Çfarë pritet nga vizita e “pesëshes së madhe” evropiane në Kosovë?/ Flasin analistët

Politika

Çfarë pritet nga vizita e “pesëshes së madhe” evropiane në Kosovë?/ Flasin analistët

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 20 tetor 2023 Në ora: 08:10
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Shteti ynë pritet që të shtunën të ketë vizitë nga pesëshja e madhe e Bashkimit Evropian. Kjo do të jetë vizita e parë që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.  

Më 21 tetor, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Italisë, Francës do të shoqërojnë përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në takimet në Kosovë dhe Serbi.  

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, qëllimi i vizitës është të shtyhet përpara zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit dhe Aneksit për zbatimin e saj.  

Derisa, Kreu i shtetit serb ka thënë se pret që ky delegacion emisarësh perëndimorë të vijnë në Beograd me “gjëra të reja” rreth Kosovës. Gjithashtu, ai ka thënë se mund të ketë një “goditje për Serbinë” sa i përket çështjes së sanksioneve ndaj Rusisë.  

Tahiraj: Vizita, përpjekje serioze për t’i bindur palët që t’i kthehen tryezës së bisedimeve  

Analisti dhe veprimtari Saim Tahiraj në një përgjigje për “Bota sot” delegacioni nga BE të vijnë me mesazhe të qarta për të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë.  

Sipas tij, për Serbinë mesazhet do të jenë që të mos përsëriten më sulme të tilla si në Banjë dhe t’i kthehet bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.  

“Vizitat e paralajmëruara të emisarëve Lajçak dhe Eskobar, me këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Italisë dhe Francës, në Kosovë dhe Serbi, janë një përpjekje serioze për t’i bindur palët që t’i kthehen tryezës së bisedimeve si e vetmja alternativë e realizimit të marrëveshjeve. Sulmi i shtetit serb kundër sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, përmes akteve terroriste, rrezikoj seriozisht sigurinë e saj kombëtare dhe më gjerë.   

Mesazhi i parë serioz dhe detyrues do të jetë ndaj Serbisë, se nuk guxon të përsëriten akte të tilla të terrorizmit shtetëror serb ndaj Republikës së Kosovës, të cilat rrezikojnë seriozisht sigurinë e saj kombëtare dhe regjionale.   

Mesazhi dytë për Serbinë do të jetë që sa më shpejt t’i kthehet tryezës së bisedimeve për realizimin e të gjitha pikave të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit”, thotë ai. 

Image
Saim Tahiraj

 

 Kurse, sipas Tahirajt, edhe për Kosovën do të ketë mesazhe. Një ndër to do të jetë kërkesa për kthim në bisedime.  

Megjithatë, ai shprehet se Kosova këtë nuk duhet ta pranojë kthimin në dialog u ndëshkuar Serbia, sepse nëse pranon një gjë të tillë, do të jetë e hendikepuar kurse Serbia do të ulet si triumfaliste dhe do të vazhdojë me veprimet e veta agresore.   

“Për Kosovën mesazhi i parë do të jetë shtensionimi i situatës në veri dhe mbajtja e zgjedhjeve.   

I dyti kthimi sa më i shpejt në tryezën e bisedimeve dhe përpilimi i draft statutit të asociacionit, për të vazhduar me zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes. Mendoj se Kosova duhet t’ia bëjë të qartë që nuk do pranoj të rikthehet në tryezën e bisedimeve pa realizimin e disa kërkesave.   

Nën një, pa ndëshkimin e Serbisë për sulmin e terrorizmit shtetëror ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës. Pa një garanci të fortë nga Bashkësia Ndërkombëtare, për sigurinë tonë Kombëtare.   

Të garantohemi që Serbia nuk guxoj kurrë të përsërit akte të tilla të terrorizmit shtetëror. Nëse Kosova do shkojë në bisedime pa realizimin e këtyre kërkesave, do jetë e hendikepuar si palë e pabarabartë. Nëse Serbia nuk do të ndëshkohet nga Bashkësia Ndërkombëtare do shkojë në bisedime si triumfaliste dhe nuk do i zbatoj marrëveshjet, përkundrazi do jetë e stimuluar për veprime tjera edhe më të rrezikshme. Bashkimi Evropian duhet ta ndërpres përfundimisht këtë tolerancë të pakufizuar ndaj Serbisë si e përkëdhelura e Evropës. Kosova nuk e meriton këtë trajtim nënçmues nga ndërmjetësuesit Evropian. Për të pasur sukses në bisedime duhet trajtim i barabartë i palëve, nese jo atëherë dështimi është i sigurt”, përmbylli ai.  

Kelmendi: Zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi varet kryesisht nga qëndrimet e Beogradit  

Profesori Muhamet Kelmendi, për “Bota sot”, deklaron se vizita e 5-shes evropiane do të jetë për përkrahjen e planit të BE-së mbi zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.  

Sipas tij, nuk dihet nëse ka plan tjetër, edhe pse do të ishte e udhës të kishte që me këtë rast të përcaktohen edhe masat ndaj Serbisë.  

“Gjatë kësaj pritet që Emisari i UE-së, Miroslav Lajcak, së bashku me Gabriel Eskobarin e SHBA-ve, si dhe përfaqësuesit e Frances, Gjermanise dhe Italisë të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.  

Këta vijnë për t’i dhënë përkrahje planit të UE-së mbi zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi. Ende nuk dihet zyrtarisht se a ka plan tjetër. Kishte me qenë normale që të ketë një plan tjetër, duke përcaktuar edhe masat ndaj shtetit serb, pas agresionit terrorist të bërë ndaj Kosovës nga Serbia. Kosova e ka pranuar planin e UE-së. Është Serbia që po e kundërshton dhe po vënë kushte për dialogim. Tamam, sikurse plani të ishte vetëm për bashkësinë serbe, pa çështje tjera jetike për dy shtetet. Këtu nuk duhet harruar krimet e luftës, të vrarit të pa gjetur, dëmet e bëra në Kosovë në vazhdimësi. Edhe akti kriminalio-terrorist i 24 shtatorit 2023 kërkohet të futet në përgjegjësi”, thotë ai.  

Image
Muhamet Kelmendi

Më tej, ai thotë se Kosova nuk ka bërë asnjë krim.   

Kelmendi thotë se Serbia është e lidhur ngushtë me Rusinë dhe Kinën, madje për këtë tregojnë edhe faktet kur Serbia po furnizohet me armë nga këto dy shtete.  

"Kosova nuk ka bërë asnjë krim ndaj shtetit serb. Nuk ka sulmuar shtetin serb dhe nuk ka bërë krime në atë shtet.  

Serbia ka vepruar në vazhdimësi me mjete të dhunës terroriste ndaj shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës. Serbia nuk pranon dhunën dhe terrorin. I mban terroristët në Serbi dhe nuk ia dorëzon drejtësisë. Me këtë politikë nacional-raciste po vepron Serbia edhe jashtë vendit. Kudo kërkon mos njohje të shtetit të Kosovës. Bënë pengesa për anëtarësimin e Kosovës nëpër mekanizmat ndërkombëtar. Po kryen veprime për çnjohje të Kosovës.  

Serbia është lidhur me Rusinë dhe me Kinën. Marrin armë me bollëk nga këto shtete. Janë militarizuar. U futën edhe në mekanizmat e dyshes ruso-kineze.  

Krimineli Vuçiç, pas agresionit terrorist në Banjskë të Kosovës i mori në mbrojtje terroristët dhe shpalli ditë zie për terroristët e vrarë në aksionin terrorist më 24 shtator. Ai tha: “Kurrë Kosovën nuk do të pranojmë ne shtet. Kosova dhe Metohija janë vend serb. Të rënët në Banjskë nuk janë terrorist por heronjtë të shtetit serb".  

Këto fakte i dinë jashtë vendit. Edhe të deleguarit i dinë faktet mbi terrorin serbomadh të shtetit serb. Mbi këto fakte kërkohet të shtrihet presioni mbi shtetin serb”, shprehet ai.  

Në fund, profesori e thotë qartë, se pa presion ndaj Vuçiç, Daçiç dhe Vulin nuk do të ketë paqe.  

 “Pa e vë nën presion treshen Vuçiç-Daçiç dhe Vulin kurrë paqe nuk do të ketë me Kosovën. Tek kjo treshe qëndron përgjegjësia për terrorin dhe krimin serb. Pa dashjen e tyre nuk ndalen aktet terroriste dhe nuk zgjidhet çështja e Kosovës me shtetin serb.  

Natyrisht se ndaj Kosovës duhet hequr masat e vendosura. Kosova nuk ka ku shkon.   

Udhëheqja e Kosovës e pranojë planin e UE-së dhe po e mbron tërësinë territoriale, integritetin shtetëror dhe sovranitetin e vet”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat