Naim Miftari vazhdon akuzat në drejtim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit: Kush i çonte natën me helikopter ushtarak në Tiranë

Politika

Naim Miftari vazhdon akuzat në drejtim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit: Kush i çonte natën me helikopter ushtarak në Tiranë

Nga: N. Shaqiri Më: 27 tetor 2023 Në ora: 18:25
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari është shprehur mjaftë i ashpër në drejtim të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Miftari duke folur për situatën aktuale në veri të Kosovës, ka bë përgjegjës kryesor Thaçin e Veselin për ndarjen e Kosovës.

Këto reagime të Miftarit vijnë pas deklaratës së presidentit Macron në lidhje me liberalizmin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, Thaçi e Veseli në kohë lufte janë shëtitur në Francë, ndërsa francezët i dërgoni natën në aeriportin e Tiranës me helikopter të ushtrisë franceze.

Ai thotë se që të dy ishin agjentë të DGSE-së francese.

“Kur mos e harroni një fakt të vërtetë se Franca është shumë më shumë pro serbe se sa edhe Rusia. Ata jo vetëm për veriun e Kosovës pas luftës edhe sot, por Franca ishte dhe është shumë e dëmshme për interesin e popullin Shqiptar në përgjithësi dhe sidomos për Kosovën ata jo vetëm sot por tradicionalisht! Edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli që sot janë në burgun e Hagut ishin 100%, ndoshta janë edhe sot, pjesëtar të shërbimit sekret francez DGSE. Pyeteni veten o njerëz pse gjatë viteve 1997/1998/1999 Thaçin e Veselin i shëtisnin nëpër Evropë, DGSE-ja franceze dhe i dërgonin natën në aeroportin e Tiranës me helikopter të ushtrisë së Francës”, thotë Miftari.

Miftari thotë se janë ijnorantë ose budallenjë të gjithë ata që mendojnë se Thaçi e Veseli janë dërguar nga DGSE-ja për të çliruar Kosovën.

“Nëse mendoni se shërbimi sekret DGSE i Francës i ka dërguar Thaçin e Veselin në Kosovë për ta çliruar Kosovën nga Serbia ju jeni ose budallenjtë më të mëdhenj në botë ose jeni injorantë. A e dini pse u sulmua kazerma e Koshares kur ai objekt ushtarak ishte çliruar dhe ishte në dorë të ushtarëve tanë, të UÇK-së, por u sulmua nga aeroplanët e NATO-s, që ishin aeroplanët Mirazh francez, që na i vranë luftëtarët tanë në Koshare. Kush spiunonte NATO-n gjatë bombardimeve të Serbisë në vitin 1999 dhe njoftonte Serbinë për planet e bombardimit, kusht tjetër pos ushtria e lavdishme e republikës së Francës dhe DGSE e saj!”, thotë tutje ai.

Miftari vazhdon me akuza për francezët për ndarjen e Mitrovicës.

“Kush ishte burri i Verës (serbe) eprori i DGSE- es Arnaud Danjean, përndryshe shefi i Hashim Thaçit e i Kadri Veselit, e më vonë edhe shef i Agim Çekut, si u nda Mitrovica në qershor të vitit 1999 ndoshta mendoni se e ndanë Francezët rastësisht! A si ndodhi pastrimi etnik i veriut të Mitrovicës me 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000 kur u vranë e plagosen dhe u dëbuan dhjetëra mijëra civilë shqiptarë nga shtëpitë, nga trojet, banesat e tyre para syve të 8000 forcave ushtarake Franceze dhe para syve të 45.000 ushtarëve tjerë të NATO-s në Kosovë dhe mbi 5000 policëve të UNMIKUT”, përfundon Miftari.

Ndryshe, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një "gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën".

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

Presidenti francez tha se ka ndjekur rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që të dyja palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën. Ai tha se është "përgjegjësi e [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi". Presidenti francez iu referua sulmeve të 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës nga një grup i serbëve të armatosur.

"Në etapat e ardhshme ajo që presim nga autoritetet, nga të dyja palët është e thjeshtë: Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje e institucione, krijimi i asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që Vuçiqi të jetë i përgjegjshëm dhe të njëjtën gjë pres edhe nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës”, tha Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat