Radoiçiq endet i lirë rrugëve të Beogradit, ndërkombëtarët po i “mbyllin sytë” para këtij fakti – Kosova nën kërcënime për sulme të reja terroriste!

Politika

Radoiçiq endet i lirë rrugëve të Beogradit, ndërkombëtarët po i “mbyllin sytë” para këtij fakti – Kosova nën kërcënime për sulme të reja terroriste!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 29 tetor 2023 Në ora: 08:00
Milan Radojçiq

I lirë, por pa pasaportë - kështu mund të përshkruhet tani për tani statusi i Millan Radoiçiqit në Serbi, pasi gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi në fillim të këtij muaji, më saktësisht me 4 tetor.

Janë bërë më shumë se një muaj që kur kryekrimineli Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Nga ky akt terrorist, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Vetë Radoiçiq, përmes avokatit, e mori përgjegjësinë për sulmin, të cilin Kosova e cilëson si akt terrorist dhe tentativë të Serbisë për përmbysjen e rendit kushtetues.

Por, Serbia, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe institucionet e saj, i cilëson veprat kriminale ndryshe nga Prishtina zyrtare.

Është shqetësuese se si pas kaq kohë ende nuk është parë ndonjë presion nga ndërkombëtarët mbi Serbinë për të dënuar Milan Radoiçiqin.

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e ndjeshme, ku po paralajmërohen se mund të ketë edhe sulme të reja nga bandat kriminale serbe.

E me Radoiçiqin e lirë, këto skenare terroriste serbe mund edhe të realizohen edhe me më lehtësi.

Shala: Organet e sigurisë janë duke monitoruar situatën

Image
Drizan Shala

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Së pari, ai u shpreh se ende ekziston rrezik për sulme të reja, derisa nuk ka marrëveshjes mes dy shteteve (Kosovës dhe Serbisë).

“Rreziku mbetet permanent deri sa nuk do të kemi njohje në mes dy shteteve dhe marrëveshje për mos pushtim.

Situata e presionit mbetet në drejtim të dy palëve në forma dhe mënyra të ndryshme për gjetur çelësin e përafrimit”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Krahas kësaj, ai potencoi se shumë lehtë mund të përsëritet skenari i 24 shtatorit, duke marr parasysh situatën në Beograd.

Ai potencoi faktin se organet e sigurisë së vendit tonë po e monitorojnë situatën në komunat veriore.

“Skenari sikur i 24 shtatori është lehtë i mundshëm të na ri-përsëritet në formën nëse do të kemi vakum institucional në Beograd pas dhënies dorëheqje të Presidentit të Serbisë.

Pra organet e sigurisë janë duke monitoruar situatën por edhe janë edhe në gjendje gadishmërie në atë pjesë përmes ineksioneve të caktuara në luftën kundër krimit në 4 komuna veriore”, përfundoi Drizan Shala për “Bota sot”.

Burjani: Vuçiqi është nacionalist dhe e di se kurrë nuk do të jetë partner i sinqertë ndërkombëtar

Image
Blerim Burjani

Ndërsa, jurist Blerim Burjani potencoi se ndërkombëtarët nuk po bëjnë presion ndaj shtetit serb për Milan Radoiçiqin, pasi ata dëshirojnë ta mbajnë për vete Serbinë.

Madje, tha se presidenti serb po luan dy lojë të ndryshme, derisa potencoi se kryekrimineli Radoiçiq nuk do dënohet në mënyrë meritore në Serbi.

Ai kërkoi një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e problemeve.

“Arsyjet janë të shumta, e mbi të githa nuk e dëshirojnë përplasjen me Serbinë, dëshirojnë ta mbajnë me vete dhe për vete Serbinë, Vuçiqi është nacionalist dhe e di se kurrë nuk do të jetë partner i sinqertë ndërkombëtar, por ai është deklaruar si partner i tyre me gënjeshtra, loja e Vuçiqit është në dy karriga, kjo vazhdon, më mirë me dy karriga se me një, me Rusinë, kështu po thonë disa diplomatë ndërkombëtarë.

Radojçiq nuk do të marr dënim të merituar në Serbi, qëllimi është marrëveshja me Kosovën dhe zgjidhja e problemeve”, deklaroi Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat