Takimi i Kurtit me “pesëshen e madhe”/ Tomë Gashi tregon “sekretin” e bisedimeve – zbulon qëllimin që ka Serbia!

Politika

Takimi i Kurtit me “pesëshen e madhe”/ Tomë Gashi tregon “sekretin” e bisedimeve – zbulon qëllimin që ka Serbia!

Nga: M.Haziri Më: 23 tetor 2023 Në ora: 10:25
Tomë Gashi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se në Kosovë kanë ardhur me një plan dhe se të njejtin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti.

Lajcak ka thënë se ai plan do të diskutohet edhe në Serbi me Aleksander Vuçiqin, derisa ka thënë se s’mund të lëshohet më shumë në detaje.

Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Sipas avokatit diskutimi që është bërë në takimin e 5-shes euro-amerikane është një lloj sekreti i vogël i cili në takimin e radhës mes dy vendeve do të bëhet publike.

Gjithashtu, ai thekson që çështja e sigurisë së territorit mbetët esenciale këtë e ka theksuar edhe Kurti.

“Ajo çka është diskutuar në takime të mbyllura të 5-shes euro-amerikane, tani për tani, është si një lloj sekreti i vogël i cili shumë shpejt do të bëhet publik dhe atë në momentin kur do të aranzhohet takimi i ardhshëm në mes të delegacionëve të Kosovës dhe Serbisë. Ajo që dihet është se Albin Kurti, në cilëisnë e kryeministrit të Kosovës, ka deklaruar se pas akteve terroriste të 24 shtatorit, çështje me prioritet më të madh dhe më e rëndësishme është çështja e sigurisë së territorit të Kosovës. Kjo ngase më 24 shtator, përmes akteve terroriste, është sulmuar integriteti territorial i Kosovës nga shteti i Serbisë i cili i ka organizuar, ushtruar e armatosur, si dhe i ka siguruar një linjë të furnizimit me armë, në tentativë për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës - gjë që për shkak të profesionalizmit të Policisë tonë është parandaluar, duke i vrarë një numër të terroristëve, duke i plagosur disa, dhe duke i arrestuar disa të tjerë”, u shpreh ai.

Gashi shton më tej që Kurti nuk do të nënshkruaj kurrë kërkesen fillestare të Vuçiqit - e që është asociacioni me kompetenca ekzekutive.

“Tani duhet të presim që ky plan i ri i sjellur në Kosovë dhe në Serbi se çfarë të rejash mund të sjellë. Por, Lajçak dhe të tjerët që ishin prezent të shtunen, në takim me Albin Kurtin, duhet ta dine qe Albin Kurti nuk do të nënshkruaj kurrë kërkesen fillestare të Vuçiqit - e që është asociacioni me kompetenca ekzekutive, ai të cilin Thaçi, në vitin 2013, dhe Mustafa në vitin 2015, e kanë nënshkruar me Serbinë, në Bruksel. Qëllimi i Serbisë dihet është aneksimi i një pjese të madhe të territorit të Kosovës e që asociacioni nuk është pika përfundimtare por është pika fillestare e formimit të një autonomie për veriun e Kosovës, e që pastaj do të shndërrohej si shtet i dytë brenda shtetit të Kosovës, ngjashëm Republika Serbe në Bosnjë. Përveç kësaj, edhe pjesa tjetër e Kosovës do të bëhej jofunksionale - thënë më thjeshtë, do të paralizohej i gjithë funksionimi normal i Kosovës si shtet”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat