Pajaziti: Sanksionet ndaj vendit tonë në fakt mbeten të padrejta

Politika

Pajaziti: Sanksionet ndaj vendit tonë në fakt mbeten të padrejta

Nga: M.Haziri Më: 30 tetor 2023 Në ora: 13:18
Zenun Pajaziti

Kosova tash e një kohë është e ndëshkuar nga BE-ja me sanksione.

Këto sanksione janë parë shumë të paarsyshme nga institucionet e vendit gjithashtu dhe liderët e vendit.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur anëtari i PDK-së, Zenun Pajaziti.

Ai u shpreh se sanksionet janë të padrejta ndaj Kosovës dhe qeveria jonë duhet të punoj për të mbajtur një raport të duhur me ndërkomëbtarët.

Sanksionet ndaj vendit tonë në fakt mbeten të padrejta fare. Por ato ndodhën dhe ka një histori tanimë lidhur me këtë tëmë. Siç e thashë, nuk mund t’i mbulojmë dështimët tona me veprimet e vazhdueshmë kriminale të Beogradit. Pra Qeveria jonë ka dështuar të mbetet si partnere e besuar te ndërkombëtarët dhe fatkeqësisht erdhi deri tek izolimi dhe sanksionet. Paramendoni çfarë situate paradoksale kemi. U desht të ndodhte një veprim aq i gabuar kriminal i Serbisë, për të shpresuar që të paktën të ndodh një balancim i qëndrimeve në terren”, u shpreh ai.

Më tej, Pajaziti thotë që ne duhet të punojmë fortë që të mos kemi dëme tjera më të mëdha se sanksionet.

Do të mbahet mend kjo qeveri si e qeveri e sanksioneve, por ne duhet të mbetemi me shpresë që të mos ketë dëme më të mëdha. Në fakt dëmi më i madh është koha e humbur. Dhe po t’i llogarisësh edhe disa si vite të tyre si opozitë, me ato veprimet penguese që lidhen me dialogun, demarkacionin, vizat etj., i bie që ky lidership i ka kushtuar të paktën gjysmë dekade stagnim Kosovës”, përfundoi Pajaziti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat