Paralajmërimi i Serwer me deklaratën e fundit/ Zbardhen shembujt e kërcënimit të Kosovës dhe Ballkanit nga Serbia

Politika

Paralajmërimi i Serwer me deklaratën e fundit/ Zbardhen shembujt e kërcënimit të Kosovës dhe Ballkanit nga Serbia

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 25 tetor 2023 Në ora: 08:03
Daniel Serwer

Kosova dhe Serbia ende pa një raport normal mes vete, kjo sepse Serbia nuk po respekton asnjë marrëveshje dhe po vazhdon të sjellë tensione. 

Ditë më parë profesori i Universitetit Johns Hopkins nga Uashingtoni Daniel Serwer vlerësoi se Zagrebi dhe Beogradi duan që të drejtat e grupit dhe dispozitat kushtetuese që i mbrojnë ata, të mbizotërojnë mbi të drejtat individuale, të cilat do të siguronin mbajtjen e përhershme të pushtetit për nacionalistët etnikë në Bosnje dhe Hercegovinë afër interesave të Kroacisë dhe Serbisë. 

Serwer thotë se faktori kryesor rajonal është Beogradi, i cili po përpiqet të krijojë atë që tani e quan një “botë serbe”. Ai pretendon se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dëshiron të kontrollojë fatin politik të serbëve në vendet fqinje dhe se këtu nuk përfshihet vetëm Bosnja dhe Hercegovina, por edhe Mali i Zi, si dhe Kosova. 

Në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiç ka dikë në Presidentin e RS Milorad Dodik, i cili është pjesërisht një përfaqësues dhe pjesërisht një rival. Beogradi mbështet përpjekjet e Dodik për të ndarë serbët nga qeveria e Sarajevës. Por ata nuk do të duan që Dodik të përmbushë ambicien e tij për shpalljen e pavarësisë – tha Serwer. 

Kujtojmë që Kurti së fundmi ka pasur një takim me emisarët ndërkombëtar në lidhje me dialogun me Serbinë. 

Një plan sipas kryeministrit Kurti është prezantuar për të njëjtin do të mendohet duke mos lënë detaje tjera. 

Mirëpo nëse do të ketë apo jo një takim sa më shpejt mes dy palëve , ende nuk dihet dhe nuk ka datë. 

Kelmendi: “Bota serbo-sllave”ka filluar me u realizuar me aksionet terroriste ne kater komunat e veriut te Kosoves 

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi. 

Image
Muhamet Kelmendi

Ai u shpreh se Serbia nuk ka hequr dorë nga ideja që të ketë Kosovën pjesë të saj. 

Sipas tij, nëse tërheqet NATO , Serbia mund ta sulmoj Kosovën. 

“Serbia nuk ka hequr dorë nga ripushtimi i Kosovës. Mbështetur në Kushtetutën e shtetit serb është sanksonuar se  Kosova është Serbi. Mbi këtë bazë janë deklarimet e bëra nga krerët e shovenizmit serbomadh të botës serbosllave.  Për realizimin e botës serbomadhe, mbi Kosovë, mbi Republikën Serbe në  Bosnjë e Hercegoviëe,mbi Malin e Zi dhe mbi Maqedoninë e Veriut, është armatimi i bërë nga shteti serb. Mjetet luftarake janë ofenzivë. Serbia nuk është armatosur për mbrojtje, por për aktivitet agresiv ushtarak. E këtu sulmi i parë, nëse tërhiqet NATO, është Kosova”, u shpreh ai. 

Më tej, profesori thekson deklaratën e fundit të ministrit serb për tërheqje të njohjeve. 

Për të treguar se Serbia synon ripushtimin edhe të Maqedonisë së Veriut, të Malit te Zi dhe të Republikës Serbe, është deklarata e fundit e Ministrit serb të mbrojtjes. Ai veç që kërkoi tërhiqen njohjet e shtetit të Kosovës nga Podgorica dhe nga Shkupi”, shpjegon profesori. 

Në fund, ai shton që aksionet e tilla kundër Kosovës, të ndërlidhura me ideologjinë e botës serbe, të shprehura nga neoputinisti Dodik dhe nacionalfashisti Vuçiq, janë shembull i kërcënimit të Ballkanit. 

Aksionet e tilla kundër Kosovës, të ndërlidhura me ideologjinë e botës serbe, të shprehura nga neoputinisti Dodik dhe nacionalfashisti Vuçiq, janë shembull i kërcënimit të Ballkanit me një front të ri të luftës. Bota serbe e krijojë lidhshmërinë sllave nga Beogradi e Moska me Shkupin dhe me Podgoricën. Mbi këtë ekziston edhe realizimi i pikësynimit territorial.”, nënvizoi Kelmendi për “Bota sot”. 

Mehmeti: Ideja e “Botës serbe” është vazhdimsi e Millosheviqit. 

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa analisti politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që deklarata e z.Serwer zbërthen më së miri realitetin në rajon, ku serbët synojnë të jenë protagonistët kryesorë. 

Deklarata e z.Serwer zbërthen më së miri realitetin në rajon, ku serbët synojnë të jenë protagonistët kryesorë. Këtë mundohen të arrijnë duke shtypur të tjerët, në veçanti shqiptarët që kurrë nuk e kanë ulur kokën para armikut. Në këtë kuptim shpaloset edhe figura dhe roli i Vuçiqit, njeriut famëkeq për të gjithë jo-serbët”, potencon ai. 

Analisti nga ana tjetër thotë që ideja e “Botës serbe” është vazhdimsi e Millosheviqit. 

Gjithnjë ka ekzistuar ideja për "botën serbe" projekt nacional, hegjemonistë dhe në dëm të të tjerëve. Kjo ide, vazhdimësi e Millosheviqit po synohet të vazhdojë nga Vuçiqit, njeriut më të rrezikshëm pas Millosheviqit për rajonin”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat