“Serbia nuk e dëshiron paqen”/ Paralajmërimi i profesorit pas tensioneve në veri të vendit – ka këtë porosi!

Politika

“Serbia nuk e dëshiron paqen”/ Paralajmërimi i profesorit pas tensioneve në veri të vendit – ka këtë porosi!

Nga: M.Haziri Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Situatë e tensionuar po vazhdon të jetë në veri të vendit.

Ky tensionim po vazhdon si pasojë e veprimeve të Serbisë që në vazhdimsi.

Së fundmi është raportuar së është djegur vetura e nënkrytarës së komunës së Leposaviqit.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut ka dhënë detaje.

Sipas raportit thuhet se është përfshirë nga zjarri vetura me targa vendore pronë e ankueses femër serbe nga Kosova.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se Serbia nuk po dëshiron paqe dhe kjo po dëshmohet me idenë e serbëve për të ripushtuar Kosovën.

Image
Muhamet Kelmendi

“Duket se kemi një gjendje para një stuhie agresive terroriste të shtetit serb në veri, ndoshta edhe në viset tjera të Kosovës, kudo ku shkaktohet terror në Kosovë. Serbia nuk e dëshiron paqen. Nacionalistët serbomëdhenjë synojnë ripushtimin e Kosovës. Sipas normave kushtetuese të Serbisë, Kosova është territor serb, politikisht konsiderohet në Beograd i pushtuar dhe që shteti serb do të "çlirojë". Me këtë pikësynim udhëhiqet shteti serb”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë që provokimet në veri janë veprime që po rëndojnë gjendjen dhe se rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-të vetëm rritë sigurinë në veri dhe ndihmon në ndalimin e agresionit terrorist serbomadh.

“Provokimet në veri, si djegia e makinave, mos dëgjueshmëria dhe refuzimi i shtetit të Kosovës, sikundër edhe refuzimi kategorik i organeve në vendit, janë vetëm mjete për të provokuar gjendjen. Natyrisht se nevoja është për më shumë trupa ushtarak të KFOR-të,të cilët do të patrullojnë me policinë e Kosovës në kufirin me Serbinë. Rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-të vetëm rritë sigurinë në veri dhe ndihmon në ndalimin e agresionit terrorist serbomadh. Gjendja obligon edhe Republikën e Kosovës në rritjen e kapaciteteve policore dhe të FSK-së”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat