“Sulmi terrorist ndryshoi gjithçka”/ Kelmendi zbulon prapaskenat, tregon si të veprojë Kosova dhe ka një paralajmërim për Serbinë!

Politika

“Sulmi terrorist ndryshoi gjithçka”/ Kelmendi zbulon prapaskenat, tregon si të veprojë Kosova dhe ka një paralajmërim për Serbinë!

Nga: M.Haziri Më: 1 tetor 2023 Në ora: 22:55
Pamje nga veriu - Manastiri i Banjskës

Sot (e diel 1 tetor) është bërë një javë nga sulmi terrorist serb ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku reshter i Policisë së Kosovës, tashmë i shpallur hero nga Presidentja e vendit.

Të gjithë e përjetuan rëndë humbjen e rreshterit Bunjaku, por në këto momente të vështira nuk mungoi as krenaria për suksesin e Policisë së Kosovës përballë terroristëve serbë, tre prej të cilëve mbetën të vrarë e disa u arrestuan.

Në mënyrë indirekte Serbia e pranoi se qëndron prapra sulmit terrorist me në krye ish nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radoiçiq.

Ndonëse sulmin terrorist serb e dënoi e gjithë bota, Serbia vazhdoi me kërcënimet e saj ndaj shtetit të Kosovës, madje edhe me vendosjen e ushtrisë në kufi.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai u shpreh se sulmi i terroristëve serbë ka rrezikuar rendin kushtetues dhe është i ndaluar me aktet normative të së drejtës ndërkombëtare.

Aksioni diverzivo-terrorist i qeverisë së Beogradit ndaj Kosovës është akt i rëndë dhe i ndaluar me aktet normative të së drejtës ndërkombëtare. U sulmua shteti i Kosovës. U vra një polic dhe dy u plagosen. Hynë mbi 100 kriminelo-terroristë në shtetin e Kosovës dhe bënë sulme të armatosura terroriste, duke rrezikuar rendin kushtetues, objektet shoqërore, jetën dhe objektet fetare”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që ky akt agresivo-terrorist tregon se klika e Beogradit nuk ka ndërruar dhe nuk ka hequr dorë nga e kaluara e errët neoshoveniste.

U rrezikua rendi politiko - juridik dhe shoqëroro - kushtetues i Kosovës. Ky akt agresivo-terrorist tregon se klika e Beogradit nuk ka ndërruar dhe nuk ka hequr dorë nga e kaluara e errët neoshoveniste dhe raciste”, shpjegon profesori.

Ndër të tjera , Kelmendi potencon që akti terrorist ka ndryshuar gjithçka në raport me Kosovën dhe kërkohet të kemi ndryshime edhe në raport me UE dhe me ShBA-në.

“Serbia synon ripushtimin e Kosovës, qoftë edhe me mjete të dhunës terroriste e fashiste. Për okupim mbështetet kryesisht në dhunën raciste. Natyrisht se akti terrorist ka ndryshuar gjithçka në raport me Kosovën. Kërkohet të kemi ndryshime edhe në raport me UE dhe me ShBA-në. Masat dënuese kërkohet të jenë të ashpra”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat