Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish/ Profesori nga Presheva: Të jemi syçelë, kjo flet më së miri se çfarë qëllimi ka Rusia përmes Serbisë!

Politika

Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish/ Profesori nga Presheva: Të jemi syçelë, kjo flet më së miri se çfarë qëllimi ka Rusia përmes Serbisë!

Nga: A.SH Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish, ka dhjetë vite që është hapur.

BE-ja ka pyetur edhe një herë Serbinë se çfarë bën kjo qendër në Nish.

“Serbia duhet ta informojë BE-në për aktivitetet e Qendrës në Nish dhe për integrimin e saj në sistemin e menaxhimit të emergjencave”, thuhet në raportin e publikuar më 8 nëntor.

“Balanca serbe midis Rusisë dhe Perëndimit nuk thyhet në NIS [Industria e Naftës e Serbisë kryesisht në pronësi të rusëve], por në Nish”, thotë Vuk Vuksanoviq nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Derisa, Moska e ka përshkruar si qendrën “më të rëndësishme në Ballkan” për t’iu përgjigjur situatave emergjente dhe fatkeqësive natyrore, por vendet perëndimore dyshojnë se është një përpjekje për të krijuar një bazë ushtarake.

Profesori nga Presheva, Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka shprehuer sigurinë se ajo është qëndrë stërvitore me ekspertë të shumë fushave ushtarake nga Rusia është duke u forcuar gjithnjë.

Tutje, Hasani thotë se kjo është një mbulesë e këtij aktiviteti, duke shtuar se është i qartë synimin i Rusisë në mes të Serbisë.

Sipas tij, Rusia dëshrin të dominojë në Ballkan.

Në qendrën e quajtur “Humanitare” në Nish të Serbisë do me thënë qendra stërvitore ku ka shumë ekspertë të shumë fushave ushtarake nga Rusia është duke u forcuar gjithnjë.

Mbulimi i këtij aktiviteti ushtarak, si agjenture spiunimi duke e quajtur si qendër humanitare, mendoj se kjo është serioze dhe një alarm për Qeverit dhe Parlamentin e Shqipërisë dhe Kosovës, t’i lëmë ndasitë në një anë.

Kurse, hapësirat ish-Jugosllave dhe shteteve në këtë pjesë të Ballkanit të jemi syçelë.

Kjo flet më së miri se çfarë qëllimi ka Rusia përmes dhe në mes të territorit të Serbisë dëshirojn të instalojn në këtë pjesë të Ballkanit.

Kjo vlen për planin dhe dëshirën për të dominuar në raport në këtë pjesë të Ballkanit”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat