Ngrihet alarmi/ Analisti zbulon planet serbo-ruse – ja pse kërkohet kjo gjë nga ndërkombëtarët!

Politika

Ngrihet alarmi/ Analisti zbulon planet serbo-ruse – ja pse kërkohet kjo gjë nga ndërkombëtarët!

Nga: M.Haziri Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 17:26
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë të zhvillohen, ani pse një marrëveshje finale nuk duket që është afër të ndodhë.

Në lidhje me zhvillimet e fundit, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Skënder Mulliqi.

Ai thotë se Serbia po mendon ende ta marrë veriun e Kosovës dhe se në këtë ide po i ndihmon edhe Rusia.

Sipas tij, duhet ndërkombëtarët të ndërmarrin masa ndaj Serbisë, në mënyrë që të ndalojnë këto veprime provokuese të serbëve.

Pse nuk po heq dorë Serbia e Vuçiqit nga veriu i Kosovës? Kjo dhe shumë pyetje hipotetike flasin se presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, BE-ja vazhdimisht po i bënë lëshime në dialogun Kosovë-Serbi! Invazioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, e ka forcuar idenë për Serbi të Madhe. Kërcënimi i Vuçiqit për kthim të ushtrisë në Kosovë, pastaj grafitet nëpër gjithë Serbinë, “Kosova është Serbi”, kanë bërë që Vuçiqi të vazhdojë me politikat e vjetra të Sllobodan Millosheviccit. Nëse bota perëndimore nuk e ndërpren shtrirjen e dorës të një terroristi si Vuçiqi, këtij do t’i shtohet edhe më shumë guximi në testimin e durimit të NATO-s. NATO, në krye me Amerikën, ka mundësi që suksesshëm t’i detyrojë Beogradin dhe Moskën që të mos promovojnë jo stabilitet politik, të shoqëruar me kërcënime lufte, në rajon. Vetëm duke marrë masa të rrepta të sanksioneve ekonomike dhe politike ndaj Serbisë të Vuçiqit, mund të vie në shprehje vazhdimi i bisedimeve dhe arritja e ndonjë marrëveshjeje të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë analisti.

Image
Skënder Mulliqi

Më tej, theksoi që duhet të vendosen sanksione ndaj Serbisë dhe të mos mendohet që me përkrahjen e Rusisë mund të bëjë diçka në rast të luftës.

“Në muajin gusht të vitit 2021, presidenti amerikan, Joe Biden kishte nënshkruar urdhëresë, ku Uashingtonit i lejohet vënia e sanksioneve ndaj secilit që e rrezikon, paqen, stabilitetin dhe integritetin në Ballkan. Që këto masa të kanë efektin e plotë, Britania e Madhe dhe BE-ja, duhet t’i bashkangjiten Amerikës. Duhet të përmbyset miti se Putin është i fortë dhe se do të intervenon nëse vjen deri të lufta. Diktatori rus i ka duartë e lidhura se është duke e humbur luftën në Ukrainë, nëse vazhdohen të tolerohen politikat pushtuese të Vuçiqit, do tu kushtojnë shumë shtrenjtë. Zgjerimi i konfliktit do të ishte dhurata më e mirë për diktatorin Putin. Mbarë rajoni do të futej në kaos, që pastaj zor t’i parashikohej përfundimi”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat