Tomë Gashi flet për mundësinë e zgjedhjeve në veri – ja pse përmend Thaçin dhe Vuçiqin!

Politika

Tomë Gashi flet për mundësinë e zgjedhjeve në veri – ja pse përmend Thaçin dhe Vuçiqin!

Nga: M.Haziri Më: 30 shtator 2023 Në ora: 21:02
Hashim Thaçi dhe Tomë Gashi

Sulmi terrorist në veriun e Kosovës që mbeti i vrarë polici nga Kosova, Afrim Bunjaku ka arritur të sjellë tensione në vendin tonë.

Ky sulm terroristë ka ngjallur reagime edhe nga ndërkombëtarët duke e dënuar ashpër.

Mirëpo të gjendur në këtë situatë sa mund të jenë afër zgjedhjet të reja në katër komunat e veriut?

A pritet caktimi i një date të zgjedhjeve të reja në një situatë të tillë?

E në lidhje me këtë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se tashmë është urgjente të stabilizohet situata në veri dhe nuk janë aspak urgjente zgjedhjet.

Kur shteti sulmohet nga terrorostët nuk është koha për mbajtje të zgjedhjeve në asnjë cep të Kosovës. Tani shteti i Kosovës ka punë më urgjente për të bërë se sa të mendoj për zgjedhje të cilat edhe ashtu askush nuk po i kërkon në formen të cilen Kosova e ofron, e ajo është të bëjë një peticion nga 20% të elektoratit të 4 komunave veriore”, u shpreh ai.

Më tej, Gashi thotë që serbët tashmë janë të çliruar nga bandat kriminalo terroriste të Listes Serbe pasi që nga marrëveshje e Thaçit dhe Vuçiqit në 2013 nuk janë verifikuar e kaluara e kriminelëve që janë argat të Radojçiqit.

“Por ka ngja një çudi e pritur, serbët e veriut më në fund po ndihen të çliruar nga bandat kriminalo terroriste të Listes Serbe.

Nga dorëheqja e policëve serbe në nëntor të vitit të kaluar kur ata që ishin polic kinse të Kosovës në të vërtetë shumica e tyre ishin kriminel të rojave të urave të organizatave tjera kriminnale që në marrëveshje të Hashim Thaçit me Vuçiqin në 2013 jau hapi rrugën të veshin uniformen e policisë së Kosovës pa kurfarë verifikime për të kaluaren e tyre kriminale e që ishin faktikisht argat të Radojçiqit dhe të Listës Serbe”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat