Bogdanoviç paralajmëroi sulme të përgjakshme në veri të Kosovës/ Eksperti i sigurisë tregon planin serb

Politika

Bogdanoviç paralajmëroi sulme të përgjakshme në veri të Kosovës/ Eksperti i sigurisë tregon planin serb

Nga: P.R Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:32

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviç, Shërbim Sekret i Serbisë (BIA) i komanduar nga Aleksandër Vulin është duke përgatitura një “sulm” të përgjakshëm në veri të Kosovës pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator të këtij viti.

“Kam informacione se BIA me urdhër të Aleksandër Vulinit po përgatit konflikte të përgjakshme brenda komunitetit serb në veri të Kosovës”, shkroi Bogdanoviç në një reagim në rrjetin social “X”.

E sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, kjo është një vazhdimësi e planit të 24 shtatorit, i cili siç thotë Shala, i mbeti ne gjysmë Serbisë.

“Plani i datës së 24 shtatorit iu është ndalur në gjysmë, duke marr për bazë reagimin e papritur nga ana e tyre pas aksionit të policisë së vendit, duke i nxënë në befasi dhe situata prodhoi një formë ndryshe nga ajo që ky formacion terrorist ushtarak/shtetëror të Beogradit kishte në objektivin e saj për aneksimin e pjesës veriore të vendit”, thotë Shala për “Bota sot”.

Shala shprehet se Serbia po tenton në çdo mënyrë që të shfajësohet tek ndërkombëtarët për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

“Ngjarjet që tani në rrafshin politik po marrin një pasqyrë ndryshe, ku Serbia po tenton që në takimet me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it të arsyetohet dhe shfajësohet nga çfarëdo do involvimi të tyre në veprimet e cenimit të drejtpërdrejtë të sigurisë dhe integritetit territorial ta Kosovës. Nga niveli ndërkombëtar në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, ku kryeministrja e Serbisë e kamufloi situatën si veprim të disa serbëve të Kosovës për të kundërshtuar "terrorin" e institucioneve të Kosovës ndaj popullatës serbe në atë hapësirë, po në te njëjtën linjë tanimë edhe Aleksandër Vuçiqi është duke krijuar në takimet në Këshillin e Evropës, ku do të marrin pjesë ministrat përkatës të BE-së”, shpjegon Shala.

Por a mund të ketë veprime të përgjakshme, ashtu siç ka paralajmëruar Boban Bogdanoviç?

“Këto veprime janë si pasojë e dështimit në progres të aneksimit më 24 shtator, duke mos e përkrahur as nga popullata serbe tani në planin në tavolinë që ka Serbia, dhe që në të kaluarën e ka përdorur në rastin të njohur PANDA në Pejë, një veprim i tillë tani mund të na paraqitet si PANDA 2.0 për t’ia lënë fajin organeve të sigurisë së Republikës së Kosovës”, thekson Shala, i cili tregon edhe në detaje se çfarë synon të përfitojë me këtë Serbia.

“Më këtë veprim Serbia tenton të përfitojë: a. Mbështetjen më tutje të popullatës serbe edhe pas 24 shtatorit, duke vendosur në krye një doktor të subjektit politik serb në Kosovë, dhe përmes tij të nxitet "uniteti" ndaj veprimeve kriminale të qeverisë së Kosovës që po shkaktojnë strukturat e sigurisë së vendit”.

“b. Veprimet duke bërë një sulëm të përgjakur ndaj qarqeve civile, do të arsyetohet tentativa për një revoltë qytetare nga komuniteti serb dhe kështu pasojat ndaj Kosovës të jenë edhe humane, politike por edhe të sigurisë”, shprehet Shala.

“Reagimi nga organet e Kosovës duhet të jetë në vazhdën e planifikimit që janë duke u ndërmarr në veprime konkrete para dhe pas 24 shtatorit për një vend dhe ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Plani para dhe pas sulmit terrorist shtetëror të 24 shtatorit nga Beogradi, do të duhej të analizohet se a ndryshoi qëllimi apo vetëm kemi të bëjmë me një ndryshim kozmetik për t’i ikur përgjegjësisë edhe shtetërore, por edhe individuale të krerëve më të lartë të qeveris së Serbisë. Nga marrja e masave dhe veprimeve për të garantuar ligjshmërinë në veri të vendit nga ana e qeverisë së Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë duke mbuluar atë pjesë, dhe kontrolluar çdo lëvizje të këtyre grupeve dhe formacioneve që deri në atë kohë ishin të njohur si grupeve kriminale, por jo edhe terroriste me elemente ushtarake të inkorporuar”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat