe serbo-ruset Vuçiqin, Daçiqin, Radojçiqin e Putinin, po dhe KFOR-in- dhe EULEX-in, opozitën e analistët e shitur që pa fije turpi përkrahin Vuçiqin duke kritikuar luanin e politikës shqiptare, Albin Kurtin”.

“Për besë me fitoren spektakolare të Policisë së Kosovës, Albin Kurti, ka mposhtur të gjitha hienat politike e diplomatike botërore ua ka prishur busullat e ideve politike, i ka çmendur e turpëruar rëndë "demokratët" e BE-së saqë nuk dinë se si të veprojnë, ua ka ulur kokat e "mençura" politike BE-se e Serbinë e ka tronditur rëndë e fuqishëm duke ikur si lepuj terroristët e Vuçiqit nga Policia e Kosovës”, thotë Mehazi.

Sipas tij, me një veprim luftarak të Policisë së Kosovës kundër terroristëve serbë në Banjskë, Tajsoni i politikës moderne shqiptare, Albin Kurti, ka mposhtur të gjithë politikanët e diplomatët hipokritë botërore.

“Kurti me fuqinë e Policisë së Kosovës ka ndërprerë luftën serbo-ruse në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kurti në Banjskë ju tregoi se paqë në Ballkan do ketë si thote Kosova e jo Serbia. Bravo Albin për përgatitjen perfekte të policisë së Kosovës, tani e tutje ndryshe do dialogojnë me ju në Bruksel, Borreli, Lajçaku e terroristi i turpëruar Vuçiqi”, thotë ai.

Ai shprehet se, tani e tutje nuk i jepet e drejta e sigurisë KFOR-it dhe EULEK-sit në veri të Kosovës, të cilët jo që kanë mbrojtur veriun, por kanë ushqyer terroristët serbë me armë të fuqishme të sofistikuara për të destabilizuar Kosovën e Albin Kurtit.

“Si është e mundur të ishte furnizuar me aq armë të fuqishme Manastiri i Banjskës, gjersa EULEX-i e KFOR të ishin aq të verbër e të shurdhër, mos ndoshta vetë EULEX-si e KFOR-i në bashkëpunim me Vuçiqin kanë furnizuar me armë terroristët serbë për të mposhtur kryeministrin trim, të guximshëm e të mençur Albin Kurtin”, shprehet ai.

Ai shton se, pas ngjarjeve vrastare kryeministrit të Kosovës i jepet e drejta që të dërgojë në çdo skaj të veriut policinë e Kosovës për të kontrolluar, vëzhguar e siguruar vendin që nga kufijtë me Serbinë e deri në brendi të kishave dhe manastireve terroriste serbe, pasi kishat e manastiret serbe janë metastaza të luftrave në ish-Jugosllavi.

“Ngjarja tragjike e Banjskës tregoi se përveç Vuçiqit e terroristëve të Radojçiqit janë infiltruar edhe priftërinjtë nacionalistë, shovinstë e kanibalistë të kishës ortodokse serbe së bashku me KFOR-in e EULEX-in. Nëse në Manastirin e Bajnskos ka pasur mbi 40 terroristë kush i shpetoi ato dhe pse nuk u kapën nga policia e Kosovës, ku shkuan e humbën aq shpejt?, përgjigja do jetë se KFORi dhe EULEX-si në bashkëpunim e kordinim me Vuçiqin i larguan përtej kufirit në Serbi”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat