Fletarrestimi për Radoiçiqin, eksperti austriak befason me deklaratën: Ja kur do të ekstradohet nga Serbia!

Politika

Fletarrestimi për Radoiçiqin, eksperti austriak befason me deklaratën: Ja kur do të ekstradohet nga Serbia!

Nga: A.M. Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 22:21
Milan Radoiçiq

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës.

Fletarrestimi është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

INTERPOL-i i sqaroi se, me kërkesë të vendeve anëtare dhe pas verifikimit të pajtueshmërisë, ata lëshojnë të ashtuquajtura “njoftime të kuqe”.

“Njoftimi i kuq” i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.

Për këtë çështje, në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Së pari, ai kërkoi që Serbia të shpallet shtet sponsor i terrorizmit.

Sipas tij, zgjidhja e vetme është sanksionimi i Serbisë, pasi me Vuçiqin në krye nuk do të ekstradohet Radoiçiqin.

Image
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

“Serbia duhet të shpallet nga BE-ja si sponsor shtetëror i terrorizmit nëse shteti serb nuk e dorëzon bandën e 24 shtatorit para drejtësisë ndërkombëtare!

Serbia nën zgjedhën e Vuçiqit sigurisht që nuk do t’i dorëzojë terroristët para drejtësisë, kështu që izolimi i plotë i Serbisë është vetëm një përgjigje logjike ndaj terrorizmit serb.

Serbia duhet të izolohet në vitin 2024 dhe statusi i kandidatit për në BE të pezullohet”, u shpreh eksperti austriak.

Krahas kësaj, ai vlerëson se Radoiçiqin duhet të jetë në burgun e Kosovës, dhe kjo mund të arrihet pas rënies së Vuçiqit nga qeveria serbe.

“Ai duhet të jetë në burg në Kosovë.

Serbia do ta ekstradojë.

Ka kryer terrorizëm në Kosovë dhe ka vrarë një polic të Kosovës.

Serbia do ta dorëzojë atë në Kosovë pas rënies së Vuçiqit 2024 pas SrboMaidan”, përfundoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat