“E hodhi topin tek Vuçiqi”/ Analisti tregon pse Albini Kurti triumfoi në Bruksel

Politika

“E hodhi topin tek Vuçiqi”/ Analisti tregon pse Albini Kurti triumfoi në Bruksel

Nga: P.R Më: 29 tetor 2023 Në ora: 10:06
Foto nga takimi në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar që ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe draftin e ofruar nga diplomatët perëndimorë për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Por këtë nuk ishte i gatshëm që ta bëjë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

"Presidenti i Serbisë, [Aleksandar] Vuçiq, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore, me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor, 2023", thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosvës për takimin që u zhvillua të enjten në Bruksel.

E me pranimin e planit të diplomatëve perëndimor nga Kurti, analisti politik Faon Mehmeti thotë se me këtë, Kurti e hodhi topin tek Vuçiq.

“Paraprakisht Kurti kishte marr garancinë nga SHBA se janë garantues të zbatimit të kësaj marrëveshje dhe se kjo marrëveshje do të nënkuptonte pranimin indirekt të Kosovës nga Serbia, meqenëse Kosova do të pranohej në OKB”, deklaron Mehmeti.

“Pavarësisht disa dyshimeve të vogla, Kurti tha se është gati ta nënshkruante vetëm pasi e kuptoi se Vuçiqi e refuzoi. Kështu, topin e presionit e hodhi tek Vuçiqi, gjë që bëri që Kosova të fitonte mbështetje nga SHBA dhe Gjermania”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Për fund, sipas Mehmetit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte ai që triumfoi në takimin e së enjtes.

“Tani e tutje, Albini u thotë ndërkombëtarëve jam i gatshëm, bindeni Vuçiqi, me këtë të fundit që po tenton përmes zgjedhjeve në Serbi, të shtyjë presionin deri në kah pranvera. Albini triumfoi në Bruksel, derisa Vuçiqi mori dhe një goditje pas asaj të 24 shtatorit në Banjë”, përfundon Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat