Kërkohet që Edi Rama të shpallet person “non-grata” në Kosovë

Politika

Kërkohet që Edi Rama të shpallet person “non-grata” në Kosovë

Nga: Petrit Rudi Më: 5 tetor 2023 Në ora: 11:25
Edi Rama- Aleksander Vuçiq

Si jo rrallë herë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dal edhe njëherë kundër Kosovës.

Kësaj radhe, Rama e ka quajtur një pjesë të Kosovës si ‘tokë të askujt”.

Në një intervistë dhënë mediumit Financial Times, Rama është shprehur në këtë mënyrë për veriun e Kosovës, pjesë kjo e cila së fundi ishte cak i një sulmi terrorist serb.

“NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon. Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve veriu është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, deklaroi Rama për Financial Times.

E kjo deklaratë e Ramës ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

“Edi Ramës nuk i ka mbet tjetër veç të thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, s’ka lënë gjë tjetër pa thënë. Ideatori i projektit serbo-rus të njohur si "Ballkani i Hapur" e deri tek deklarata e fundit "Veriu është tokë e askujt", janë tradhti e hapur për Kosovën”, thotë për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Siç thotë ai, Rama është shndërruar në zëdhënës të Vuçiqit.

“Është për të ardhur keq që një kryeministër Shqipërisë bën deklarata të tilla, i kapur nga Vuçiqi Edi Rama është shndërruar në zëdhënës të Aleksandër Vuçiq”.

Më tej, Mehmeti kërkon që Edi Rama të shpallet person “non ngrata” në Kosovë.

“Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti duhet të protestojnë duke paralajmëruar Ramën se nëse nuk e tërheq deklaratën në fjalë, do të shpallet person "non-grata" në Kosovë. Urgjentisht duhet të bëhet një veprim i tillë, ndryshe zëdhënësi i Vuçiqit s’do ndalet me kaq”, thekson Mehmeti.

“Fatkeqësisht se shqiptarët e Shqipërisë kanë një person të tillë në krye të qeverisë që interesat kombëtare gjithnjë i ka vendos në rend të fundit. As Esat Pasha nuk i ka bërë dëme më të mëdha Kosovës se Edi Rama”, përfundon për “Bota sot” analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat