Tomë Gashi flet për bastisjet e djeshme nga Specialja – përmend këto gjëra nga e kaluara, ka këtë parashikim!

Politika

Tomë Gashi flet për bastisjet e djeshme nga Specialja – përmend këto gjëra nga e kaluara, ka këtë parashikim!

Nga: M.Haziri Më: 31 tetor 2023 Në ora: 09:30
Tomë Gashi

Hetuesit e Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, gjatë ditës së djeshme kanë bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Gjithashtu përveç shtëpisë së Smakaj është bastisur edhe shtëpia e Blerim Shalës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçit.

Hetim Smakaj, axha i Bashkim Smakajt deklaroi se nuk kanë qenë në dijeni për këtë bastisje.

Ai nuk u lejua të hyjë në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se deputetët që kanë votuar vite më parë Specialen tashmë nuk mund të bëjmë asgjë.

Sipas avokatit ne mund të kundërshtojmë veprimet e Speciales mirëpo nuk ka ndikim në punën që bënë ajo.

Më duhet të them që Gjykata Speciale nuk i jep imunitet askujt, ne kemi bërë mëkat para 8 vjete në miratimin e Gjykatës Speciale. Tashmë ne mund të kundërshtojmë veprimet e kësaj Gjykate mirëpo nuk mund të asnjë ndikim në punën e Gjykatës Speciale. Ne si popull nuk e mbrojmë asnjëri, fillimisht nuk e kemi mbrojtë as bastisjet që janë bërë edhe më herët”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, avokati përmend bastisjet e mëhershme duke theksuar që këso lloj bastisjesh do të ketë edhe në vazhdim nga Gjykata Speciale.

“Nuk është normale që të bastisen shtëpitë e askujt mirëpo është mëkati që kemi bërë më herët dhe duhet theksojmë që ne nuk kemi mbrojtur as bastisjen e mëhershme që është bërë në shtëpinë e presidentit Rugova. Ne kemi lejuar edhe bastisjen e zyreve të OVL-UÇK-së, pastaj këso lloj bastisjesh ka pasur më herët dhe do të ketë deri të ekzistoj Gjykata Speciale”, përfundoi Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat