Letra e liderëve evropianë, ky është kushti i ri për Serbinë që ‘tronditi’ Vuçiqin – Kurti e Osmani me sukses historik

Politika

Letra e liderëve evropianë, ky është kushti i ri për Serbinë që ‘tronditi’ Vuçiqin – Kurti e Osmani me sukses historik

Nga: A.M. Më: 29 tetor 2023 Në ora: 12:01
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga pesëshja perëndimore më 21 tetor dhe që Serbia realizojë njohjen de-facto.

Në letrën publike të tre liderëve evropianë të lëshuar të premten thuhet se “Me qëllim të arritjes së progresit të shpejt në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç përshkruhet në draftstatut, ndërsa Serbisë që të jetësojë njohjen de-facto. Formalitetet, përfshirë ato ndërlidhur me adoptimin, nuk duhet të qëndrojnë në rrugën e progresit për këtë çështje”.

Për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Gani Qarri.

Fillimisht, ai u shpreh i befasuar me kërkesën e Perëndimit ndaj Serbisë për njohjen de-facto të Kosovës, pasi një gjë të tillë ndërkombëtarët nuk e kanë kërkuar më parë.

Kurse, sa i përket draftit të Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, tha se kjo erdhi për shkak të këmbëngulësisë së Kurtit e Osmanit.

Image
Analisti politik, Gani Qarri.

“Siç dihet tanimë nga të gjithë, përmes një letre publike, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga pesëshja perëndimore më 21 tetor, por gëzon fakti se BE kërkon edhe nga Serbia që ajo, ta njoh edhe de-facto Kosovën, gjë që nuk ishte kusht për Serbinë, deri tani.

Kështu që fal këmbëngulësisë së kryeministrit Kurti dhe fushatës së vendosur diplomatike të presidentes Dr. Vjosa Osmani, më në fund, u pranua versioni kushtetues i “asociacionit” edhe nga faktori ndërkombëtar, që në fakt ka lajme, se përjashton modelin e "republikës srpksa", brenda territorit të Kosovës, gjë që është e arritur e llojit, për vendin tonë, përkundër të gjitha presioneve ndërkombëtare”, deklaroi analisti.

Krahas kësaj, Qarri këtë e vlerësoi si sukses të Kurtit e Osmanit, ku rreth një muaj pas aktit terrorist në Banjskë, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë erdhën me një propozim në përputhje me ligjet e shtetit tonë.

“Nuk do mend se ky është një sukses i madh dhe i pamohueshëm, e madje edhe historik i Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Dr. Vjosa Osmani, të cilët pas sulmit terrorist serb, të 24 shtatorit, bënë krejt çfarë mundën para faktorit ndërkombëtar, që të arrijnë këtë sukses kaq të favorshëm për shtetin tonë të pavarur, vetëm rreth një muaj pas aksionit terrorist serb, të sponsorizuar nga Serbia hegjemoniste, që përmes kryeterroristit Milan Radojçiq, të nisë edhe okupimi klandestin i veriut të Republikës së Kosovës.

Pra për herë të parë pas mese 12 viteve dialogim shterp, të Kosovës me Serbinë edhe propozimi më i ri i ardhur nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar të bisedimeve, u tha se ishte në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, që është edhe sinjali vendimtar i cili na bënë të shpresojmë se nga tani, marrëveshja finale ndërmjet të dy vendeve, nuk ka të bëjmë më vetëm me të ashtuquajturin "asociacion", por do të bazohet në njohjen de-facto të Kosovës nga Serbia”, theksoi ai.

Ndër të tjera, analisti potencoi se Vuçiqi përsëri do refuzoj propozimin e ri të BE-së, e këtë tha se e vërtetojnë deklaratat e tij të fundit dhe fakti se refuzoi ta nënshkruaj marrëveshjen e fundit në Bruksel.

“Kjo dëshmon se më në fund dështoi edhe përpjekja e Serbisë fashiste dhe bashkëpunëtorëve të saj shqipfolës, për ndryshimin e kufijve, gllabërimin e veriut të vendit tonë nga Serbia, që nga Thaçi kishte filluar të "emërtohej" edhe si tokë e "Rankoviqit" dhe ndarjen e Kosovës, akt për të cilin, ministrat e qeverisë së PAN-it, si Dhurata Hoxha, i patën paguar kompanisë franceze Majorelle PR & Events, mbi 168 mijë euro para të taksapaguesve të Kosovës për propagandimin e ndarjes së Kosovës, në kryeqendrat evropiane dhe botërore.

Se Vuçiqi do të përpiqet serish, që të mos e pranoj propozimin e ri të BE-së, e dëshmon edhe fakti se ai përveç obstruksioneve të më parme, të cilat po zgjasin për më tepër s një dekadë, tanimë jo vetëm që nuk pranoi as nënshkrimin e marrëveshjeve të fundit, por ai kërkoi edhe ndryshimin e 3 neneve të marrëveshjeve të dakorduara nga të dy palët, në mënyrë që ta zhargit sa më gjatë procesin dhe të mos arrihet asnjë lloj marrëveshje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat