“Serbia goditi në kokë Evropën, kjo ngjarje tmerroi Botën”/ Halil Geci ‘shpërthen’ me akuza: Po ta bënte këtë Kurti, Kosova do merrte fund!

Politika

“Serbia goditi në kokë Evropën, kjo ngjarje tmerroi Botën”/ Halil Geci ‘shpërthen’ me akuza: Po ta bënte këtë Kurti, Kosova do merrte fund!

Nga: N. Shaqiri Më: 30 tetor 2023 Në ora: 17:36
Albin Kurti

Kosovës po i bëhet presion i padrejtë nga të gjitha drejtimet

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se vrasja e rreshterit policor Afrim Bunjakut në sulmin terrorist në Banjskë, duhet t’ua hap sytë evropianëve.

Ai thotë se perëndimorët duhet të binden se ky terror i paparë e ka prishur projektin e ndarjes së Kosovës.

Gec ithekson se, institucionet tona duhet t’ia marrin vendet e rezervuara deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës dhe ta shpërndajnë grupin terrorist të Listës serbe.

“Kjo çfarë ndodhi më 24 shtator në veri të Mitrovicës u kuptua botërisht, se shumica e shteteve të BE-së e kërkonin paqen duke e dërguar Kosovën drejte ndarjes, duke ia mbrehur Serbisë brirët, duke e dërguar Kosovën dhe rajonin drejtë një konflikti që prapavia e këtij konflikti ishte ndarja. Historia e Kosovës mori drejtimin e duhur me heroin Afrim Bunjaku duke goditë në kokë Evropën, asaj Evrope që i emëroi dy ndërmjetsues të dialogut dy mercenarë që e rrejnë Evropen jam me ty, Lajqakun dhe Borellin dhe punën e bëjnë për Rusinë, me qëllimin e vetëm që  Kosovën ta fusin edhe njëherë në gjirin e Serbisë”, thotë Geci.

Ai shton se, Europa e ka dëmtuar veten me këto figura mercenarësh.

“Që të dytë vijnë nga dy shtetet që më shumë anojnë nga Rusia se sa nga perëndimi, pse Evropianët e kanë bërë këte turp për ti emëruar ndërmjëtsues dy mercenarë rusë unë jam i vogël ta di, po realiteti është ky. Krejt në fund ekziston drejtësia e të Madhit Zot se e drejta vonon por fiton, 24 shtatori nxori lakuriq mbështetësit e Serbisë kriminale së bashku me dy mercenarët anti europjan. Presioni i padrejtë mbi institucionet e Kosovës nga të gjitha drejtimet si nga opozozitarët, si nga Edi Kristaqi, si nga analistat, si nga ajo Evropa e cila i emëroi pro rusët Lajqakun dhe Borell, burinë ndërmjetësus të bisedimeve, e gjitha kjo nuk ka qenë rastësi, kjo u pa haptazi se kishte qenë tradhti e kulluar nga vet Evropianet, me qëllimin e vetëm që tërhiqet policia nga veriu dhe t’i vihet flaka, jo veç veriut, por krejt Kosovës dhe rajonit, e pastaj ta thërrasin një konferencë pajtimit për tua ndarë torten ashtu s’iç kerkon Serbia, Rusia dhe Kristaq Rama”, thotë ai.

Geci pohon se, kjo nuk do të ishte e mundur po mos të gjente Serbia mercenarë nga brenda, si Thaçin dhe bashkëpunëtorin e dikurshëm të Rrahman Morinës.

“Evropa e di fort mirë se Sebia sllavo-ortodokse me ndihmen Ruse dhe miratimin e disa shteteve Evropiane ka bërë lufta pushtuse, për t’i zgjëruar territoret e tyre, dhe kanë lënë pasoja të papara në historinë e Gadishullit ballkanik, duke e tjetërsuar gjendjen  shoqërore, kulturore dhe politike të shqiptarëve, të përcjella me etnocide, dhe gjenocide të vazhdueshme dhe tragjedi të pa para”, pohon ai.

Ai shton se, politika hegjemoniste e Beogradit në përputhje edhe me  interesat e Rusisë ua pa në ditët e fundit me sulmin terrorist Serb në veri.

“Data 24 shtator ia shpalosi fytyrën Serbisë dhe mercenarëve Evropian Lajqak dhe Borellit, prapaskenë kjo që e tmerroj botën demokratike se çfarë deshën t’i bëjnë Kosovës katërshja europiane Vuçiq, Rama, Lajqak dhe Borrel me ndihmën opozitare dhe analistave të shitur për intersa Ruso-sllave. Paramendone se po t’i tërhiqte Albini forcat speciale nga veriu sot Kosova do merrte fund”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat