“BE dhe SHBA kanë vendosur që në Kosovë të ndërtohet shteti i tretë serb!”

Politika

“BE dhe SHBA kanë vendosur që në Kosovë të ndërtohet shteti i tretë serb!”

Nga: A.SH Më: 22 tetor 2023 Në ora: 08:21
Pesëshja diplomatike perëndimore që u prit në Prishtinë nga kryeministri i Kosovsë, Albin Kurti.

Emisarët perëndimorë i kërkuan Prishtinës dhe Beogradit që të normalizojnë marrëdhëniet dhe të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit.

Por, ajo çfarë këtkuan ata ihste thjeshtë, formimi i Asociacionit me shumicë serbe në Kosovë.

“Dialogu është më i rëndësishëm së kurrë, sepse nëse nuk ka dialog mund të përsëritet eskalimi, dhe kjo nuk është çka duam ne, as çka doni ju. Prandaj jemi këtu. E dyta, nuk ka alternativë tjetër pos dialogut, sepse dialogu sjell normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e hap rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, tha Lajçak.

“Këtu, ne duhet ta nënvizojmë nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë pa asnjë vonesë tjetër. Pa këtë, nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane të Kosovës”, paralajmëroi Lajçak.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se BE dhe SHBA kërkuan përsëri formimin e Asociacionit.

“Z. Lajçak udhëheqi delegacionin që dje u takuan në Prishtinë me z.Kurti dhe do të takohen në Beograd me kriminelin e luftës Vuçiç.

Në Prishtinë doli se nga rruga e përcaktuar në planin e UE-së nuk ka kthim prapa. Ndërsa, agresioni terrorist i shtetit serb, nuk u kap si shkak për masa ndëshkuese dhe fare nuk u fut në dialogim. UE dhe SHBA -të kanë vendosur që në Kosovë të ndërtohet shteti i tretë serb. Me Asociacion (bashkësi) realizohet shteti serb.Natyrisht se pa Kosovë nuk mund të arrihet ky qëllim. I duhet pajtueshmëria e Kosovës.

Mirëpo, Kosova nuk mund të pranojë një shtet serb në Republikën e vete të ngushtuar dhe të asimiluar nga Beogradi gjate historisë. Në Kosovë nuk ka tokë për shtet serb”, thotë ai.

Sipas tij, është koha që të gjithë të marrin vesh se Kosova është shqiptare dhe nuk ka asgjë sllave.

“Është koha që të kuptojnë kolonët serb se në Kosovë kanë ardhur pas LPB. Pas pushtimit të Kosovës me forcën e armëve, me vendimin e Konferencës së Ambasdorëve në Londër të vitit 1912/13 dhe të Konferencës së Versajës në Paris, ku me ndihmën e ushtrisë franceze, në vitin 1918, e okupuan Kosovën forcat serbe.

Pas këtij viti u sollën kolonët serbo-malazezë në Kosovë.

Është koha të kuptohet se nuk ka ku shkon më tej asimilimi. Kolonët kërkohet të dine, e nëse nuk duan, duhet mësuar se Kosova është shqiptare. Nuk ka gjë sllaveEdhe manastiret janë iliro-shqiptare”, shprehet ai.

Në fund, ai deklaron se me këtë Kosovës humb territor dhe ky është dëm i madh për vendin tonë.

“Kosova nuk mund të lejojë serbizimin e territoreve historike shqiptare nga sllavët e jugut. Ndërtimi i asociacionit serb, duke e futur edhe Graçanicën, Shtërpcën, Kllokotin, Parteshin, Ranillukun në Asociacion, me komunat e veriut të Kosovës, humb funksionalitetin shteti. Në Republikë reduktohet funksionaliteti i shtetit të Kosovës.

Kosova humb territor. Nuk ka dëm më i madh. Këtej, nuk ka fare rëndësi, se kush çka thotë dhe nga vjen. Serbët në Kosovë kanë të drejta të gjera. Nuk duhet lejuar asnjë lloj organizimi tjetër. Asociacioni i komunave serbe është subjekti vdekjeprurës i shtetit të Kosovës. Me atë kurrë nuk ka paqe. Kjo u pa edhe me rastin terrorit serb në Banjskë të Zveçanit të Kosovës. Kjo, po del edhe me faktin se për disa mijëra serbë kërkohet asociacion në Kosovë e për mbi 100 mijë shqiptarë në Luginën e Preshevës në Serbi as që diskutohet asociacioni”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat