Serbia u godit rëndë/ Kjo është diplomatja më e guximshme evropiane që i doli krah Kosovës

Politika

Serbia u godit rëndë/ Kjo është diplomatja më e guximshme evropiane që i doli krah Kosovës

Arife Morina Nga Arife Morina Më 13 nëntor 2023 Në ora: 18:53
Viola Von Cramon

Së fundi, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka folur për raportin e BE-së me Serbinë pas Banjskës dhe për masat e mundshme ndaj Beogradit.

Sipas saj, Bashkimi Evropian e ka masën përmes të cilës ndikimi në Serbi do të ishte i qartë, duke përmendur mundësinë e ndaljes së fondeve. Von Cramon thotë se kjo do të ishte një masë e butë për Vuçiqin, por thekson se gjëja më e keqe që do të mund t’i ndodhte Vuçiqit është që të dalë para elektoratit dhe të shpjegohet se pse iu ndalen fondet dhe pse BE-ja ka marrë masa ndaj tij.

Ajo ka thënë se shpreson që disa prej masave do të shihen së shpejti.

“Ka një ndikim të qartë, por nëse ne ndalojmë paratë për Serbinë, ky do të ishte vendim shumë i butë për Vuçiqin. Vuçiq do jetë para zgjedhjeve dhe gjëja me e keqe që mund t’i ndodh se pse BE pezulloi fondet dhe pse mori masa ndaj tij. Nëse s’ka bashkëpunim, s’ka ekstradim, nëse s’ka transparencë, BE-ja s’duhet të flasë por edhe të veprojë, dhe shpresoj se disa prej tyre do t’i shohim së shpejti”, ka thënë Von Cramon.

Ajo tutje ka thënë aktualisht Vuçiq është shumë i dobët nga protestat, dhe ka potencuar se PE-ja po pret që të shoh rezultatet e hetimit për Banjskën deri në fund të vitit.

 “Vuçiq për momentin është mjaftë i dobët. Ai u përball më shumë protesta. Ka shumë presion. Do të prisja të shihja një rezultat të hetimit për Banjskën deri në fund të vitit. Këtë kemi formuluar dhe këtë presim ne në Parlamentin Evropian”, ka thënë Von Cramon.

Këto deklarata të Von Cramon, po shpresohet të merren parasysh, derisa po kërkohet që sa më parë të vendosen masa ndaj Serbisë.

Analistët për “Bota sot” komentuan masat që duhet vendosur shtetit serb dhe mundësinë e ekstradimit të Radoiçiqit.

Mulliqi: Nuk dihet deri ku ka shkuar Komisioni përkatës i BE-së më hetime rreth ngjarjes në Banjskë

Image
Skënder Muliqi

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Skënder Mulliqi.

Së pari, ai vlerësoi se Bashkimi Evropian po vazhdon ende me politikat e saj të vjetra, ku në krye me Borrellin e Lajçakun, po kërkohet themelimi i Asociacionit, ende pa vendosur sanksione ndaj shtetit serb pas agresionit në Banjskë.

“BE-ja po vazhdon me praktikat e vjetra përmes ndërmjetësve në bisedime Lajçak dhe Borrell, të cilët po kërkojnë implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sikur mos të kishte ndodhur akti tragjik i terrorizmit serbomadh për ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu në Banjskë. Është pritur nga Kosova, që BE-ja të tregohet më parimore pas kësaj ngjarje, duke ia hequr masat e padrejta të vendosura ekonomike, dhe këto masa të embargos t’i vihen pushtetit shovinist të Vuçiqit, i cili më Putinin janë duke futur pyka të forta politike, të shoqëruara me kërcënime të hapura me luftë ndaj rajonit të Ballkanit, dhe veçmas ndaj Kosovës”, deklaroi analisti.

Në gjithë reagimet që po bëhen, Mulliqi më së shumti i vlerësoi këto të Von Cramon.

Ai tha se raportuesaj e Kosovës në PE, ka qenë tash e një kohë mjaftë e zëshme kundër politikave të Vuçiqit dhe vendosjes së masave ndëshkuese ndaj shtetit serb.

“Ndoshta, më e zëshmja që Vuçiqi të ndëshkohet nga BE-ja, po tregohet që shumë kohë me deklarime, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila duke folur për raportin e BE-së, ka kërkuar masa ndaj Beogradit zyrtar. Edhe më herët, Cramon ka kritikuar pushtetin e Vuçiqit për mos-kooperim në dialog, apo më mirë me thënë me mos zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit. Është shumë e drejtë nga zonja Viola kërkesa e saj për ekstradim të terroristit Radoiçiq organeve përkatëse të Kosovës, por mendoj që paraprakisht për të bërë këtë Serbia, duhet të kërkohet nga pushteti i Beogradit që të hiqet nga preambula kushtetuese, Kosova si pjesë e Serbisë, ku edhe mbi këto baza presidenti serb, është duke e zhvilluar dialogun dhe nuk po e pranon ekstradimin e Radoiçiqit”, theksoi ai.

Më tej, analisti tha se duhet t’i vendoset kusht Vuçiqit, që pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, nuk mund të ketë Asociacion.

 Ai foli edhe për mundësinë e ekstradimit të Radoiçiqit.

“Unë mendoj, se BE në këtë drejtim duhet të bëjë presion e pastaj t’i bëhet me dije Vuçiqit që pa e pranuar pavarësinë, nuk do implementohet Asociacioni. Kështu do të vinte në shprehje edhe ekstradimi i grupit terrorist serb në krye me Radoiçiqin, organeve të Kosovës. Vuçiqi nuk do të përmbush këtë kërkesë, sikur që nuk iu ka përmbajtur edhe të gjitha marrëveshjeve të deritashme, madje ai po refuzon të nënshkruan aneksin e Ohrit. Serbia ka hy në vlugun e zgjedhjeve, dhe nuk pritet asnjë vendim i Vuçiqit”, potencoi Mulliqi.

Ndër të tjera, kërkoi që të merren sa më seriozisht deklaratat e Von Cramon, ku kësisoj edhe të vëhen baza të reja mbi dialog.

“Nuk dihet deri ku ka shkuar Komisioni përkatës i BE-së më hetime rreth ngjarjes në Banjskë.

Kërkesa e Cramon si raportuese e BE-së ishte dashur të merret seriozisht jo vetëm për çështjen e ekstradimit të Radoiçiqit që vështirë se do të ndodhë në këto rrethana aktuale politike në Serbi, por të merren parasysh edhe të gjitha deklarimet e mëparshme të saj, rreth barbarisë së dialogut, e mos të vazhdimit të praktikave të vjetra duke e favorizuar Serbinë e pareformuar. Pas rastit të terrorizmit në veri të vendit, duhet vënë baza të reja dialogut nga BE-ja. Kosova duhet të ngulë këmbë që para implementimit të çfarëdo asociacioni, të pranohet së pari pavarësia e Kosovës, pa marrë parasysh se kush do të jetë në krye të Serbisë pas këtyre zgjedhjeve të 17 nëntorit”, përfundoi Skënder Mulliqi për “Bota sot”.

Burjani: Marrja e masave është e domosdoshme

Image
Blerim Burjani

Kurse, analisti Blerim Burjani në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se Bashkimi Evropian është i matur me Serbinë, mirëpo që tani janë tejkaluar “vijat e kuqe”.

“Siç dihet, BE është shumë e matur dhe nuk do ballafaqim negativ me Serbinë për shkak se konsideron se Vuçic është pro integrimeve të Serbisë në BE, mirëpo duket se janë tejkaluar linjat e kuqe të sigurisë së BE-së”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, tha se duhet vendosur masa sa më parë ndaj Serbisë, kjo pasi në vazhdimësi vendos kushte dhe refuzon të arrijë marrëveshje me Kosovën.

“Marrja e masave është e domosdoshme duke pas parasysh edhe ngjarjet në Banjskë, por edhe regresionin në dialog tash po fillon dhe të kushtëzojë për daft-asociacionin dhe reziston në mosnjohje në asnjë mënyrë të Kosovës, dhe të pengoj anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, përmbylli Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat