Halil Geci ‘zbulon’ çka i premtuan Vuçiqit, PDK-ja dhe LDK-ja - ka një thirrje për Albin Kurtin që e trondit opozitën!

Politika

Halil Geci ‘zbulon’ çka i premtuan Vuçiqit, PDK-ja dhe LDK-ja - ka një thirrje për Albin Kurtin që e trondit opozitën!

Nga: N. Shaqiri Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 18:59
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, dështimi i sulmit terrorist të Serbisë në Banjskë me 24 shtator dhe mos arritja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që përmes grupeve paramilitare të ushtruara në Serbi, t'i ndryshojë kufijtë me dhunë, i ka mërzitur analistët politikë në Kosovë, Serbinë e Rusinë.

Geci ka kritikuar perëndimin që kërkoi largimin e Policisë së Kosovës nga veriu, të cilën e quan tradhti, dhe këtë Josep Borrelit e Mirosllav Lajçakut ua nxori, sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Qëllimi dhe marrëveshjet e fshehura të Vuçiqit me mercenarët e evropianë, është një lojë që po i bëhet Kosovës prapa skene nga disa shtete evropiane përmes dy mercenarëve evropianë, Lajçak e Borell për të ndarë Kosovën. Por, a thua si ndihen këta dy emisarët evropianë kur institucionet e Kosovës ua minuan projektin e tyre për ndarjen e veriut? Kjo u pa se Lajçaku, Rusia, Borelli dhe Serbia i ka përgatitur të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit se Kosova është faktori destabilizues në rajon duke krijuar shansin e Serbisë për ndërhyrje ushtarake për të ia lehtësuar aneksimin e veriut”, thotë Geci.

Veprimtari i LDK-së, thekson se këmbëngulësia e Kurtit se nuk do ta lë veriun e Kosovës në dorën e kriminelëve, ia zbardhi fytyrën shtetit të Kosovës dhe krejt shqiptarisë.

“LDK dhe PDK ia kishin premtuar Vuçiqit nënshkrimin dhe votimin në parlament për veriun e Kosovës përmes liderit të Serbisë, polarit të Brojës dhe Isa Mustafës si dhe mbështetësve të tyre Agim Veliut, Lutfi Hazirit etj, që do të ia japin veriun, pra Trepçën dhe Ujmanin Serbisë së bashku me nja 17 fshatra të Kosovës dhe në këtë mënyrë për t'ia kryer amanetin Rankoviqit, i cili paska pasur shumë dëshirë të marrë Mitrovicën”, thekson Geci.

Ai shton se këta ‘tradhtarë’ gati e dërguan në vend amanetin e Rankoviqit.

“Lumiri dhe Memli, jarani i Polarit së bashku me partitë e vogla thonin njëzëri se na prishët me Amerikën. U pa haptazi se nuk ishte puna e Amerikës, ngase pa Amerikën, Kurti nuk do të mund të kryente kaq me sukses përballjen me një shtet kaq të fuqishëm, duke ua hedhur në ajër ëndërrën e aneksimit të Trepçës dhe Ujmanit. Por, opozitarët që ishin bërë multi milionerë përmes Radoiçiqit duke kthyer veriun në zonë kriminale, e kishin forcuar aq fort Radoiçiqin dhe listën serbe që vet e kishin krijuar sa t'i kapë armët e të luftojë me shtetin që vet iu jepte para dhe i forconte, përmes këtyre opozitarëve e lejuan kolonizimin e veriut duke ndërtuar koloni për serbët pa qenë kurrë banorë të Kosovës”, shton tutje Geci.

Sipas tij, opozita dhe analistët janë mërzitur që Serbia nuk pati mundësi të aneksojë tokën e Kosovës.

“Perëndimi e akuzon Kosovën dhe i bën sanksione vetëm pse po e bllokon vijën e Putinit, kurse Serbinë po e ledhatojnë edhe pas katër luftërave që i bëri me gjenocid e aneksim të tokave të huaja”, thotë ai.

“Tash rendi i Albin Kurtit është që t'i konfiskojë pasuritë e gjithë atyre opozitarëve që e fituan pa mbulesë me Radoiçiqin dhe format tjera të pasurimit duke e plaçkitur shtetin dhe kështu donin të hynin në Evropë me Radoiçiqin, pa Trepçën dhe Ujmanin”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat