“Vuçiq u thye turpshëm”/ Analisti jep parashkimin e tij për dialogun

Politika

“Vuçiq u thye turpshëm”/ Analisti jep parashkimin e tij për dialogun

Nga: A.SH Më: 2 tetor 2023 Në ora: 22:08
Një automjet i Policisë së Kosovës i dëmtuar nga plumbat gjatë sulmit në veri të Kosovës më 24 shtator 2023.

Më 24 shtator terroristët serbë vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosën policin, Alban Rashiti.

E gjithë bota demokratike ka dënuar këtë akt terroristë të bërë mbi policinë e Kosovës.

Analisti Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se njerëzve me apetite shkatërruese nuk duhet t’u jepet pushtet, sepse gjithë synim kanë pushtime të reja.

“Psikopatët në pushtet janë bërë problem botëror. Me ta nuk ka zhvillim të dialogut, dhe nuk ke as për çka të bisedosh. Nuk iu intereson asgjë vetëm pushteti i tyre apsolut. Egoja e tyre është e sëmurë rëndë, e pashërueshme. Njerëzit normal nuk rrëzojnë në mënyrë shkatërrimtare. Pak kush ka besuar që tirani Putin do të bënte një invazion ushtarak pushtues mbi një vend sovran në shekullin 21. Nëse njerëzve të tillë iu lëshohet shumë terren për pushtim, ata nuk ndalën në apetitet për pushtime të reja. Kështu ka ndodhur në Luftën e Parë dhe në Luftën e Dytë Botërore. Të tillët më çdo kusht duhet mposhtur në frontin e luftës”, thotë ai.

Tutje, ai përmend, se një gjë të tillë e ka bërë edhe Milloshqviqi me shkatërrimin e ish-Jugosallavisë.

Megjithatë, kësaj radhe në Kosovë, Vuçiq u thye turpshëm, duke thënë se do të thyhet çdo tentim tjetër ushtarak serb.

Na kujtohet të gjithëve mirë se çka dëshirojë Millosheviqi me rastin e shkatërrimit të ish-Jugosallavisë, dëshirojë që me çdo kusht t’i arrin objektivat pushtuese për formimin e Serbisë të Madhe, që të njejtin synim e ka edhe sot presidenti Aleksander Vuçiq përmes akteve terroriste në veri. U thye turpshëm siç do të thyhet çdo tentim tjetër ushtarak siç po kërcënon. Psikopati Putin me psikopatin e vogël serb, Vuqiq, ushqehen mbi vuajtjët e popujëve të tjerë. Në luftën agresive nuk ka asgjë racionale. Putin në Ukrainë dhe Vuqiq në rajon po kërcënojnë me luftë bërthamore, dhe me ndërhyrje ushtarke në Ballkan. Këta njerëz dhe përkrahësit e tyre iracional e agresiv, i ndalë vetëm forca.

Këta as që mendojnë racionalisht të gjejnë ndonjë dalje paqësore nga lufta. Më këta është vështirë të zhvillohen bisedime për paqën. Edhe procesi maratonik i dialogut është futur në qorrsokak dhe zor se do të këtë përfundim të mirë me një kriminel lufte. Idetë e tilla arrogante e psikopatike duhet asgjësuar sa më parë bota përparimtare. Putin duhet ndëshkuar e izoluar siç kishte ndodhë në Luftën e Dytë Botërore, dhe me rastin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, ku u intervenu për të ndalë, luftën.

Nëse dorëzohet Ukraina, është dorëzuar Evropa. Nëse Ukrana fiton, Evropa është e sigurt. Edhe Putin dhe Vuçiq duhet të përfundojnë si Millosheviqi në Hagë. Kur Millosheviqi shkojë në Hagë gjithë rajoni u qetësua…”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat