“Do të prodhohen tensione të cilat e bëjnë të pamundur marrëveshjen”/ Analistët thirrje BE-së që të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Politika

“Do të prodhohen tensione të cilat e bëjnë të pamundur marrëveshjen”/ Analistët thirrje BE-së që të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 25 tetor 2023 Në ora: 17:03
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Siç duket për dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë fund!  

Bashkimi Evropian i vendosur në mbështetje të dialogut ka ftuar palën e Kosovës dhe atë të Serbisë  që nesër (e enjte 26 tetor) të takohen në Bruksel, pavarësisht sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.  

Por, të enjten, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do t’i takojnë veç e veç presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar pjesëmarrjen.  

Qeveria ka thënë se takimi do të jetë "në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7".  

Mehmeti: Lojaliteti i BE karshi Serbisë e ka bërë deri tani të pamundur arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi  

Image
Faton Mehmeti

Analisti Faton Mehmeti në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se as ky takim nuk do të prodhojë rezultate sepse Serbia ende nuk është ndëshkuar në BE, për sulmin e 24 shtatorit në që e bënë në Bansjkë të Zveçanit.  

Madje, sipas tij nga kjo do të prodhohen vetëm tensione edhe të mëtejshme.  

“Lojaliteti i BE karshi Serbisë e ka bërë deri tani të pamundur arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Edhe takimi i 26 tetorit nuk pritet të prodhojë rezultate për shkak se BE s’ka sanksionuar Serbinë duke lejuar kështu të ketë hapësirë për palën serbe të paraqes aksionin e 24 shtatorit "të nxitur nga Prishtina", çka përbën gënjeshtër.

Nga kjo do të prodhohen tensione të cilat e bëjnë të pamundur marrëveshjen. BE duhet të ndryshojë kursin, në të kundërtën dështimet e bisedimeve do të vazhdojnë”, thotë Mehmeti.  

Maxharraj: Takimi, Kurti dhe Vuçiq sigurisht për të diskutuar për këtë Asociacionin fantazmë të BE  

Image
Binak Maxharraj

Analisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se edhe pse kaluan një muaj nga akti terrorist, ende Serbia nuk është dënuar e as sanksionuar si fajtore që është për sulmin.  

Ai thotë se ende po bie boria në të gjitha anët qe Kosova dhe Serbia të normailzojnë situatën.  

“Kaluan një muaj dhe akti terrorist i ndodhur në Banjskë gojraisht u dënua pa asnjë pasojë, pa asnjë sanksion kundër Serbisë agresore, me shenja të theksuara qe ky akt terrorist te minimizohet sa me shumë për ta nxjerrë jo fajtore Serbinë dhe kryekriminelin e saj Aleksander Vuçiq.   

Në vend të kësaj po bie buria nga të gjitha anët, nga ndërkombëtarët sidomos, duke trumbetuar se gjoja nuk paska ndodhë asgjë dhe se duhet Kosova dhe Serbia të merren vesh për normalizimin e gjendjes së sigurisë. Dhe mu për këtë arsye me 21 tetor ia mësynë pampuri i Evropës në Prishtinë dhe Beograd me një pesëshe me shumicë pro serbe për të biseduar për mundësinë e vazhdimit të dialogut të dështuar për 12 vite me radhë. U fol për marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit se duhet te implementohet sa me parë. Pra, u bë fjalë për këtë marrëveshje in-ekzistente, që në fakt nuk ekziston, pos me fjalë të pa nënshkruar nga palët ani pse Kryeministri i Serbisë kërkoj që kjo të bëhet, por fuqishëm e refuzoi Vuçiq. Pra, këtu shihet se sa qyqar janë këta ndërmjetësues (Borell, Lajçak dhe Escobar) të cilët nuk qenë në gjendje ta detyrojnë Vuçiqin ta nënshkruaj marrëveshjen e Ohrit”, thotë ai.  

Sipas tij, kjo nuk mjaftoi, sepse BE po kërkon edhe themelimin e Asociacionit, e që sipas tij është plan fantazmë.  

Më tej, ai thotë se Kurti nuk do të duhej të shkonte farë në atë takim, sidomos pa e dhënë Serbia përgjegjësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit.  

Në fund, ai shton se ata po duan të na lënë te dera një “Republika Srpsaka” te dera sikur vepruan me Bosnjën e Hercegovinën.  

“Pastaj pesë musketarët e BE në atë takim dolën te Asociacioni i komunave me shumicë serbe në të cilin insistuan si diçka më të rëndësishme në këtë dialog tash e sa vite. Bile theksuan se e kanë një propozim” modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serb, por nuk dhanë hollësi më shumë për këtë duke theksuar se do te njoftohet publiku lidhur me këtë. Por sot e pa dritën e zymët me plotë mjegull ky Asociacion ”modern evropian” i cili edhe u bë publik në prag të takimit të së enjtes ku me gjasë do të takohen Kurti dhe Vuçiq sigurisht për të diskutuar për këtë asociacion fantazmë të BE.  

Do të lutesha kryeministrin që nesër mos të shkojë në Bruksel në takim me Vuçiqin sepse me këtë rast e nënçmon veten dhe Kosovën sepse çfarëdo dialogu me Serbinë pa dhënë ajo përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjska të Leposaviqit nuk ka kuptim. Kurti duhet të insistoj në dënimin me sanksione të Serbisë për sulmin terrorist në veri të Kosovës dhe se pa ndodhë kjo nuk mund të këtë kurrfarë dialogu me Serbinë pa marrë parasysh insistimin e ndërkombëtarëve dhe se nuk duhet të na e lënë te dera një “Republika Srpsaka” te dera sikur vepruan me Bosnjën e Hercegovinën ky me insistimin e SHBA në Dejton u vendos krijimi i shtetit artificial në BeH në baza etnike, me ç’ rast sot e kemi në fakt republikën e Dodikut, për të cilën nuk po ka se çfarë i bënë as Amerika as Evropa. Për këtë krijesë artificiale është deklaruar edhe Richard Hoolbruke ku tha se ishte gabim i Amerikës, atëherë pse po insiston Amerika që një kopil të tillë të na e sjellë edhe në Kosovë”, përfundon ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat