“Ja pse me fitoren e Ukrainës, do të ‘fitonte’ edhe Kosova”: Humbja e Putinit, është e humbje e Vuҫiqit ndaj Kosovës

Politika

“Ja pse me fitoren e Ukrainës, do të ‘fitonte’ edhe Kosova”: Humbja e Putinit, është e humbje e Vuҫiqit ndaj Kosovës

Nga: H.O. Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 20:00
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Edhe 24 vite pas luftës së fundit, kur Serbia bëri gjenocid në Kosovë, ky shtet nuk i pranon krimet, madje nuk e pranon as Kosovën si shtet të pavarur. Pavarësisht se më tepër se një dekadë Kosova dhe Serbia po mbajnë takime për të arritur një marrëveshje të përbashkët, kjo e fundit herë pas herë sulmon e kërcënon Kosovën.

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një prononcim për ‘Bota sot’, thekson se Serbia po të ishte shtet normal, do t’i kishte pranuar krimet e luftës dhe do të kishte shtrirë dorën e pajtimit me njerëzit në BH dhe në Kosovë.

Kjo ndoshta edhe mund të ndodhë një ditë, e që vendimtare mund të jetë humbja e luftës të Rusisë së Putinit në Ukrainë dhe largimi i politikës primitiviste radikale serbe ndaj popullit shqiptarë dhe vendeve të tjera të Ballkanit.

“Tek kur të largohet krimineli Putin nga pushteti, dhe t’i hiqet nga dora Serbisë arma ultranacionalisite me izolim ndërkombëtar, atëhere edhe mund të presim ndryshime në këtë shtet të ngjizur me ideologji fashite e ekspansioniste. Kosova nuk ishte kurrë territor serb. Shqiptarët në Jugosllavi, Serbi, edhe pse autoktonë, ju kanë nënshtruar represionit të egër serbomadh, në krye me Titon, Rankoviqin, e deri të Millosheviqi.

Shqiptarët përjetuan dyndjen masovike për në Turqi, në bazë të memorandumit famëkeq të Vasa Qubriloviqit. Pastaj ju nënshtruan aparteidit në fund të shekullit të 20, nga forcat fashiste serbe të Millosheviqit dhe paramilitarëve të tyre. Këto që i kam numëruar janë vetëm disa detaje nga historia e hidhur e shqiptarëve që bashkëjetuan me dhunë me një popull të zbritur nga karpatet, e që ka mbetur ende popull i pacivilizuar”, thekson Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Ai thotë më tutje se në vitin 1998 lufta me shkatërrimin përfundimtar të ish Jugosllavisë, u përmbyll me luftën në Kosovë, të përfunduar me largimin e hordhive serboqetnike nga Kosova në vitin 1999. Millosheviqi tentoj të bën spastrimin etnik të radhës, duke bërë krime të rënda mbi shqiptarët, e që megjithatë nuk ja doli, se u ndalë nga UҪK dhe NATO.

“Edhe tash pas shumë vitesh Serbia e përkrahur nga Putini, po tenton të krijon një vatër të re të luftës në Ballkan, duke filluar luftën me Kosovën. Kjo Serbi e Vuqiqit, nuk po pajtohet me rrethanat e reja të krijuara. Nuk po pajtohet se Kosova që 24 vite është shtet sovran dhe i pavaruar. Regjimi terrorist i Beogradit së bashku me regjimin terrorist të Putinit, po tentojnë të realizojnë idetë shoviniste të botës ruse dhe të botës serbe”, vlerëson ai.

Sipas Mulliqit, Vuqiqi nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukeselit dhe të Ohrit, të planit franco-gjerman.

“Vuqiqi nuk është i interesuar për marrëdhënie të mira me shqiptarët. Po të ishte do të kishte pranuar pavarësine e Kosovës dhe do të kishte kërkuar falje për krimet dhe dëmet e luftës. Me kthimin e paralajmëruar të radikalëve të tjerë në pushtetin e Serbisë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, po ju kthehet viteve të 90 të shekullit të kaluar. Ky shtet moti ka përqafuar politikat iracinale e brutale ndaj shqiptarëve të Memorandumit të SANU të vitit 1986. Sot kjo politikë serbo-madhe po tentohet të realizohet duke u bazuar së pari në agresionin e Rusisë në Qeqeni, Gruzi dhe së fundit në Ukrainë”, tha Mulliqi.

Tutje, analisti thotë se kjo politikë e Vuqiqit e ndjekur me narrativën gjoja, 'për mbrojtjen e popullit serb", është duke u propaganduar si në kohën naciste për mobilizim të popullit serb.

“Dhe, Kosova aq më shumë duhet të mos lejon implementimin të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të kamufluar, e ende të pa bërë publik për opinion. Asociacioni monoetnik, duke i përjashtuar minoritetet e tjera dhe jashtë Asociaconit tonë, është i papranueshëm për shqiptarët. Unë besoj sikur që edhe shumica, në fitoren e popullit të Ukrainës, mbi një pushtues të egër, siҫ është diktatori Vladimir Putin. Humbja e luftës dhe tërheqja nga Ukraina, do të ishte thyerja përfundimare e politikës radikale dhe terroriste serbe në rajon dhe do të ishte shuarje të apatiteve për ndarje apo pushtim të Kosovës”, thekson Mulliqi për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat