“Rama avokat i Serbisë”/ Vjen thirrja nga Presheva: Parlamenti të distancohet nga deklarata e dëmshme të Ramës

Politika

“Rama avokat i Serbisë”/ Vjen thirrja nga Presheva: Parlamenti të distancohet nga deklarata e dëmshme të Ramës

Nga: A.SH Më: 4 tetor 2023 Në ora: 20:52
Edi Rama

Se NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës, e tha përsëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Edi Rama, në një intervistë foli për “Financial Times” pasi paraushtarakët serbë morën peng një manastir në Kosovën veriore, duke marrë të paktën katër jetë, përfshirë atë të një oficeri policie shqiptar, Afrim Bunjakut.

“Kosova është një pikë e nxehtë”, tha Rama. “Me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”.

Për këtë ka reaguar analisti nga Presheva, Refik Hasani.

Ai për “Bota sot”, deklaratat e Ramës i quajti konfuze dhe të dëmshme.

Ai kërkon nga Parlamenti i Shqipërisë, që të distancohet nga deklaratat e dëmshme të Ramës

“Deklaratat e parreshtura konfuze e të dëmshme, nga Kryeministri Edi Rama, janë goditje ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integretitit të shtetësisē së Kosovës.

Kam realizuar disa shkrime autoriale e pronocime lidhur me dëmet që po vazhdon ndaj Republikës së Kosovës.

Kjo është kupa e deklaratave, kërkoj që Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të thirr në interpelancë, dhe të distancohet nga këto deklarata tejet të dëmshme, duke vazhduar të jetë avokat i Serbisë e Rusisë”, shprehet analisti Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat