Halil Geci me reagim të ashpër për BE-në: Ja dy emrat që u mërzitën që Vuçiqi dështoi të zbresë ushtrinë serbe te Ura e Ibrit

Politika

Halil Geci me reagim të ashpër për BE-në: Ja dy emrat që u mërzitën që Vuçiqi dështoi të zbresë ushtrinë serbe te Ura e Ibrit

Nga: N. Shaqiri Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 20:55
Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci është deklaruar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit.

Geci thotë se bisedimet duhet t’i udhëheqin Shtetet e Bashkura të Amerikës, ndërsa evropianët duhet që të largohen nga dialogu, pasi që është zhvlerësuar.

Veprimtari i LDK-së, shprehet se Evropa po bën shaka me emisarët që i ka dërguar për dialog.

“Derisa në krye të shtetit të Serbisë është kryekrimineli, çetniku Vuçiq, ish zëdhënsi i Millosheviqit i cili mori pjesë dhe përkrahu katër luftërat e ish republikave Jugosllave të përcjellura me përmasa të pa para, gjenocidi që Serbia vetë e nisi dhe vetë i perfundoi, çfarë dialogu mundet ta bëjë BE-ja me kriminelin e katër luftrave, këto luftëra kanë ndodhur në sy të krejt kësaj bote, duke e ditur se Vuçiqi ishte zëdhënës dhe përkrahes i të gjitha gjenocideve”, shprehet Geci.

Ai shton se evropianët kanë luajtur me Kosovën dhe janë merr me tema boshe.

“Evropianët nuk e kanë prekur kurrë pikën kryesore për njohje reciproke dhe heqjen e Kosovës nga preambula e Kushtetutës së Serbisë, aq më keq kur nga ana e Kosovës në bisedime kanë marrë vendime njerëzit ma të paditur që i mban kjo tokë, ose më mirë me thënë polaret e Kosovës, njerëzit më budallenjë që i ka pjellë nëna shqiptare! Me një fjalë kanë mbetur tradhtarët e shekullit …!”, thotë Geci.

Ai përmend edhe fusnotën të cilën e mori Kosova në dialogun me Serbinë.

“Derisa Serbia e ka në preambulën kushtetuse Kosovën, ajo do e destabilizojë gjithmonë Kosovën dhe rajonin. Evropa nuk është e zoja të zgjedhë bash asgjë. Kjo i bien sikur unë të kërkojë nga të tjerët t’ia falin dhe t’i harrojnë të kaluarat e të bashkohen sikur nuk ka ndodhur asgjë, kurse nga 40 meshkuj burra që i kem, pesë nga ata nuk degjojnë fjalën time, ku mundet Evropa me bashkua dikë kur nga 27 vendet e BE-së, 5 nga ato nuk e kanë njohur Kosovën. Prandaj Evropianët duhet të largohen nga bisedimet. Bisedimet duhet t’i udhëheq Amerika dhe pikë. Dialogun e kanë zhvlerësuar vetë Evropianët duke i zgjedhur dy mercenarë prorusë që as ata, e as vendet e tyre nuk e kanë njohur Kosovën”, thotë ai.

Sipas tij, edhe nëse deri me sot krejt mirë do të ishte, dhe kur në përpjekje për bisedime u përdoren armët dhe u derdhë gjaku bien bisedimet dhe nuk ka më dialogë, prandaj shton se BE-ja duhet ta ndërron çasjen për dialogun.

“BE duhet t’i ndërrojnë negociatorët, prorusin Lalqak dhe Borellin, dy mercenarë e të shitur që kanë punuar gjatë tërë kësaj kohe për interesa Ruse duke i vënë saksione, Kosovës pa piken e fajit, deri më sot u pa se të dy përfaqësusit Evropian të dialogut për Kosovën po duket se ishin në dijeni se Serbia ka për qëllim pushtimin e veriut dhe pritnin me pa durim me i thënë Albinit: ja ne t’u lutem por ti nuk na dëgjove, njësoj si këta pritnin edhe opozitarët”, thekson ai.

Geci thotë se, siç po duket Vuçiq ua kishte komfirmuar në vesh Lajqakut dhe Borellit “se do apo nuk do Albini, unë kam me i zbrit ushtrinë time te ura e Ibrit ….!?”

“Sulmet kriminale e fashiste të shtetit serbë që ndodhën më 24 shtator mbi Kosovën forcojnë mendimin se edhe Borell edhe Lajqak më fort janë mërzitur për dështimin e sulmit që nuk ia arriti Vuçiqi të zbres Ushtrinë serbe te Ura e Ibrit se vet Vuçiqi. Më 24 shtator kanë ndryshuar rrjedhat e dialogut që nga ajo ditë qytetarët e Mitrovicës janë qytetarë të barabartë pa marrë parasyshë kujt nacionalitet i takojnë. Nga 24 shtatori s’ka më zajednicë, s’ka më ndarje dhe falje tokash. Bashkësia ndërkombëtare për dy dekada ka rënë pre e këtyre rrencave dhe kriminelëve Vuçiqit dhe mercenarëve të brendshëm të Kosovës”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat