Formimi i Asociacionit/ Analisti: Kosova e bëri të qartë, çka ka të tepërt dhe çka pengon Kosovën!

Politika

Formimi i Asociacionit/ Analisti: Kosova e bëri të qartë, çka ka të tepërt dhe çka pengon Kosovën!

Nga: A.SH Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 14:03
Kurti, Escobar, Vuçiq

Të ejten që kaloi mbasadori amerikan Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se draft-statuti që i është propozuar Kosovës për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara për të.

“Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit. Ne besojmë se ky draft, që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere, dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Analisti Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Amerika ka të drejt, por çështja është se a po e kuptojmë ne atë.

Tutje, thotë se marrëveshjet duhet të repsektohen, por që Kosova nuk do të lejojë në Republika Bosnja të dytë.

“Propozimi i Draft-statutit të propozuar nga BE është një autonomi për serbet në Kosovë. Këtë negociatorët tonë e kanë nënshkruar shumë më herët. Tani SHBA dhe BE kërkojnë të zbatohet marrëveshja e nënshkruar nga përfaqësuesit e Kosovës. A duhet t’i besojmë SHBA apo jo? Kjo as që duhet të vihet si pyetje. Por a po e kuptojmë drejt SHBA apo jo këtë mendoj që nuk jam mjaft i sigurt. Çka do që Kosova ka nevojë SHBA e përkrah, por për ato që janë bërë nuk kanë qenë kërkesë e SHBA, andaj ta kuptojmë drejt çka thotë SHBA. Të respektohen marrëveshjet që ndërkombëtare që i ka nënshkruar Kosova.

Nuk do të lejojmë një Republika Bosnja të dytë në Kosovë. Statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe të hartohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës. A i kemi të çarta këto? Nëse nuk jemi në gjendje të i kuptojmë vet, apo nuk kemi ekspert të mjaftueshëm për këto gjera duhet të kërkojmë ndihmën nga SHBA. Dua të përsëris edhe një herë një mendim që e kam thënë edhe më herët. Kosova duhet t’i kthej shqiptarët e shpërngulur nga shtëpitë e veta nga këto komuna që quhen me shumicë serbe, nga se u shpërngulen me dhunë. Këtë duhet ta bëjë ministria për kthim te të shpërngulurve, duke siguruar kushte kthimi sa më parë. Ministria për kthim nuk duhet të lavdërohet për kthimin e kriminelëve nga Serbia, por për kthimin e viktimave të terrorit gjenocidit serb nga shtëpitë e tyre gjatë lufte 1998/99 dhe në vitin 2000. Janë të shpërngulur 13.000 shqiptarë nga këto Komuna. Qëllimi ka qenë ky të jenë komuna me shumicë serbe. Pasi që të jenë kthyer këto familje mund të lavdërohet ministri për kthim se ka realizuar obligimin e vet”, thotë ai.

Sipas tij, cili do status të bëhet, do të ketë kompetenca ekzekutive, dhe do të jetë shpërblim për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

"Propozimi i Draft-statutit të behët ai do të ketë kompetenca ekzekutive. Çfarë do statuti të behët për Serbinë kriminale është dhuratë, është shpërblim për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ky është investim në luftë të re. Por këto kompetenca nuk duhet të lejojnë të pengojnë Republikën e Kosovës në funksionim e saj shtetëror sovran dhe të pavarur. Ambasadori i SHBA në Kosovë ka thënë se drafti i statutit të AKS i përmbush të gjitha kriteret që i parashohin SHBA. Por ai nuk ka parë asnjë propozim të Kosovës për këtë statut që do të jetë i pranueshëm për SHBA. Ai përmbush kriteret; por nuk ka thënë se ka apo nuk ka elemente të tepërta”, potencon analisti.

Në fund, ai thekson se kjo do të pengoj që Kosova të zhvillohet normalisht, do të pengoj edhe investimet në Kosovë.

Sipas tij, kjo thjesht prodhon konflikte të reja.

"Për çka ka tepër duhet të deklarohet çartë Kosova. Çka ka të tepërt dhe çka pengojnë këto Kosovën në zhvillim të saj. Për shembull; A ka kompetenca të tilla që Kosovën e mbajnë në tension dhe në de stabilitet politik. Kjo do të pengoj që Kosova të zhvillohet normalisht, do të pengoj edhe investimet në Kosovë. Kjo prodhon konflikte të reja. Të drejtat e serbëve duhet të jenë brenda konventave ndërkombëtare dhe jo më shumë, jo të drejta të dyfishta. Serbët e Kosovës duhet ta njohin shtetin e Kosovës de fakto dhe de jure. Serbia duhet ta njoh Kosovën juridikisht. Asnjë ministri sikur që flitet nuk duhet të menaxhohet nga Serbia. Asnjë institucion as AKS. Investimet e Serbisë për Komunat me shumicë serbet të Kosovës duhet të lejohen vetëm si donacione.

Nuk duhet të lejohen:
1. Pengesa të funksionimit të shtetit ligjor në Kosovë. 2. Të mos lejohet ndikimi i Serbisë në funksionimin e shtetit të Kosovës për mes të këtij statuti. 3. Që serbet në Kosovë të mos kenë të drejta të dyfishta. 4.Që nëse asociacioni i Kosovës pretendon të behët vegël serbe apo ruse të i ndalohet funksioni. 5. Që të kërkohet reciprocitet për shqiptaret në tre Komunat shqiptare me 130.000 shqiptarë pa të drejta elementare të garantuara me konventën e OKB dhe ndaj të cilëve po ushtrohet gjenocid i heshtur. 6. Që teksti i këtij statuti të studiohet nenë për nen për të mos qenë pengesë e shtetit demokratik të Kosovës në asnjë formë dhe në asnjë kombinim të mundshëm. 7. Që drafti jonë të hartohet bashkë me SHBA që të mos refuzohet nga Borell dhe Llajçak. Nga se Serbia nuk do të pranoj asnjë lloj të draftit që e bënë Republika Kosovës. SHBA ndihmon Kosovën për të gjitha projektet, mjafton që ne të hartojmë projekte serioze të studiuara mirë, që të jenë të rëndësishme për shtetin e Kosovës, demokracinë, marrëdhëniet tona me SHBA dhe shtetet demokratike në BE dhe botë”
, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat