Kriteri shtesë i KE-së për Kosovën dhe Serbinë, zbardhet prapavija: Kjo gjë do e shkatërronte shtetin tonë!

Politika

Kriteri shtesë i KE-së për Kosovën dhe Serbinë, zbardhet prapavija: Kjo gjë do e shkatërronte shtetin tonë!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 11 nëntor 2023 Në ora: 19:45
Flamuj të BE-së pranë ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel.

Dialogut, Kosova po ia sheh “sherrin”.

Përveç masave të BE-së, Kosovës si fundi i është vendisur kusht i ‘ri’.

Më 8 nëntor, Komisioni Evropian miratoi një paketë të madhe të asistencës financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027.

Por, aty është vendosur një kushtëzim për Kosovën e po ashtu edhe për Serbinë, e që është normalizimi i marrëdhënive.

As Kosova e as Serbia nuk do të mund të përfitojnë nga plani i Komisionit Evropian për rritjen ekonomike në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në rast se nuk do të ketë përparim në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet tyre.

Ky është kriteri shtesë që Komisioni Evropian ua ka vendosur të dyja vendeve.

Pantina: Ka qenë e pritshme që Kosova dhe Serbia do të sanksionohen për shkak të ngecjeve në procesin e dialogut

Zyrtaja e LDK-së, Shqipe Pantina, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se tash çdo gjë që vije nga BE është e pritshme.

Sipas saj, një gjë e tillë është e mundshme, pasi Kosova nuk mund të ndikojë në vendimet e BE-së.

Image
Zyrtaja e LDK-së, Shqipe Pantina

“Ka qenë e pritshme që Kosova dhe Serbia do të sanksionohen për shkak të ngecjeve në procesin e dialogut. Ka pak rëndësi nëse mendojmë nëse është kriter i tepërt apo jo sepse ne nuk mund të ndikojmë me kritika ndaj BE-së në vendimet e tyre për ne”, thotë ajo.

Por, ajo thotë se Kosovës dhe kësaj qeverie i takon të tregohet serioze dhe të marrë obligimet mbi vete.

“Ajo çfarë i takon Kosovës dhe qeverisë në veçanti është të tregohet shumë më serioze në raport me obligimet që kanë marrë. Është lehtë t’i mashtrosh militantët partiak por jo edhe diplomatët e zyrtarët e vendeve perëndimore, sjellet populliste të kryeministrit, por shpesh edhe të Presidentes, nuk shiten të njerëzit që politikën në fund të fundit e kanë edhe profesion”, përfundoi Shqipe Pantina për “Bota sot”.

Kelmendi: Për BE dhe SHBA ka Serbia ka fuqi më të madhe se Kosova

Profesori Muhamet Kelmendi, thotë se ky ka qenë kusht me vite të tëra, sepse BE dhe SHB integrimin e Kosovës e kanë lidhur me Asociacionin, gjë e cila e shkatërron Kosovën.

Sipas tij, kjo po i imponohet Kosovës nga BE dhe SHBA.

Image
Profesori Muhamet Kelmendi

“Në raport me BE dhe me SHBA-në për integrim të Kosovës në strukturat euro-atlantike, ka me vite, që është kusht, lëshimi apo ikja nga territori i Kosovës në llogari të shtetit serb. Asociacioni është çështje që e shkatërron përfundimisht shtetin e Kosovës. Me këtë organizim de-fakto është e programuar lufta shqiptaro-serbe. Kjo për faktin se serbët me atë organizim fitojnë policinë e vete dhe kështu edhe armën e luftës kundër shtetit të Kosovës.

Çka dhe pse ndërlidhet kjo me intergrim?

Ndërlidhja e saj me intergrim vjen nga lëshimet e mëdha që BE dhe SHBA i kanë bërë Serbisë. Të frikësuar nga agresioni ushtarak serb mbi Kosovë, si pikësynim i Rusisë dhe Kinës, BE dhe SHBA bënë akceptime të mëdha të kërkesave serbe. Nga një shtet që doli nga shpërbërja e Jugosllavisë, po krijohen tri shtete, pa e marrë Malin e Zi, ku veç e ka pushtetin. Një zgjidhje e tillë po imponohet nga BE dhe SHBA edhe Kosovës. Ndërlidhja e Asociaconit serb me integrim të Kosovës në struktura euro-atlantike është realizim interesave serbe në Ballkan. Mund të deklarojnë çfarëdo politikanët e BE-së dhe të SHBA-së. Asociacioni dërgon tek ndarja e Kosovës”, shprehet ai.

Derisa, për njohjen de-fakto të Kosovës nga Serbia thotë nuk është që ka rëndësi të madhe se dëshiron apo jo Serbia, Kosova ekziston si shtet.

Andaj, Klemendi thotë se njohja de-jure e Kosovës nga Serbia ka efekt politik, juridik dhe ndërkombëtar.

“Ndërsa, njohja de-fakto është vetëm një mashtrim i madh i Kosovës. U njoh apo nuk u njoh Kosova de-fakto nga Serbia është çështje fare e pa rëndësishme. De-fakto Kosova ekziston. Këtë nuk e zbeh çështje e qëndrimit serb. Vetëm njohja de-jure e Kosovës nga Serbia ka efekt politik, juridik dhe ndërkombëtar. Çështja de-fakto e njohjes së ekzistencës së Kosovës me Asociacionin serb është humbje e madhe e Kosovës. Natyrisht se kjo nuk i intereson shumë BE-së dhe tash edhe SHBA-së. Të dy këto subjekte, qoftë edhe me sakrificën e Kosovës, e duan paqen në Ballkan. Kundruall kësaj, Kosova nuk është humbje e madhe, si për BE, ashtu edhe për SHBA. Paqja është para Kosovës”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat