“Zajednica”, një ‘bombë me sahat’! Kurti rendit garancitë që Kosova duhet t’i marr nga BE-ja për Asociacionin

Politika

“Zajednica”, një ‘bombë me sahat’! Kurti rendit garancitë që Kosova duhet t’i marr nga BE-ja për Asociacionin

Nga: Nehat Shaqiri Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 22:04
Albin Kurti

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti e ka komentuar kërkesën e perëndimit drejtuar Kosovës, për themelimin e Asociacionit.

Kurti në një prononcim për gazetën “Bota sot”, shprehet se, nëse Kosovës, i kërkohet nga BE-ja në mënyrë imperative formimi i Asociacionit, apo bosnjëzimi i Kosovës, në këmbim të njohjes defakto nga Serbia, atëherë sipas tij, Kosovës nuk i duhet njohja nga Serbia.

Kurti thotë se, Asociacioni me kompentenca ekzekutive do të thotë "shtet brenda një shteti"!

“Si duket BE-ja me këtë qasje është më shumë e interesuar t'ia vendosë kapakun konfliktit Kosovë - Serbi sesa të zgjidhet ky problem njëherë e përgjithmonë!”, shton ai.

“Vet fakti se të dy emisarët e BE-së, Borell dhe Lajçak vijnë nga dy shtete Evropiane të cilët nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran na jep të kuptojmë se BE-ja nuk e ka vullnetin të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë në favor dhe në respektim të së drejtës ndërkombëtare që ndëshkon agresorin dhe shpërblen viktimën me drejtësi”, thotë Kurti.

Sipas tij, marrëveshjen përfundimtare me njohje reciproke Kosovë - Serbi, e kanë artikuluar qartë të dy presidentët e SHBA-ve, Trump dhe Biden, në letrat e tyre të drejtuara qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë.

“Pse, sot kryeministri Kurti e ka pranuar themelimin e Asociacionit pa një njohje reciproke, është për tu çuditur shumë! Njohja de fakto është si të thuash "pak shtatëzanë"! Pse nuk e ka askush guximin që Serbisë t'ja kërkojnë njohjen e Kosovës hapur dhe pa ekuivoke? Nëse Draft-statuti për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili po qarkullon këto ditë në media është i vërtetë, atëherë kryeministri Kurti e ka pranuar një Draft-statut me kompetenca të plota si ai i vitit 2013, të cilin e rrëzoi Gjykata e Kushtetutës së Kosovës”, thotë ai.

Kurti pyet se, cilat garanci i mori Kosova nga BE-ja, për themelimin e "Zajednicës"?

“Pse të pranohet themelimi i Zajednicës nëse nuk i kemi marrë këto garanci të renditura më poshtë:

- Heqjen e menjëhershme të sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.

- Njohjen e menjëhershme nga pesë shtetet të BE-së, të cilët ende nuk na kanë njohur Kosovën.

- Njohjen reciproke Kosovë - Serbi.

- Anëtarësimin e Kosovës në UN dhe në NATO.

- Anëtarësimin e Kosovës në BE, më së largu deri në vitin 2030.

I sugjeroj kryeministrit Albin Kurti, të kërkoj legjitimitet të elektoratit, me anë të zgjedhjeve të reja, para se të nënshkruajë themelimin e "Zajednicës"!”, përfundon Faton Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat