“Alarmon” profesori: Është duke u zbatuar hapi i parë drejtë realizimit të botës serbe – kjo është mënyra!

Politika

“Alarmon” profesori: Është duke u zbatuar hapi i parë drejtë realizimit të botës serbe – kjo është mënyra!

Nga: A.SH Më: 23 tetor 2023 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Situata në Kosovë aktualisht është e qetë, por e brishtë. Nga Kosova po bëhet thirrje me të drejtë për dënimin e Serbisë për sulmin në Banjskë të Zvveçanit, ku mbeti i vrarë në polic i Kosovës nga terroristët serbë.

Nga BE, Miroslav Lajçak gjatë takimit me Kurtin ka kërkuar me ngulm që Asociacioni të formohet, si formë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Profesori Muhamet Kelmendi ka thënë se Serbia nuk ka heq dorë nga pushtimi i Kosovës.

Sipas tij, ‘lufta’ po merr edhe dimensione tjera, duke nisur nga armatimi serb, për të shkaktuar sulme agresive në veri të Kosovës.

“Serbia nuk ka hequr dorë nga ripushtimi i Kosovës. Mbeshtetur në Kushtetutën e shtetit serb, në Preambull, "është sanksionuar se Kosova është Serbi". Mbi këtë bazë janë deklarimet e bëra nga krerët e shovenizmit serbomadh të botës serbosllave. Për realizimin e botës serbomadhe, mbi Kosove, mbi Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë, mbi Malin e Zi dhe mbi Maqedoninë e Veriut, është armatimi i bërë nga shteti serb. Mjetet luftarake janë ofenzivë.

Serbia nuk është armatosur për mbrojtje, por për aktivitet agresive ushtarake. E këtu sulmi i parë, nëse tërhiqet NATO, është Kosova. Lufta kundër Kosovës ka marrë dimensione të gjera. Veç, veprimeve terroriste në veri të Kosoves, Bota serbe po shprehet edhe me grafitet nacionalshoveniste, kudo nëpër Serbi, e ku kerkohet: "Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë".

Më tej, thotë se aksionet kundër Kosovës janë të lidhura me ideologjinë e botës serbe dhe janë kërcënim i Ballkanit.

Andaj, sipas profesorit, asociaconi është hapi i parë drejt realizimit të botës serbe.

"Aksionet e tilla kundër Kosovës, të ndërlidhura me ideologjinë e botës serbe, të shpehura nga neoputinisti Dodik dhe nacionalfashisti Vuçiç, janë shembull i kërcënimit të Ballkanit me një front të ri të luftës. Bota serbe po merrë formën e duhur. Është skalitur hapësira territoriale; mënyra e formimit dhe koha e formimit të shtetit serb mbi botën serbosllave si ideologji. Masat e kësaj bote janë vënë.

Tash është duke u zbatuar hapi i parë drejtë realizimit të botës serbe. Ndërtimi i Asociacionit serb në Kosovë është fillimi i ndërtimit të botës serbe.

Kjo, ka filluar në katër komunat e Kosovës veriore dhe në Republikën serbe, në Bosnje e në Hercegovinë. Me Malin e Zi, pas fitores së krahut serb atje, mendohet se më lehtë realizohet bashkimi me Serbinë”, thotë ai.

Në fund, nënvizon se thëniet e Vuçiçit se Kosova është trungu i veprimit për Shqipëri të "Madhe", thotë se janë shprehje nacional-fashiste serbe.

"Aleksandër Vuçiq kishte deklaruar se, "Veprimet e tashme të pushtetin në Kosovë dhe Metohi po tregojnë ideologjinë e shqiptarëve për Shqipërinë e "Madhe". Nga kjo ideologji shqiptaromadhe nuk e mbron as Malin e Zi dhe as Maqedoninë anëtarësimi në NATO (...)".

"Shqipëria është ideologe e krijimit të Shqipërisë së "Madhe", e Kosova është trungu i veprimit për këtë Shqipëri të "Madhe".

Këto thënie janë bazë e politikës nacional-fashiste serbe, kuptohet për të mbështetur ideologjinë serbosllavo-madhe që sundon tash në Beograd, në Shkup dhe në Podgoricë. Për këtë iu nevojiten sulmet ndaj shqiptarëve, kuptohet me pikësynim për ndërtimin e botës serbosllave.

Këtej kryen edhe agresion terrorist më 24. 09. 2023 në Banjskë kundër shtetit të Kosovës. Ndërsa, takimi në Kinë, shërbeu për lidhje të kriminelit Vuçiç me Putinin e Rusisë dhe kryetarin Xi Jiping të Kines.

Bota serbe e krijoi lidhshmërinë sllave nga Beogradi e Moska me Shkupin dhe me Podgoricën. Mbi këtë ekziston edhe realizimi i pikësynimit territorial. Kjo botë, po i krijon edhe mjetet dhe po punon për kohën e veprimeve ushtarake. Bota serbo-sllave është në rindërtim”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat