Ish-komandanti i UÇK-së jep “alarmin”: Ushtria serbe pritet të përçahet - Ky do të ishte gabim fatal për serbët

Politika

Ish-komandanti i UÇK-së jep “alarmin”: Ushtria serbe pritet të përçahet - Ky do të ishte gabim fatal për serbët

Nga: A.SH Më: 3 tetor 2023 Në ora: 21:08
Oficerët e Policisë së Kosovës në hyrje të fshatit Banjskë më 24 shtator, 2023.

Dje, Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu para mediave ka konfirmuar se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës.

“Janë vërejtur ushtri në kufi, është konfirmuar se në zonën e njohur e Izvorit, po ndërtohet një bazë ushtarake. Pra, kjo po ndërtohet në afërsi me kufirin me Kosovën. Pamjet me dronë kanë konfirmuar këtë.

Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm”, deklaroi ajo.

Ish-komandanti i UÇK-së, Haifr Hoxha në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Serbia po e zhvillon konfliktin me Kosovën me luftë speciale.

Sipas tij, Serbia sa bëhet me Rusinë sa me Kinën dhe në këto kohë po luan me një kartë se kush paguan dhe japin më shumë me atë bëhen.

“Në Ballkan ndryshimet kanë ndodhur prej vitit 1991 deri më sot ku u zhbë ish Jugosllavia dhe formimin e shteteve të reja dhe secila ish Republikë dhe Kosova formuan ushtritë e tyre me aleatë të ri dhe shumica u bënë pjesë e forcave të NATO-s pos Serbisë dhe Kosova ende jo zyrtarisht por gjindet nën mbikqyrjen dhe sigurinë e NATO-s.

Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës pas luftës së armatosur po zhvillohet rregullisht me luftë speciale. Serbia nuk po e njeh ende pavarësinë e Kosovës dhe ky problem do të jetë aktiv deri momentin kur Serbia do të bëhet pjesë e BE dhe NATO-s, këtë rrugë Serbia e ka zgjat shumë pasi është aleate gjenetike me Rusinë, por që kur Rusia është në luftë me Ukrainën janë zbeh marrëdhëniet sidomos ato ushtarake mes Serbisë dhe Rusisë por Serbia ka ringjallë dhe ka përforcuar lidhjet gjeopolitike, ekonomike dhe ushtarake me Kinën që nga viti 2020 dhe kjo lidhje e tyre ka paraqit problem për BE dhe SHBA-në të cilat tani kanë problem shtesë që të punojnë dhe të investojnë më shumë me Serbinë që të heq ditë nga Kina e Rusia dhe Serbia tani po luan me një kartë se bëhem me ata që paguajnë dhe më japin më shumë.

Prandaj për shumë eksese që Serbia i shkakton në Kosovë nuk qortohet, nuk kritikohet as nuk dënohet nga SHBA dhe nga BE pasi janë në fazën e përkëdheljes ndaj Serbisë që ta ofrojnë sa më afër pranë tyre”, thotë ai.

Më tej, thotë se ushtria serbe mban kontakte me forcat e NATO-s dhe pa lejen e saj Serbia nuk rrezikon të futet në Kosovë, pasi do të ishte gabim fatal për ta.

“Serbia, ushtria serbe kanë kontakte të rregullta me forcat e NATO-s gjegjësisht me KFOR- in amerikan në Kosovë dhe në bazë të rezolutës 1244 ajo edhe qëndron rreth kufirit me Kosovë sepse mendon se ndoshta për një zgjidhje definitive me Kosovës asaj do t’i lejohet të futet në kufijtë e veriut të Kosovës ku ajo pjesë politikisht dhe ushtarakisht por as me administratë nuk iu lejua institucioneve të Kosovës kurrë që të shtrijnë pushtetin tërësisht në atë pjesë, dhe institucionet e Kosovës kurrë nuk kërkuan arsye pse veriu i Kosovës mbeti pezull që nga viti 1999 kur hyri NATO!

Vet Serbia pa lejen e NATO-s nuk do të rrezikon të fut ushtrinë e saj në Kosovë pasi do të ishte gabim fatal për ta.

Edhe po të çmendet dikush të jep një urdhër të tillë ata paraprakisht do të kujdesën se çka do të ndodhë me serbët në enklavat tjera brenda Kosovës dhe nuk mundet t’i rrezikojnë ata e të kujdeset vetëm për ata në veri”, deklaron ai.

Tutje, Hoxha duke përmenduar ushtriët e rajonit, thotë se Kosova ka rreth 8.500 pjesëtarë të policisë aktiv të armatosur, duke shtuar se ka afër 18.000 pjesëtarë aktiv të uniformuar dhe të armatosur që në krahasim me numrin e banorëve ka më së shumti në rajon.

Madje, në rast të një lufte, Serbia i di mirë të dhënat, se Kosova mund të mobilizohet nga të gjithë vendet ku ka shqiptarë.

Më tej, thotë se në uhtrinë serbre pritet të ketë përçarje në pro-rus dhe në ata pro-amerikan ose NATO.

“Serbia sot ka rreth 22.500 persona nën armë, në vendin e dytë është Kroacia me 14.800 dhe e treta është Bosnja dhe Hercegovina me 14.400 persona. Maqedonia e Veriut ka 6,850 anëtarë, Sllovenia 5,889 anëtarë aktivë dhe Mali i Zi 1,720 anëtarë aktiv të armatosur, Kosova ka rreth 10.000 pjesëtar aktiv dhe 5000 staf rezervë.

Policia e Kosovës ka rreth 8.500 pjesëtarë të policisë aktiv të armatosur, dhe për Mbrojte Kosova, pra ka afër 18.000 pjesëtarë aktiv të uniformuar dhe të armatosur që në krahasim me numrin e banorëve ka më së shumti në rajon.

Këto të dhëna i di fort mirë Serbia, duhet mos e harruar që në rast të konfliktit të armatosur mes Serbisë dhe Kosovës Serbia vështirë shumë e ka t’i bën gati 20.000 trupa të vinë në luftë në Kosovë kurse Kosova me 18.000 forca që i ka aktive duhet llogaritur që mobilizimi vullnetarë për mbrojtje të vendit është shumë më i lehtë se sa të mobilizosh luftëtar për të shkuar me okupuar, me luftuar me një vend tjetër prandaj forcat luftarake të Kosovës duhet të llogarisin se shpejt arritet numri mbi 50-60 mijl luftëtarë duke llogarit që pos kosovarëve do të mobilizohet diaspora kosovare sikur vitin 1998/99 kur ishte shumë më vështirë se tani, pastaj nga Shqipëria, Maqedoni, nga Kosova Lindore do të ketë mobilizim të hatashëm prandaj këto gjëra i di dhe i llogarit mirë Serbia.

Kurse kampet, mobilizimet e shpeshta dhe lëvizjet e tepruara maltretuese të ushtrisë që po i bën Vuçiq kanë filluar me shkaktuar nervoz dhe revoltë në ushtrinë serbe ku me një destabilizim të vogël politik ku dhe pritet të ndodhë do të përçahet edhe ushtria serbe në pro-rus dhe në ata pro-amerikan ose NATO!

Në Ushtrinë Serbe janë rreth 22.500 persona. Sipas strukturës së personelit numërohen rreth 4200 oficerë, 6500 nënoficerë, 8200 ushtarë profesionistë dhe rreth 3500 civilë. Në total, sistemi i mbrojtjes numëron mbi 30 mijë persona, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes me institucione të ndryshme në këtë numër, përveç Forcave të Armatosura. Ndryshe nga të tjerat, Serbia ka një numër të madh të institucioneve për arsim, mbrojtje mjekësore ushtarake, kërkime dhe zhvillim të armëve dhe logjistikës. Disa prej tyre janë Akademia Ushtarake, Instituti Teknik Ushtarak, VMA, Spitali Ushtarak i Nishit dhe institutet e riparimit në Çaçak, Kragujevc dhe Batajnicë” krejt këto institucione i kushtojn shumë Serbis dhe rregullisht Ushtria Serbe kan problem të madhë financiare”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat