Profesori “godet” emisarët: Ky është mashtrimi i radhës në tavolinë asociacioni “me mish dhije”

Politika

Profesori “godet” emisarët: Ky është mashtrimi i radhës në tavolinë asociacioni “me mish dhije”

Nga: A.SH Më: 22 tetor 2023 Në ora: 10:08
Foto nga vizita e emisarëve në Kosovë

Në Prishtinë dje qëndroi pesëshja evropiane e cila kishte ardhur për të bërë trysni për t’u rikthyer në bisedime.

Por, ata kërkuan edhe forminon e Ascociacionit në komunat me shumicë serbe, si hap i parë për normalizimin e marrëdhënive mes dy vendeve.

Analisti Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se pesëshja erdhi me plan në Kosovë.

Analisti thotë se ata erdhën me trysni ndaj Kosovës për bisedimet me Serbinë, pavarësisht sulmit që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Sipas tij, ka tendenca që ndërkombëtarët ta shfajësojnë nga ky sulm i turpshëm terrorist ndaj Kosovës.

“Kjo pesëshe po ishte e sinqertë dhe e drejtë në dialog pas ngjarjeve të 24 shtatorit nuk do të duhej të vijë me “duar n’xhepa bosh” veç sa për të kërkuar lëmosh për të vazhduar edhe më tutje degradimin e dialogut siç vepruan për këto 12 vite. Edhën për një mashtrim të radhës.

Kjo pesëshe evropiane po të ishte e sinqertë së pari në Prishtinë do te sillte vendimin e BE për heqjen e sanksioneve të padrejta të vëna Kosovës kohë më parë. Sot kjo peseshhe do vinte me vendimin e BE-së për vënien e sanksioneve ndaj Serbisë për aktin sulmin terrorist që i beri Kosovës, e jo vetëm që ky sulm të gjykohet vetëm me fjalë.

Por si duket ka një orvatje të theksuar ndër ndërkombëtarët se ky sulm terrorist i cili po gjykohet vetëm me fjalë e jo me vepra, jo me dënim me sanksione ndaj kriminelve fashist të Serbisë në krye me kriminelin Vuçiq. Ka tendenca edhe nga vet ndërkombëtarët që Serbia të shfajësohet nga ky sulm i turpshëm terrorist ndaj Kosovës duke e hedhur të gjithë fajin një individi, një terroristi siç është kryekrmineli dhe banditi Milan Radojqiç, duke e shfajësuar Serbinë dhe Vuçiqin që qëndronin prapa këtij sulmi terrorist. Po si është e mundshme atëherë të kryhet një akt aq i tmerrshëm terrorist me atë arsenal armësh me sigma të shtetit të Serbisë i shpërndarë nëpër Manasitrin e Banjskës dhe nëpër lokalitetit tjera në veri çfarë shihet qartë se ka qenë në veprim sulmi ndaj Kosovës për ta marr veriun.

Por megjithatë në Prishtinë erdhën hileqarët emisarë. Erdhën ashtu siç janë ardhë gjithherë me trysnin për të vazhduar dialogun thuajse më 24 shtator nuk ka ndodhë asgjë. Erdhën në Prishtinë si fantazma, si qyetet e zeza dhe korbat e zi jo për të zgjidhë diçka në të mirë të Kosovës, por për t’i bërë presion Kosovës se dialogu nuk ka alternativë”, shprehet ai.

Më tej, ai thotë se Lajçak edhe kërcënoi Kosovën me përshkallëzim nëse nuk normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryemashtruesi Miroslav Lajçak pa kërkuar falje në këtë takim për sulmin terrorist të 24 shtatorit, filloj të shpalos planet e tij se për çka kishte ardhë me delegacionin e tij në Prishtinë.

Ai shkoj edhe më larg duke theksuar se nëse nuk ka dialog mund të këtë përshkallëzim tjetër të situatës që sipas tij do te ishte edhe më rrezikshme. “Pra, siç shihet Lajçak me ekipin e tij kërcënon Kosovën me theks të posaçëm se dialogu nuk ka perspektivë”, deklaron ai.

Maxharraj, deklaron se me kërkesën për Asociacionin është një mashtrim dhe një tradhti ashiqare ndaj Kosovës.

“Plani i tij që Lajçak e lansoi në këtë takim ka të bejë me presionin e zbatimit të Marrëveshjes se Brukselit dhe të Ohrit si dhe me Asociacionin me komunave me shunicë serbe”

Së pari, duhet të dijën këta musketar të Evropës se de facto, realisht Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit janë inekzistete de facto nuk ekzistojnë dhe si të tilla nuk janë ndërkombëtarisht të pranuara e as që mund të implementohen me forcë, sepse këto marrëveshje nuk janë të nënshkruara nga palët, anipse Kurti vazhdimisht insiton të nënshkruhen, por pala serbe nuk pranon t’i nënshkruaj duke thenë me gojë se i pranojë, por dihet se në marrëdhëniet dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk ka marrëvshje të bëra vetëm me gojë sepse ato i merr era janë inekistente të pa qena. Për këtë nuk janë fajtor qeveria Kurti, por në radhë te parë këta musketarët që sot janë në Prishtinë të cilët nuk i detyran palët, e sidomos palëm serbe pra Vuçiqin i cili me asnjë kusht nuk pranoi të nënshkruaj, pra këto marrëvshje nuk mund të implementohen kur janë pa bazë juridike.

Së dyti, nga çanta e tij Miroslav Lajçak nxori edhe Asociacionin e komunave me shunicë serbe, i cili që disa vite bile edhe para sulmit terrorist është fol e përfol si kryefjala e të gjitha marrëveshjeve. Lidhur me këtë Miroslav Lajçka tha:

“Më duhet të theksoi nevojën për të lëvizur në themelimin pa ndonjë vonesë. Pa këtë këtë nuk do të këtë progres në rrugën europiane” të cilin edhe e kishte sjellë me vete, të përbërë ku me ditë se nga kush, por mbesë me shpresë se Edi Rama nuk është përzi edhe ne këtë draft siç e ka përqejfi t’i futë turinjët në çdo bir.

Lajçak nuk pranoi të shpalosë më tutje se çka përmban ky draft-projekt i tyre, por thjeshtë tha se duhet domosdo të lëvizim me Asociacionin pa këtë nuk do të këtë progres në Kosovë në rrugën Evropiane.

Kjo do të thotë se në këtë Asociacionin e tyre misterioz është fut edhe siç thuhet “mish dhije, apo edhe mish thiu” që e bënë Asociacionin një mashtrim, një tradhti ashiqare ndaj Kosovës”, përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat