Vëllai i Haki Imerit, Faiku i shkruan letër publike Kryeprokurorës së Gjykatës Speciale, tregon me emra kush përpiloi “listat e vrasjeve politike”

Politika

Vëllai i Haki Imerit, Faiku i shkruan letër publike Kryeprokurorës së Gjykatës Speciale, tregon me emra kush përpiloi “listat e vrasjeve politike”

Nga: N. Sh. Më: 5 tetor 2023 Në ora: 20:00
Haki Imeri dhe Hashim Thaçi

Vëllai i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, Faiku, i ka shkruar një letër prkurores së Gjykatës Speciale, Kimberly West.

Në këtë letër, Faiku tregon se më 12 janar të vitit 2020 i kishte drejtuar edhe një letër ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilit i kishte thënë se “shihemi në Gjykatë Speciale”, ku e bën përgjegjës për vrasjen e vëllaut të tij, Hakiut.

“Hashim Thaçi është ideatori i listës së vdekjeve i cili e ka përgatitur dhe i ka paraprirë një atmosfere të dhunshme dhe vrastare për eliminimin e kundërshtarëve, veçanërisht të atyre politikë gjatë viteve 1998-2000. Skenës shqiptare i është shpërfaqur edhe njëherë i njëjti person. Sipas të dhënave ai ka përpiluar listat e vrasjeve enigmatike në vitet 1998 tutje. Nga ato lista të zeza, shqiptarët përjetuan vrasje dhe terror, me karakter politik. Për këtë ai po gjykohet!”, shkruan ndër tjera Faiku në letrën e tij.

Gazeta “Bota sot”, ka siguruar letrën e plotë, të cilën mund ta lexoni më poshtë:

LETËR PUBLIKE/ Drejtuar prokurores Kimberly West

E nderuar prokurore Kimberly West!

Unë quhem Faik Imeri, dhe jam vëllai i Haki Imerit të vrarë në vitin 1999! 3 vite më parë në 12 janar 2020, unë i kam drejtuar një letër publike ish-Presidentit Hashim Thaçi me titullin “Faik Imeri: Me ty Hashim Thaçi shihemi në Gjykatë Speciale”! 3 vite më parë, Hashim Thaçi ishte President i Kosovës, ndërsa sot ai është i pandehur dhe ndaluar në Hagë për llogari të Gjykatës Speciale ku akuzohet për vrasje, tortura dhe zhdukje të kundërshtarëve të tij politikë. Një prej viktimave të “dorës” së Hashim Thaçit është edhe vëllai im i ndjerë, Haki Imeri!

3 vite më parë, kur Hashim Thaci ishte president pak e besonin se ai mund të përballej me drejtësinë për viktimat dhe gjakun e shqiptarëve mbi të cilat ai ka shkelur, ka ndërtuar dhe ka sunduar si politikan për gati 20 vjet në Kosovë.

Unë besoja 3 vjet më parë, dhe besoj edhe sot tek DREJTËSIA!

Hashim Thaçi është ideatori i listës së vdekjeve i cili e ka përgatitur dhe i ka paraprirë një atmosfere të dhunshme dhe vrastare për eliminimin e kundërshtarëve, veçanërisht të atyre politik gjatë viteve 1998-2001. Skenës shqiptare i është shpërfaqur edhe njëherë i njëjti person. Sipas të dhënave ai ka përpiluar listat e vrasjeve enigmatike në vitet 1998 tutje. Nga ato lista të zeza, shqiptarët përjetuan vrasje dhe terror, me karakter politik. Për këtë ai po gjykohet!

Por prej dy vitesh, Hashim Thaçi ka rifilluar dhe ka vënë në jetë të njëjtin projekt antikombëtar-kriminal. Këtë herë për t’i mbyllur gojën ose akoma më keq, për të asgjësuar të gjithë ata që janë dëshmitarë dhe kanë fakte për aktivitetin e tij kriminal!

Personazhi në fjalë për një kohë të gjatë i ka përdorur LISTAT E VRASJEVE si mjet shantazhi dhe gjobëvënie pikrisht ndaj atyre, disa nga ata ishin edhe bashkëpuntorë, shokët e tij.

Teksa procesi gjyqësor po ecën siç kishte paralajmëruar Gjykata Speciale dhe Dhomat e Posaçme, ai është angazhuar në mënyrë aktive që të pengoje këtë proces në të gjitha format e mundshme. Qëllimet e tij janë qëllimet e atyre që organizuan dhe ekzekutuan figurat politike të kraut të djathtë që udhëhiqej nga lideri i shqiptarëve të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Sot, sorollatet poshtë e lartë në boshësi me një qytetar amerikan (trampian). Ka sjellë atë nga SHBA që së bashku të fabrikojnë dosje të rreme me dëshmitar të rremë ashtu si i kërkohet nga SHIK-u për ta shfajësuar veten nga dëshmitë e dhëna disa herë pranë prokurorëve të Dhomave të Specializuara.

Përpjekjet e tij për të inskenuar skenar të lloj-llojshëm dhe përdorur dëshmi të rreme kundër dëshmitarëve të Gjykatës Speciale, janë një instrumente brutael i luftes  që ky grup kriminal i projektuar përdor për të shprehur pikëpamjet dhe qëllimet agresive, për të shpëtuar lëkurën e Milaim Zekës dhe “Gjarpërin” alias Hashim Thaçin nga ndëshkimi i përjetshëm.

Grupi i ka vënë detyrë të rëndë vetes të luftojë Gjykatën Speciale dhe dëshmitarët e saj me të gjitha mjetet që i kanë në dispozicion. Ata janë në nivelin e detyrës që i është caktuar nga i pandehuri që kryesisht sot 'banon' në Hagë të Holandës. Manovrat e tyre terrorizuese po ndodhin në shumë drejtime për të përmbushur kërkesat e te pandehurit kryesor. Mesazhet e tyre të frikësimit që po i shpërndajnë janë një shenjë e rënde se ata synojnë që të pengohet procesi gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Frikësimin dhe linçimin permanet po e ndiejnë dëshmitarët e Hagës. Gjuetia e shtrigave kundër Gjykatës Speciale që po bën M.Z është e rende, në prapavije ka ShIK-un. Kjo 'lojë' e pistë hedhë dritë me prova pse nuk janë zbuluar vrasjet enigmatike tash e dy dekada. Shkaqet e një lufte të tille janë të qarta. Personazhi që po udhëheqë këtë fushatë ka mbështetje të plotë të krerëve të SHIK-ut dhe strukturave tjera që kanë kundërshtuar zbardhjen e vrasjeve politike. Ky protagonist dikur u shërbeu të gjitha misioneve të huaja në Kosovë, në fakt misionin e vet e ka shpalosur me deklarata të shumta private dhe publike. Kjo kthesë radikale e tij nuk është e çuditshme, ai motiv e ka paranë dhe për paranë bën belanë siç thotë populli.

Është e çuditshme dhe e dhimbshme të shohim se si protagonisti kontravers nuk e kupton se arkivi është shndërruar në armik. Biografia tij ka shumë vrima ndërsa ai po përpiqet të shlyje një të kaluar të errët dhe rrëfimet e tij i janë bërë kolona armiqsh të dikurshem e të sotshëm. Të gjitha përpjekjet e tij 'legjendare' nuk mund t'i shlyejnë gjurmët dhe dëshmitë e dhëna për disa dekada pranë 'misioneve', shërbimeve të huaja të stacionuara në Kosovë dhe jashtë saj.

Mendja e atyre që kanë kryer krime kundër shqiptarëve, veçanërisht e Hashim Thaçit me pozicionin dhe deklaratat e tij gjatë dhe pas luftës, ka nxitur dhe tërhequr bashkëpuntoret, ndihmësit, argatët që t'i shërbejnë kauzës së perçarjes, përndjekjes deri në vëllavrasje, një luftë e orkestruar në shumë dimensione kriminale, e me pasoja afatgjata për shoqërinë tonë dhe Kosovën.

Kjo fushatë sistematike gjatë dy viteve ka prodhuar frike, linqim  kercenime kanosje , kunder  kunder te gjithe atyre qe mbeshteten drejtesine  .Ky skenar po  ndertohet falë kontributit aktiv e të paepur te ketyre organizimeve te nendheshme  që paten guximin me bujë t'i shpallin  luftë Gjykates Speciale , ish kryeprokurorit Jack Smith dhe dëshmitarëve të Gjykatës Speciale. Lufta është orientuar me theks të veçantë ndaj viktimave, atyre që e mbështetën Dhomat e Specializuara për të ndriçuar të vërtetën e vrasjeve politike në Kosovë.

Që nga fund viti 2016 deri në fund te vitit 2021 Milaim Zeka pretendonte se ishte këmbë e krye në shërbim të drejtësisë, hetuesisë dhe Dhomave të Specializuara. Këtë të dhënë e dëshmon edhe letra e tij e dërguar Dhomave të Specializuara në fund të gushtit 2021. Madje në atë deklaratë të publikuar ditë më parë në mediumin “Bota Sot” dëshmon me pikë e me presje bashkëpunimin me Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale me seli në Hagë. Akt vërtetë njerëzor-patriotik nëse e shohim nga këndveshtrimi racional dhe etika humane. Më tutje nuk po komentojmë letrën se teksti i saj i ka thënë të gjitha.

Në publikimet tij që kërkon kokën time, dëshmojnë se këtë fushatë të egër me shpifje, shantazhe, sulme, kërcenime e kanosje me jetë ia drejton autorit të kësaj letre publike që në fakt po ia shkruaj Kryprokurores Kimberly Ëest të Dhomave të Specializuara. Kjo është “lufte speciale” vetëm se unë kam mbeshtetur ndriçimin e vrasjes së vëllait tim dhe vrasjeve tjera. Sipas informacioneve fushata është porositur nga i pandehuri Hashim Thaçi. Pastaj kjo fushatë është ushqyer dhe sponsorizuar nga të tjerët ose thënë ndryshe krerët e SHIK-ut.

Këtë fakt e konfirmon Milaim Zeka në një 'intervistë' private.

Në këtë 'mision' janë të përfshirë persona me precedente kriminale para, gjatë dhe pas luftës. Janë të njohur për shantazhe, kërcënime, mashtrime, trillime, rrëmbime, fajde, uzurpime dhe forma të tjera kriminale që janë pjesë esenciale dhe aktivitet i tyre jetësorë. Ky lloj krimi i organizuar për më shumë se dy dekada, ka qenë maskuar  me maskën e gazetarit, opinionistit, analistit...

Një fakt i rëndësishëm është se pasojat e fushatës së tij kriminale i kanë ndierë figura të rëndësishme publike si: politikanë, gazetarë e ushtarakë të njohur të Kosovës që ishin krahu i kundërt politik i atij që sot po gjykohet për krime ndaj kundeshtarëve politike, shqiptarëve vetëm pse kanë menduar ndryshe.

Shumë njerëz e kanë harruar se teksa ishin të pushtetshëm, udhëhoqën procesin e çlirimit të tranzicionit dhe vendosjen e një lloj rendi me kaos e anarki në Kosovë. Ata bënë vrasje, ekzekutime, vjedhje dhe krime të cilat nuk janë ndjekur nga drejtësia, asnjëherë se ata ishin në pushtet. Së fundmi, është e rëndësishme të theksohet se kjo qasje kriminale po krijon një atmosferë të frikshme dhe po shpërndan frikën që mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

Kjo fushatë 'inovative' sistematike po krijon deshmi e prova te reja  dhe është një përpjekje të pengojë zbardhjen e vrasjeve politike dhe mos-kapjen kriminelëve të tjerë. Personazhi i fushatës denigruese e frikësuese kundër dëshmitarëve, zyrtarëve të Gjykatës Speciale është i vetëdijshëm se në një moment të caktuar këtë fature do ta paguajë Hashim Thaçi.

Ai do t’ia kthejë shtizat atij në një moment 'solemn'.

Koha do të dëshmojë historinë e së vertetës të ketyre ngjarjeve me motive të caktuara dhe të porositura, do ta dëshmojë të vërtetën rreth komunikatave, publikimeve të Milaim Zekës të cilat në formë dhe përmbajtje duken identike si “Komunikata 59” të cilën e hartoi dikur Hashim Thaçi në vitin 1998, sot ai tekst i asaj komunikate i është shndërruar në një armik të pamposhtur.

Jemi të vetëdijshëm se këto angazhime të strukturuarave kriminale në mënyrë të paramenduar e të planifikuar, kanë synim pengimin, ndërhyrjen e procesit gjyqësor dhe dështimin e tij. Kjo formë e përndjekjes ndaj viktimave dhe dëshmitarëve u jep prokurorëve prova të reja që i pandehuri dhe të tjerët duhet të trajtohen akoma më me rigorizitet juridik e penal. Kjo fushatë e porositur dhe e orkestruar shfaq qartazi se kërkesa e tij që të mbrohet në liri është një kërcënim dhe kanosje për të gjithë.

Këto dëshmi terrori e dhune që po u prin Milaim Zeka dhe po i organizon SHIK-u në prapavijë u japin të drejtë prokurorëve në pretendimet e tyre se të pandehurit nuk mund të lihen të mbrohen në liri, arsyet janë keto që i rreshtuam më lart. Zbardhja e vrasjeve politike është një qëllim njerëzor dhe kombëtar, është detyrim moral për të gjithë ata që duan të kujtojnë se drejtësia për viktimat e këtyre krimeve të rënda duhet ta japë një verdikt final. Një maksimë e vjetër popullore thotë: “po mbolle erë do të korrësh stuhi”! Pasojat e këtyre sulmeve të tanishme që po i orkestron SHIK-u përmes M.Z do t'i pësoj sigurisht i pandehuri me të tjerët në një fazë tjetër të procesit gjyqësor.

Jam target i një fushate të egër me intriga, dhunë e terror, kërcënime e kanosje kundër meje, qe po behet ne vazhdimesi per aryyen e thjeshte:  vetëm pse kam kërkuar dhe kërkoj zbardhjen e vrasjes së vellait tim Haki Imeri dhe të tjerëve.

E nderuara Kryprokurore Kimberly West prej sot e konsideroj të jem në dispozicion të Dhomave të Specializura që ta dëshmoj të vërtetën time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat