Kërkesat e “pesëshes së madhe” evropiane të pa-realizueshme pa zbardhjen e sulmit terrorist serb në Banjskë

Politika

Kërkesat e “pesëshes së madhe” evropiane të pa-realizueshme pa zbardhjen e sulmit terrorist serb në Banjskë

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 24 tetor 2023 Në ora: 19:31
Pesëshja diplomatike perëndimore që u prit në Prishtinë nga kryeministri i Kosovsë, Albin Kurti.

Të shtunën kryeministri Albin Kurti priti në takim emisarët evropianë. 

Ata erdhën me qëllimin e caktuar, që të Kosova të pranojë të rikthehet në bisedime me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

 ‘Ngjarjet e 24 shtatorit e sqaruan qartë që de-eskalimi dhe normalizimi janë më urgjent sesa kurrë. Çfarëdo lloj kushtëzimi apo vonese është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e dialogut”, ka thënë ndër të tjera Lajçak. 

Emisari special i BE-së theksoi se ngjarjet e 24 shtatorit nuk mund ta ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë lidhur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, ku theksoi nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. 

“Kurti ka përgjegjësinë për të avancuar marrëdhëniet e tilla dhe nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së dhe duam të theksojmë nevojën për të lëvizur në kuptimin e themelimit të ASK-së pa vonesë”. 

“Pa këtë s’mund të ketë progres në shtegun evropian të Kosovës. E çmojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona dhe tash do të vazhdojmë me misionin tonë në Beograd”. 

Ahmeti: Presioni ndërkombëtar duhet të jetë në drejtim të Serbisë e jo Kosovës, si palë viktimë 

Image
Hidajet Ahmeti

Analisti Hidajet Ahmeti në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se së pari duhet të kemi të vërtetën mbi sulmin terrorist në Banjskë pastaj të rinis dialogu. 

Sipas tij, Serbia duhet të paralizohet, që po krijon destabilitet në veri të Kosovës. 

“Nuk mund të ketë dialog normal përderisa nuk kemi të vërtetën për rastin e grupit kriminal në Banjskë. Presioni ndërkombëtar duhet të jetë në drejtim të Serbisë e jo Kosovës, si palë viktimë.  Ndërkombëtarët, në logjikën e tyre po japin mesazhin sikur mos të ketë ndodhur asgjë, duke krijuar standarde të dyfishta. Fillimisht, Serbia duhet të penalizohet, e cila përmes grupeve kriminale ka krijuar destebalitet të vazhdueshëm në pjesën veriore, rrjedhimisht nuk ka kontribuar në ndërtimin e raporteve të shëndosha. E krejt në fund, Kosova mund të fillojë dialogun për normalizim, por asnjëherë duke bërë kompromise në dëm të sovranitetit dhe integritetit territorial”, përfundon ai. 

Haziri: Asociacioni është pjesë e dialogut 

Image
Nexhat Haziri

Analisti Nexhat Haziri thotë se asociacioni është insistim i gjithë komunitetit ndërkombëtarë. 

Ai thotë se asocicacioni duhet të formohet dhe duhet të jetë në plotëni brenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. 

“Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk është vetëm insistim i emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajcak, por i gjithë komunitetit ndërkombëtar që është i involvuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, pra është insistim edhe i aleatëve strategjik të Kosovës siç është SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania e të tjera.  

Pra Asociacioni duhet të formohet, është obligim ndërkombëtar që ka marr Kosova, dhe ky asociacion duhet të jetë në plotëni brenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, gjë që është kërkesë edhe e SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë të Kosovës. Dhe këtë duhet ta shfrytëzoj Kosova, e që qeveria duhet të dalë sa më shpejtë më një propozim-statut të AKS-së me kompetenca të cilat nuk rrezikojnë unitaritetin e shtetit të Kosovës dhe janë brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të Kosovës”, deklaron ai. 

Sipas tij, asociacioni është pjesë e dialogut, duke shtuar se ndërkombëtarët nuk po praonojnë kushtëzimin e dialogut nga pala e Kosovës, edhe pse shton se insistimi i Kosovës është i drejtë. 

“Ky insistim pra që po vjene nga bashkësia ndërkombëtare është për faktin se ndërkombëtarët përmes Asociacionit po e shohin një akomodim më të mirë të serbëve kosovar brenda shtetit të Kosovës dhe si një instrument që do ta parandalonte apo do t'i jepte fund tensionimeve në veri të Kosovës dhe do t’i përmirësonte marrëdhëniet dhe raportet e serbëve kosovar me shtetin e Kosovës. Pra asociacioni është pjesë e dialogut Kosovë- Serbi, dhe siç e bënë me dije edhe gjatë vizitës së fundit të pesëshes ndërkombëtare në Kosovë, se nuk do ta pranojnë që procesi i dialogut të kushtëzohet, pra as rezultatet që do të dalin nga hetimi për ngjarjen e 24 shtatorit, sulmit terrorist ndaj Kosovës. Ata këto dy procese i shohin ndaras nga njëra-tjetra, pa marrë parasysh insistimin e palës kosovare, e që është insistim i drejtë, por që nuk besoj se do të kemi forcë politike e diplomatike për ta bërë pjesë të pashmangshme të bisedave në procesin e dialogut me Serbinë”, përmbylli ai për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat