Keqkuptimi i deklaratës së Macron/ Nga LVV e LDK shpjegojnë situatën – Ja pse pezullimi i liberalizimit të vizave është i pamundur

Politika

Keqkuptimi i deklaratës së Macron/ Nga LVV e LDK shpjegojnë situatën – Ja pse pezullimi i liberalizimit të vizave është i pamundur

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 21 tetor 2023 Në ora: 08:00
Presidenti i Francës, Emanuel Macron

Ditë më parë një deklaratë që solli “huti” në opinonin publik, ishte ajo nga presidenti Macron në lidhje me pezullimin e vizave. 

Kjo huti u bë në konferencën e përbashkët të Macron dhe Ramës. 

“Ajo që presim nga autoritetet e Kosovës dhe ato serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiq dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha Macron. 

 Kjo ishte deklarata që bëri konfuz publikun duke sjellë reagime të mëdha. 

Mirëpo e gjitha u përmirësua më anë të verifikimit të deklaratës së Macron. 

Por disa burime diplomatike brenda Bashkimit Evropian (BE) kanë sqaruar se nuk ka mundësi që një shtet në mënyrë të njëanshme ta pezullojë liberalizim e vizave për një shtet tjetër dhe se kjo mund të bëhet vetëm përmes një rregulloreje nga Këshilli i BE-së, pas një deklarate të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që shkaktoi huti në Kosovë të martën. 

Gjithashtu vlen të theksohet që në prill të këtij viti, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u miratua edhe formalisht nga BE-ja dhe u botua në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian po të njëjtin muaj. 

Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen. 

Ndërsa për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-së. Kjo mund të bëhet me kërkesë ose nga Komisioni Evropian ose nga ndonjë shtet anëtarë. Pastaj, vendet anëtare të Këshillit mund të votojnë për pezullimin e mundshëm. 

Krasniqi: Kemi plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara për lëvizje të lirë 

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi. 

Deputetja u shpreh se e rëndësishme për qytetarët është se nuk kemi të bëjmë me pezullim të liberalizimit të vizave pasi nëse një gjë e tillë do të ndodhte atëherë do të ishte një goditje për Kosovën. 

“Ajo që është e rëndësishme të theksohet për qytetarët, për hir të informimit të drejtë, nuk kemi të bëjmë me pezullim të liberalizimit të vizave për Kosovën. Në fakt kjo do të ishte një goditje e madhe ndaj vendit tonë dhe padrejtësi nëse do të ndodhte ashtu, sepse kemi plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara për lëvizje të lirë tash e sa kohë dhe kemi popullin me properëndimor në Ballkan”, u shpreh ajo. 

Image
Rrezarta Krasniqi

Deputetja më tej theksoi që vlen të theksohet është nevoja për koordinim dhe partneritet të plotë me BE-në, ndryshe nuk mund të vazhdohet tutje. 

“Gjithsesi, kjo duhet të shihet edhe si sinjal për Qeverinë e Kosovës e cila në shumicën e rasteve ndërmerr veprime të pakoordinuara me BE-në dhe SHBA-në, pra ajo çka vlen të theksohet është nevoja për koordinim dhe partneritet të plotë me BE-në, ndryshe nuk mund të vazhdohet tutje dhe nuk mund të llogaritet në përkrahjen e tyre”, nënvizoi Krasniqi për “Bota sot”. 

Batusha: Kosova ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe kërkesat për liberalizim të vizave 

Ndërsa, deputeti nga radhët e LVV, Agon Batusha në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që deklarata e Macron do të ishte e pamundur juridikisht pasi që Kosova ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe kërkesat për liberalizim të vizave. 

“Në rend të parë, dua të ju siguroj se vendimi për liberalizimin e vizave është një proces i mbyllur dhe i përfunduar për Kosovën. Deklarata e fundit e Presidentit Macron për "Pezullimin e liberalizimit të Vizave për Kosovën" është juridikisht e pamundur, pasi Kosova ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe kërkesat për liberalizim të vizave. Ky proces është finalizuar, dhe vendimi për të lejuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian është përfundimtarë”, thekson ai. 

Image
Agon Batusha

Deputeti më tej shton se kësi vendime nuk mund të merren në mënyre individuale pasi që për këto çështje merret Komisioni Evropian e jo një shtet. 

“Le të mbetemi të qetë dhe të përqafojmë Bashkimin Evropian me besim më 1 janar 2024.  Sepse vetëm Komisioni Evropian është adresa e duhur për të iu referuar çështjeve të liberalizimit të vizave, i cili merr vendime me pajtueshmërinë e gjitha shteteve anëtare, pra nuk mund të ketë vendime individuale të shteteve dhe as të njëanshme”, përfundoi Batusha për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat