Analisti “godet” Molliqajn: Nuk është Asociacioni, ky është halli i tij!

Politika

Analisti “godet” Molliqajn: Nuk është Asociacioni, ky është halli i tij!

Nga: A.SH Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 21:01
Aksioni i PSD-së para Qeverisë së Kosovës

PSD të hënën që kaloi zhvilloi një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ata shfaqën flamurin e Kosovës me një improvizim të një flamuri me dy yje.

I pari i kësaj partie, Dardan Molliqaj kishte thënë se drafti i Asociacionit i pranuar nga Kurti e zhbën pavarësinë e Kosovës.

“Drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe presidenti i Serbisë në thelb e zhbën Republikën e 17 shkurtit të shpallur si shtet të pavarur, qytetarë dhe multietnik. Nga sot jo vetëm që e zhbën Republikën e si koncept, ku qytetarët janë të barabartë pa dallim etnie dhe kombësie, tani zhduket barazia mes qytetarëve të cilat kanë qenë të shprehura në simbolet e shtetit të Kosovës, përmes yjeve. Secili yje ka përfaqësuar një etni në këtë shtet të themeluar së bashku”, tha ai.

Analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se PSD është shembëlltyrë e dështimit.

Atë që po bën Molliqaj, Mehmeti e quan propagandë, duke thënë se buron nga mos pranimi i realitetit për dështimin në politikë, sepse nuk i intereson Asociacioni.

“PSD është shembëlltyra e dështimit të një njeriu që hallin e vet mundohet ta shëndrrojë në problem nacional. Dardan dështaku nga inati ndaj Albinit që nuk arriti të merrte partinë, ka mbledh rreth vetës ca servilë dhë bën gjoja rebelin e nteresave të vendit. Dardani ka hall fatin e tij, s’po arrin me kuptu se është i dështuar në politikë. Propaganda ndaj Kurtit buron nga mos pranimi i realitetit te Molliqajt për dështimin në politikë, jo se Dardanit i intereson shumë Asociacioni.

Me pak fjalë PSD është grupacion i 7-8 personave që nuk e gjejnë veten askund dhe e vetmja mënyrë për tu shfaqur është të merren me Kurtin për tu shfaqur në opinion, ndonëse opinioni i’ua tregoj vendin në zgjedhje ku morën vec 2% të votave”, shprehet Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat