Zbulohet se çfarë mund të ndodhë nëse Serbia nuk sanksionohet – vjen paralajmërimi për ndërkombëtarët!

Politika

Zbulohet se çfarë mund të ndodhë nëse Serbia nuk sanksionohet – vjen paralajmërimi për ndërkombëtarët!

Nga: M.Haziri Më: 24 tetor 2023 Në ora: 08:23
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Dialogu Kosovë - Serbi po vazhdon të mbetët aktual.

Një takim i radhës pritet sipas ndërkombëtarëve të mbahet shumë shpejt, mirëpo datë të caktuar nuk ka ende.

Krejt çka dihet është se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka konfirmuar se në Kosovë kanë ardhur me një plan dhe se të njejtin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti.

Lajcak ka thënë se ai plan do të diskutohet edhe në Serbi me Aleksander Vuçiqin, derisa ka thënë se s’mund të lëshohet më shumë në detaje.

Në lidhje me këtë situatë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti Enver Dugolli.

Image
Enver Dugolli

Ai u shpreh se Serbia nuk ka qenë asnjëhere për dialog, siç ka qenë Kosova.

Sipas tij, ajo nuk mund të shkëputet nga koha e Millosheviçit që dhunën e kanë si opsionin kryesor për zgjidhjen e problemeve.

Kosova në vazhdimësi ka treguar interesim për dialogun dhe zgjidhjen përfundimtare të problemeve me njohjen reciproke, madje Kryeministri Kurti si fillim pati ofruar edhe një propozim që palët (Kosova dhe Serbia) të nënshkruanin një traktat që nuk do sulmonin njëra tjetren, mirëpo ishte Serbia ajo që e kundërshtoj sepse thellë në diskursin e saj, ajo nuk mund të shkëputet nga koha e Millosheviçit që dhunën e kanë si opsionin kryesor për zgjidhjen e problemeve. Sulmi i fundit në Banjska tregon që Serbia nuk ka qenë asnjëherë e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, u shpreh ai.

Më tej, Dugolli thekson që sulmi i 24 shtatorit nuk mund të harrohet dhe se sanskionimi i Serbisë duhet të bëhet.

“Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë konstruktive mirëpo edhe përkundër kësaj padrejtësisht u sanksionua me disa masa nga BE, prandaj ajo që do duhej të ndodhet fillimisht është që Serbia të sanksionohet e Kosoves t’i hiqen urgjentish masat e padrejta dhe tek pastaj të shihet se çka dhe si të veprohet. Nuk mund të sillemi (në fakt nuk mund të sillet askush) sikur nuk ka ndodhur asgjë. Pas 24 shtatorit ka një situatë krejtësisht të re e cila nuk mund të harrohet e as të abstrahohet. Mos sanksionimi i përgjegjësisë së Serbisë në raport me sulmin ndaj Kosovës do inkurajonte ndonjë sulm tjetër e ku pasojat do ishin shumëfish më të mëdha”, përfundoi Dugolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat